"Një jetë e përgjuar Dosja e Sigurimit e mons. dr. Zef Oroshit" i përgatitur nga studiuesi Tomë Mrijaj

Libra

"Një jetë e përgjuar Dosja e Sigurimit e mons. dr. Zef Oroshit" i përgatitur nga studiuesi Tomë Mrijaj

Nga: Lekë Mrijaj Më: 6 maj 2021 Në ora: 20:38
Lekë Mrijaj

Libri, "Një jetë e përgjuar Dosja e Sigurimit e mons. dr. Zef Oroshit" është një libër i përgatitur mjaftë mirë dhe i sponsorizuar nga studiuesi e Sekretari i Lidhjes së III Shqiptare të Prizrenit, Tomë Mrijaj nga Nju Jorku, i cili ishte biograf e kumbarë i familjës.

Është një libër i cili subjekt kryesor ka Prelatin e Kishës Katolike Shqiptare e atdhetarin e shquar e të paharruar të Shqipërisë, mons. dr. Zef Oroshin, i cili libër ngerthen nē vete parathënien e studiuesit Mrijaj, si dhe shumë dokumente origjinale, të siguruara fatmirësisht nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë.

Unë përsonalisht nuk kam hyrë në studim të thellë rreth librit por me konkret e them, se kam bërë një prezentim duke shtjelluar disa tema interesante të shtjelluara nga studiuesi i librit.

Studiuesi e sponsorizuesi i librit, Tomë Mrijaj në parathënien e tij analitike thotë: Lexuesi i këtij libri duhet të jetë i kujdesshëm, dhe të jetë i përgatitur psikologjikisht dhe të mëson më shumë, se çfarë e pret nga leximi, duke qenë të vetëdijshëm, sikurse edhe unë për këto “perla” të Dosjes, që mora në dorë.

Pra njeriu në këtë libër shkencorë do të ballafaqohet kur takon apo ndeshët me deshmi argumentuese nga strukturat informative policore të fshehta apo forcat e Sigurimit të shtetit komunist dhe më saktë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Shqipëri, gjatë harkut kohor të vitëve 1944 - 1990. Përgatitësi e studiuesi i librit, në vazhdim të parathënies, veq tjerash, për herë të parë prezanton rreth 400 dokumente, të hartuar dita – ditës nga punonjësit special të Sigurimit të Shtetit, të cilët kanë hartuar një Dosje vezhgimi, arrestimi (nga Mehmet Shehu) me shpifje dhe trillime kundrejt, mons. dr. Zef Oroshit, njëkohësisht studiuesi Mrijaj, jep shumë faksimile me plotë fantazi ( të fabrikuara e proçesverbale, raporteve, akuzime shpifëse e pervese, dëshmi të rreme nga trathtarët dhe spiunët, përshkrimeve, thënieve të fabrikuara, dëshmitarëve shpifse sistematike të diktaturës komuniste dhe të hafijeve) të Sigurimit të Shtetit komunisto ateist si dhe ekspertiza, letërkembime ( p.sh. prof. Ernest Koliqin, prof. Karl Gurakuqin, prof. Rexhep Krasniqin, prof. Martin Camaj, atë Daniel Gjeçaj O.F.M… etj..) e informata rreth plagosjës së mons.dr. Zef Oroshit, si dhe emigrimit të tij në Kosovë (krahinë e Shqipërisë e okupuar nga Jugosllavia, shënimi im L.M.) e ish-Jugosllavisë së athershme, Itali e Amerikë (e themelon Këshillin e Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë qe mbart emrin “Zoja e Kshillit t’Mirë”, apo “Zoja e Shkodrës”, 361 West Hartsdale Avenue, Hartsdale, New York etj.), të cilat studiuesi, Tomë Mrijaj, i ka ofruar lexuesve e bashkolegëve të tij në librin: "Një jetë e përgjuar Dosja e Sigurimit e mons. dr. Zef Oroshit".

Kjo larmi trajtesash në këtë libër, vertetë e ka begatuar këtë libër, gjë qe unë përmes këtij shkrimi publicistik e them me plotë përgjegjësi se libri në fjalë thjeshtë mund të konsiderohen si tejët i suksesshëm në të gjitha aspektet teknike, letrare e shkencore. Lexuesi e studiuesi, në këtë libër ku janë përmbledhur e përmendur shumë deshmi të (nga klika komuniste enveriane...) ka rast të lexojë dhe të njihet së afermi për të gjitha ato ngjarje të fabrikuara dhe të tjera që kanë ndodhur (në Shqipëri, Jugosllavi, Itali e Amerikë) kun'drejt mons. dr. Zef Oroshit i cili Ishte ai, që shqipëroi librin Katër Ungjijt dhe Punët e Apostujve (Romë, 1960, 1979), në gjuhën gegnishte).

Studiuesit e sponsorizuesit të librit, Tomë Mrijajt, i deshiroj suksese në lëmin e studimit dhe hulumtimit shkencor." i përgatitur nga studiuesi Tomë Mrijaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat