Dramë ku lëvizin legjendat dhe shekujt

Libra

Dramë ku lëvizin legjendat dhe shekujt

Nga: Sabije Dervishi-Veseli, shkrimtare, ShBA Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:00
Angjelina Marku

Pasi e lexova romanin “Shtyje hënën’’ të Angjelina Markut shkruar me një stil unik, m`u duk si librat e Harry Potter.  

Ndjenja shpirtërore me imagjinatën bëhen bashkë dhe autorja shpërthen në një rrëfim duke krahasuar Shqiponjën me atdheun e pamposhtur nga pushtimet e huaja shekullore. Emrat e personazheve janë emra origjinalë të heronjve tanë ilirë. Beteja mes të mirës dhe të keqes duke luftuar për të ardhmen i bën personazhet të gjalla dhe njerëzore, siç janë, Serafini, Helena, Kostandini e të tjerë. Secili personazh përjeton ëndrrat e veta, ku së brendshmi buron drita e hënës. Në mendje të mbeten personazhet që shfaqen në këtë roman brenda një dramë ku lëvizin legjendat, shekujt, të fshehtat, sprovat, tradhtitë dhe dashuritë.  

Në roman flasin shqiponjat, gurët, djajtë, engjëjt, fëmijët, të rriturit, të mbijetuarit, me dyshimet dhe të vërtetat rreth tyre. Secili nga figurat mitike zbulon fuqinë e tij, misterin, dhunën, fatkeqësinë, mallkimin, humbjen apo fitoren për të prekur lirinë! Shpirtrat e heronjve së bashku me shqiponjat fluturojnë qiellit të kaltër duke u bërë të pavdekshëm në duel me përbindshat dhe hijenat.  

Romani shpesh kthehet në retrospektivë ku zhvillohen ngjarje në një univers po ashtu të pavdekshëm, sa imagjinar po aq edhe real. Pasqyrimi fantastik i vendlindjes frymëzohet nga mitet.  

Ky roman me një gjuhë të thjeshtë shkruar me mjeshtëri nga Angjelina Marku, na sjell përmasën e jetës ngadhënjyese të shqiptarëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat