Romani i parë që flet për shfrenimin. Kujdes është për persona mbi moshën 18 vjeçare!

Libra

Romani i parë që flet për shfrenimin. Kujdes është për persona mbi moshën 18 vjeçare!

Nga: Ilir Muharremi Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 18:49
Kopertina e librit

Ky është roman që ta liron mendjen, t’i heq komplekset, të bën të ndjehesh mirë, të afrohesh më shumë me personazhin dhe në brendësi bëhesh gradualisht ti vetë personazhi. “Psycho II” është romani i parë horror i Ilir Muharremit. Roman që flet për psikopatinë, erotikën, shfrenimin dhe dashurinë e tmerrshme ndaj një burri që vret në makinë gruan e tij, e pastaj kthehet në shtëpi mbush vaskën me ujë dhe me rroba zhytet dhe e zë gjumi. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

“Filloja edhe t’i nënçmoja njerëzit, më dukeshin të shëmtuar, të ndyrë, koprracë, por fillova të përshtatesha ngadalë me vetminë. Më dukej si diçka shumë e bukur, elegante. E di pse ndihesha i vetmuar? Kisha kaluar shumë kohë me të, pastaj nuk kishte vepra të mira ajo, zonjë. Doja të vetëzhdukesha, të bëja vetëvrasje, kërkoja gjithkund prostituta, t’i palloja mirë, ashpër, por prapë ndjehesha pak mirë sepse e shihja që prej krejt përbindëshave që më rrethonin, isha më i miri. Doja të vrisja gjithkënd që më dilte në rrugë, zonjë.

Tërbimi im ishte pa kufi. Piva shumë atë natë, nuk shkova në shtëpi, shkova në një liman. U ula afër ujit dhe ia plasa vajit. Uji që vinte në drejtim timin pandërprerë, më dukej shumë i ndyrë. Mendoja ta vrisja veten, zonjë. Bota pranë meje shembej, ndoshta pse isha i dashuruar në të. Prapë mendoja se edhe me vdekjen nuk do të lirohesha nga ky ankth. Të zgjohesha i shëruar. Kjo ma ndalonte vetëvrasjen, zonjë. M’i prishte planet e vetëvrasjes. E kur u ndodhka njeriu në kufi të vetëvrasjes ose i paraprin si unë, atëherë fillon të bëhet vendimtar sikur një i dëshpëruar që kapet pas çdo fije sepse është në rrezik që të bjerë në humnerë.”

Romanin mund ta gjeni në librarinë “Artini”, “Dukagjini”, “Toena” dhe në shumë librari të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat