Doli nga shtypi romani Plisi….

Libra

Doli nga shtypi romani Plisi….

Nga: Xhevahir Cirongu Më: 27 maj 2021 Në ora: 14:55
Romani Plisi

Duke lexuar romanin me titullin ‘’Plisi’’ të shkrimtarit kosovar Arben Kurteshi, desha  apo nuk desha, u rroka menjëherë në gjithë brendësinë e tij, sepse për gjatë rrugëtimit të lexueshmërisë, ai më  tërhoqi si me magnet, e më thoshte:’’ Më lexo deri në fund, nuk të lë në mesin e rrugës !’’

Dhe vërtetë ashtu ndodhi. Në tërësinë e këtij romani, zbulohet dalëngadalë si pala e flamurit tonë kombëtar, tregohen disa ngjarje kulmore nga ngjarjet historike të poullit tonë, i cili ka luftuar në shekuj kundër armiqve të shumtë, të egër, të pa besë, për të fituar lirinë e për të jetuar të lirë në vatrat  stërgjyshore. Romani në vetvete ka një përshkrim historik, nga ku ka marrë edhe temën e rrëfimit letrar, të saktë, të qartë, me frymëmarrjen  plot oksigjen, ku ngjarjet shtjellohen rrjedhshëm, aty spikatin karaktere të ndryshme të personazheve si pozitive ashtu edhe ato negative. Romani me titullin aq domethënës ‘’Plisi’’ ka një gjetje interesante me një shtrat historik kombëtar të popullit shqiptar, siç është simboli pra, qeleshja e bardhë si bora e maleve, ai me emrin ‘’PLISI’’ që mbajnë mbi kokë burrat e gratë shqiptare. Autori ka ditur ta përshkruajë bukur dhe me një stil të veçantë tërë brumin shkrimor letrar të këtij romani; ku lexuesi do njihet me shumë episode të cilat kanë të veçantën e vetë artistike e letrare. Në gjithë dinamikën e ngjarjeve në këtë roman, kanë si fokus luftën e vitit 1999, që u zhvillua në Kosovë për liri e pavarësi kundër  bishës pushtuese shekullore serbe. Lexuesi do zbulojë se, romani paraqet copëza historie të ndodhura vërtetë  në Kosovë, por shkrimtari i ri nga Gjilani, Arben Kurteshi, na e sjell të gdhendur historinë në formën letrare, dhe me bazë të atyre fakteve që ndodhën në ato vite në Kosovën tonë kreshnike. I gjithë romani ka nën ndarje prej tre pjesë kapituj. Në çdo kapitull të tij, stili letrar përshkruhet me një fill artistik gjerdani të artë, ku frazat e fjalët që përdor autori, kanë një lirikë të pëlqyeshme, lexohet rrjedhshëm si ujët e burimeve shqiptare, ose më qartë, si burimet e vendlindjes së autorit. Kronikat e ngjarjeve  zbërthehen me çiltërsinë e shpirtit, ku personazhet pozitive flasin me dashuri të madhe me njëri – tjetrin, kanë mall e dashur për veten e të tjerët, pavarësisht se nga cili vend e komb janë ata. Por, edhe ngjarjet negative të prura në roman, si dhe personazhet që zbërthehen e përshkruhen në atë mënyrë që të ngjallin neveri, e deri në urrejtje, sepse ata kanë sjellë ligësi me pa të drejtë në familjet e vatrat shqiptare. Shembuj pozitiv në këtë roman janë personat, familjet atdhetare e punëtore, por edhe shumë të dashur dhe të respektuar në shoqëri.

Me gjithë ato vështirësi si nga ana psikologjike, ekonomike, përndjekje, ishin të pathyeshëm e që rezistuan deri në fund regjimit gjakatar serbosllav.

Në roman del forca e arsyes së brendshme e legjitime të një logjike dashamirëse për gjithë kombet, që jeta e tyre të jetë e lirë, pa shtypje e diskriminim midis tyre. Pra, të bëjnë jetën në paqe, dhe shembujt admirues dhe spikat vlerat atdhetare e liridashëse që kanë të rinjtë shqiptarë ndaj atdheut. Kjo tregon se figura letrare që ngre autori me anën e personazhit kryesor të romanit me emrin e Ilirit, e bën më interesante brumin artistik e letrar që pështjellon në të tre kapitujt. Pra, në mënyrën artistike shkrimtari Arben Kurteshi ja ka arritur qëllimit të tij në këtë vepër letrare; dhe lë një gur themeli në vetë historinë e shtetit më të ri siç është Kosova, duke ngritur lartë vlerat  historike në këtë vepër letrare. Në gjithë hapësirën e romanit, ngjarjet e personazheve janë në lëvizje e sipër, ata ngjiten e ulen si meteorët në qiellin e historisë e të lirisë, duke filluar nga viset shqiptare e deri në diasporë.

Duhet theksuar, se me këtë vepër letrare, autori Arben Kurteshi, edhe duke qenë një njohës i mirë i gjerdanit historik të kohës, ai ka bërë ta skalisi me mjeshtëri e artistikisht veprën letrare të këtij romani, i cili është i pari roman që shkruan ky autor, që tashmë lexuesi do ta ketë në bibliotekën e tij. Por, romani ‘’Plisi’’ do zërë një vend të duhur në rrafshin artistik e letrar në letërsinë shqipe. Ne po sjellim sa për ilustrim këtë frazë për lexuesin të shkëputur nga kapitulli parë i këtij romani.  

Avokati  i shqetësuar  telefonon Ilirin.

-Të lutem eja urgjent në zyrën time. Iliri menjëherë shkon tek avokati dhe kur e shikon  që ai e fton të ulet dhe s'po dinte si ti thoshte, Iliri ngre zërin fol he burrë, çfarë ka ndodhur?! Avokati me gjysme zëri, o sa keq me vjen...

Duke qenë edhe redaktor i librit me përmbledhje në poezi, tregime e fraza filozofike, aty pash se, autori Arben Kurteshi kishte të ardhme edhe në fushën e tregimit të gjatë, dhe bëra sugjerimet e duhura, që shkrimtari i ri Gjilanas, ka një perspektivë e porta letrare krijuese premtuese. Dhe, vërtetë nuk paskam gabuar, Arben Kurteshi iu ngjit majës së malit të krijimtarisë nga tregimi i shkurtër, për te tregimi i gjatë, siç është romani. Me punë e vullnet sigurisht arrin aty ku do, sepse optimizmi e këmbëngulja, çajnë shtigjet e vështira, dhe fundi djellëron. Kështu ndodhi edhe me shkrimtarin Arben Kurteshi. Dhe ja, na vjen me librin më të ri, romanin “PLISI” si një buqetë ku çelin lulet e shpirtit të shumëvuajtur si lulet e majit të LIRISË !

Në kapitullin e radhës, ngjarjet në roman kanë si bosht të tyre qëndrimin e personazhit kryesor të këtij libri Ilirin.

Në shtratin e vet romani sjell plot sekuenca ngjarjesh edhe  episode të ndryshme nga njerëz të ndryshëm, që kanë dhimbjen e tyre, por edhe dashurinë ndaj atdheut e kombeve të tjerë.Lexuesi, sigurisht do ta ndjejë veten si një pjesëmarrës në këto ngjarje të rrëfimit letrar që përshkruan autori Arben Kurteshi. Dhe kjo, të bën të mendohesh thellë në kohë të shkuara e të tashme, sepse çdo detaje e rrëfimit të të treguarit mbi rezistencën që kanë bërë shqiptaren në shekuj ndaj pushtuesve, e në veçanti shtypja shekullore të kosovarëve nga serbosllavët në fundshekullin e XX , duhet të reflektojmë të gjithë, që kombi ynë të bashkohet rreth trungut të vet, në një flamur, në gjuhë për të jetuar i lirë në tokën e vetë  stërgjyshore. Ky lajmotiv na përcillet në formën letrare nga autori, nëpërmjet figurave e personazheve simbolike aq të dashura, dhe të shkrira në një trup të vetëm: Te LIRIA e Kombit tonë ! 

Dhe siç tregon autori te romani PLISI, se gjëja më e çmuar e kësaj bote qenka LIRIA e vërtetë në tokën ku  lind e flitet gjuha e nënës. Pa këto, nuk mundet të jesh i lirë, sepse ato janë thesaret e vërteta të shpirtit tonë, e kthehen në materie  JETE tek ne si njerëz !     

‘’U deshën  dy ditë për tu ndodhur në Shkup. U ndanë me shoferin dhe menjëherë u ndodhën në autobusi e linjës Shkup - Prishtinë...

-Djema, shokë e miq të mirë, edhe ju jeni në historinë e jetës time...! Në historinë Kosovare edhe pse nuk luftuat, keni ndihmuar në mënyra të ndryshne, secili ashtu si pati mundësi ekonomikisht... Luftë pa armë me ndihmë e kurojo, që UÇK të mos ti mungofshin armë, ushqim, rroba...

Ne jemi munduar të sjellim disa nga këto episode këtu tek kjo analizë, sepse ato janë të shumta, të cilat janë pështjelluar artistikisht nga autori Arben Kurteshi. Këto pak sekuenca ndihmojnë lexuesin, për një referim sa më të shkurtër në njohjen e brendësisë së romanit, dhe ja kemi lënë lexuesit që do romanin për të vazhduar vetë të zbulojë tërësinë e ngjarjeve, sepse ato aq sa kanë trishtimin e tyre, po aq kanë edhe madhështinë e dashurinë e dëlirë në thelbin e kullës së shpirtit njerëzor. Ne po sjellim edhe një paragraf të mbylljes së romanit, ku spikat fuqishëm ajo ndjenjë e lartë që arrin deri në kupën e qiellit e takon yjet plotë dritë jete për të gjithë ne e brezat që do vijnë pas nesh! Më konkretisht:

U përqafuan dhe zunë vend pranë tavolinës, muzgu i mbrëmjes sapo kishte rënë, por mungonte një person...

Na mbetet për ti thënë autorit të këtij romani me plot vlera letrare, suksese në rrugëtimin tënd krijues, sepse arti e letërsia është pasaporta e një kombi.

Në librarin: Dugagjini, Artini,  Reletra, tjera librari ambulatore, mund ti gjeni librat „Plisi“ dhe „Tingujt e zemrës“ prej të hënës 31. Maj 2021.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat