‘Prej kohësh më kishte marrë malli që dikush të lëshonte ndonjë pikë lot për mua’

Libra

‘Prej kohësh më kishte marrë malli që dikush të lëshonte ndonjë pikë lot për mua’

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:35
Ismail Kadare

Fragment nga ‘Muzgu i perëndive të Stepës’ të Ismail Kadaresë

Bëra një përpjekje mbinjerëzore të mbaja veten, madje të qeshja në mënyrë tq bujshme, duke kërcitur gjuhën, gjë që e urrej te të tjerët, por s’munda kurrsesi. Jo vetëm duke kërcitur gjuhën, si horrat e rrugës ‘Gorki’, por as natyrshëm, si gjithë bota, nuk qeshja dot.

Përkundrazi, sa vente, po më dukej barbare e gjithë kjo. Me sa duket, pa e ditur as vetë se si, prej kohësh më kishte marrë malli që dikush të lëshonte ndonjë pikë lot për mua.

Kjo etje për pakëz lot paskësh qenë e fshehur. Ajo paskëshqenë më e tmerrshme se etja e beduinëve nëpër rrafshirën arabike. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat