“Mos i madhno herojtë”

Libra

“Mos i madhno herojtë”

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 23:36
Lao Tzu

Lao Tzu

Mos i madhno herojtë

Dhe njerzit nuk do t’përlahën

Mos rujë sene t’rralla

Dhe kërkush nuk vjedhë

Mos shfaq çka kanë qef gjinja

Dhe zemrat e tyne nuk do t’trazohën

Prandaj

Urtia sundon

Tuj i shprazë zemrat dhe tuj mushë barkat

Tuj i ligshtu ambiciet dhe tuj forcu eshnat

I udhëheq njerzit

Larg prej dijës dhe dëshirës;

I koqitë ata qi dinë tepër

Prej t’shkumit shumë larg:

Përdore moslëvizjen

Dhe rendi i natyrshëm nuk prishet.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat