Një vepër  me vlera të larta letrare e historike

Libra

Një vepër  me vlera të larta letrare e historike

Nga: Sadri Rexhepi Më: 28 maj 2021 Në ora: 09:24
Sadri Rexhepi

Vepra në fjalë e Mazllum Baraliut me titullin e lartëshenuar „Tribunë dhe Korifenjë ”, është një vepër e rrallë e një studiuesi me një formim të fortë shkencor të jurispodencës sonë kombëtare. Vepren e Prof. Baraliut ,,Tribunë dhe Korifenj’’ gjatë leximit erdha në përfundim se vepra në fjalë është dashur të quhet “Trinomi i tre gjenive” në kujtesën historike i vetëdijshëm se ky do të ishte titull më adekuat i ngritur mjeshtërisht mbi veprimtaritë e gjithanshme intelektuale, shkencore, kombëtare, fetare në dobi të ardhmerisë shqiptare…Tema për tre gjenitë e sipërcekur nuk është tabu temë, sepse për këta tre gjeni kanë shkruar  më heret edhe të tjerët të cilët i ka cituar si referenca edhe Prof.Baraliu, mirëpo ai ka dhënë edhe mendimin e tij original me shprehje të pasura lidhur me vlerësimin e opusit letrar dhe veprimtarisë së tyre kombëtare të cilët me guxim intelektual u vunë në shërbim të mbrojtjës dhe të ruajtjes së dinjitetit kombëtar shqiptar dhe për çlirim nga robëria serbo-malazezo-maqedono-greke gjenocidale ndaj qenies shqiptare në përgjithësi. Historia e kësaj vepre që u kushtohet këtyre tre gjenive lidhet me fatin tonë të pafatshëm në histori, lidhur me padrejtësitë që na janë bërë gjatë historisë në dëm të tokave shqiptare etnike të aneksuara Serbisë-Jugosllavisë e Greqisë më 1878, 1913, 1918, 1945, 1989 dhe mënxyrat e veprimit kanibalist serbosllav ndaj shqiptarëve autoktonë e liridashës. Coptimi i Shqipërisë Etnike është bërë me traktate diplomatike e ushtarake evropiano-ruse për interesa të Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe të Bullgarisë, sot Maqedonisë.

Prof. Dr. Mazllum Baraliu  është një nga njohësit më të mirë të çështjeve juridike në Kosovë. Ai deri më tani ka botuar shumë zëra publicistik dhe disa vepra me përmbajtje shkencore në disa vëllime. Ai njihet edhe si njëri ndër reaguesit më të mëdhenj, qoftë përmes shtypit, qoftë nëpër debate të ndryshme lidhur me ndriçimin e çështjeve  juridike lidhur me zbatimin e kushtetutëshmërisë në Kosovë.

Njëri prej studimeve më afirmative të Prof. Dr. Mazllum Baraliut “ Tribunë dhe korifenjë” (Fan Noli , Gjergj Fishta dhe Ukshin Hoti)”, është vepra në fjalë  e cila kohë më parë doli nga shtypi.

Ky autor tash e 52 vjet më parë vazhdon të kontribuojë  në  fushën e dijes letrare, jurispudencës dhe  është angazhuar për zbërthimin e shumë çështjeve të Kushtetutës së Kosovës…

Vepra studimore  ka 240 faqe dhe strukturohet në tre pjesë si dhe fotografi, parathënia dhe biografia e autorit. Që në fillim duke lexuar biografinë e Nolit ktheva memorien prapa m’u kujtuan kujtimet që kishte Prof.Dr.Masar Kodra pas takimeve që kishte pasur me Nolin në SHBA, si dhe dokumentacionin që kishte marrë nga Noli, korrspodencat që ka mbajtur me Nolin që të gjitha përbëjnë një kronologji evenimentesh historike nga vendlindja e tij e deri në vdekjen e Nolit në vitin 1965. Sipas të dhënave që ofron autori në librin e tij shihet qartë se Nolin e karakterizonin kujtimet e paharruara që kishte lexuar për Shqipërinë, forca e brendshme shpirtërore, vrulli patriotik, shqiptarizmi dhe stili individual në të gjitha shkrimet e tij.

Autori i kësaj vepre nuk është as gjuhëtar e as linguist, por është një krijues letrar dhe një sdudiues i mirëfilltë i jurispudencës së Kosovës. Mirëpo, gjatë leximit të literaturës së shkruar gjer më tani ka vërejtur shumë mangësi lidhur me vlerësimin autentik të Nolit, Fishtes dhe Hotit. Zatën, kjo ishte arsyeja që qasja e Baraliut është krejt e re dhe shumë dimenzionale. Së këndejmi, Noli sipas autorit studiohet në mënyra të ndryshme si orator, aktiviteti dhe veprimtaria në fushën e religjionit, kontributi i tij në pavarësimin dhe forcimin e kishës shqiptare ortodokse, Noli si dramaturg, Noli si poet gjenial dhe i përkor, Noli si shkenëctar dhe muzikant, Noli përkthyes, shqipërues autentik dhe i shkëlqyeshëm, Noli publicist i devotshëm, Noli poliglot dhe polemist, vlerësimet e autorëve të ndryshëm ithtarë apo kundërshtarë të Nolit, etj. Noli është lindur më 6.01.1882 në Ibrik Tepe në afërsi të Edrenesë, kurse për herë të parë në Shqipëri erdhi në vitin 1913. Noli veç tjerash kishte vërejtur se pengesat kryesore për formimin e një sistemi të qëndrueshëm të shtetit shqiptar ishin pesë anarki; si fetare, shoqërore, morale, politike dhe ideale.

Dhe sipas autorit, Fan S. Noli, një nga personalitetet më të shquara të kombit shqiptar, kujtohet si një figurë e madhe dhe e shumanshme e letërsisë, kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri të vërtetë shteti.

Ndërkaq, për figurën emblematike të Gjergj Fishtës studiuesi Baraliu pasi përmend shumë studiues që para tij janë marrë me studimin e veprimtarisë së Fishtës, ai jep edhe mendimin e vet, duke lartësuar figurën e tij shumë lart të kulturës shqiptare. Mes tjerash ai thotë edhe këtë; “Gjergj Fishta së bashku me De Radën, Naimin, Konicën dhe Nolin, ndër të tjerë për mendimin  tim, përbëjnë piedestalin magjik të dijes, vetëdijes, iluminizmit dhe rimëkëmbjes e të konsolidimit kombëtar e shtetëror te ne.

Krahas të sipërpermendurëve , Fishta ishte vijues i denjë i traditës së Bardhit, Buzukut, Bogdanit, Budit dhe prijëtarëve të tjerë  të letërsisë dhe kulturës së lashtë iliro-shqiptare. “Studiuesi Baraliu sjell disa vargje të poezive të Fishtës dhe mendimet dhe vlerësimet e shumë mendimtarëve të  huaj dhe shqiptarë lidhur me figurën madhore të Fishtës. Që të gjithë e vlerësojnë lart figurën e tij. Autori pastaj jep edhe mendimin e tij personal i cili e vlerëson lart kontributin e tij si vulë e personaliteteve të shquara të kohës.

Ndër ato personalitete që përmend Baraliu janë edhe At Fulvio Cordignano, Gaetano Pettrota, Gabriele d’Anunzio, Eriin Stranik, Robinranat Tagora, Maximilian Lambertz, Karl Gurakuqi, Anton Baldeci, Nush  Topalli, Lefter Dilo, Norbert Jokli, At Marle Harapi, Mitrush Kuteli, Eqrem Qabej, Faik Konica, Mark Ndoja, Namik Resuli, Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci, Aleksandër Xhuvani, Abaz Ermenji, etj, etj.

Së këndejmi, mund të përmenden disa vlerësime të disa dijetarëve për veprimtarinë e Fishtës. Hafëz Ali Korça nga kujtimet e tij që kishte pasur me Fishtën na jep këtë përshtypje; “E kam dashur dhe respektuar pa kufi për vlerat e tij të pashterrshme, si dhe për atdhtarizmin e tij, me këmbënguljen e tij gjuha jonë e lashtë gjeti sintetizim të shkruar… nuk kam si ta harroj, me sa dashuri më përqafoi dhe më përgëzoi, kur qem takuar në demonstratën e madhe të Korçës më 1910, kundër alfabetit të shqipes me shkronja arabe. Edhe sikur aktiviteti i tij patriotik i Atë GJERGJIT të ndaluar në nëntorin e vitit 1908-tës, aq sa kishte bërë ai për kombin e tij deri atëherë, mjaft do të ishte që emri i tij të shkruhej me germa të arta.(…). Disa  e quanin Homeri shqiptar dhe e krahasojnë me Tirteun e antikës, me Geton dhe Dante Aligierin, etj., kurse Akademik Rexhep Qosja, “Lahutën e Malsisë” e konsideronte ,,Enciklopedi të Kombit’’, ndërsa historiani i njohur Zekiria Cana pohonte për të gjallë të tij se Shqiptarët në Jugosllavi, duke e mësuar përmendsh “Lahutën e Malsisë” përvetsuan arsimin kombëtar, kur ky mungonte’’.

Ndërkaq, kur flet për biografinë, personalitetin dhe vizionaritetin e Ukshin Hotit, ai veç tjersh analizon veprën e tij “Filozofia politike dhe çështja shqiptare” duke krahasuar mendimet e Hotit me vizionet e mendimtarëve botëror ai jep edhe mendimin personal me fuqinë e një intelektuali të mirëfilltë. Autori veç tjerash thotë edhe këtë; Mendimi politik i Ukshin Hotit, është mendim shkencor specifik, avangardist, gjithëpërfshirës dhe i jashtëzakonshëm, që i bën nder dhe i shton vlerë, shkencës dhe publicistikës sonë bashkëkohore. Veprimtaria e Hotit për qasjet dhe trajtimet e tij teoriko-doktrinare, karakterizohen me një shkallë të lartë të objektivitetit dhe akribisë shkencore; me thellësi, humanizëm, elokuencë dhe shumëdimenzionalitet mendimi; me drejtshmëri, aparencë dhe autencitet të të shprehurit, të gjykuarit dhe të vepruarit…Ukshin Hoti ishte tribun i mirëfilltë popullor, pedagog predikues dhe udhërrëfyes autentik e guximplotë i së vertetës për kauzën; shkencëtar i  formuar e veprimtar i devotshëm i pavarësisë së Kosovës dhe i çështjes kombëtare në përgjithësi.

Rreth figurës emblematike të Ukshin Hotit dhanë përshypjet e tyre edhe Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Rexhep Qosja, Fatos Arapi, Lumturije Blakaj, Mahmut Bakalli, Ramush Tahiri, Haki Torte, Berat Luzha, Bislim Elshani, Fehmi Dalipi, Bedri Halimi, Xhevat Ademi, Afrim Morina, Esat Stavileci, Nexhmi Rexha, Moikom Zeço, Agim Vinca, Sadri Rexhepi, Ismet Begolli, Nezir Selmani, Jakup Krasniqi, Ibrahim Gashi, Rexhep Hoti, Nazmi Misini, etj.

’’Kam frikë se pikërisht ky nivel i lartë ka qenë edhe burim i fatkeqësisë që e ka ndjekur hap pas hapi këtë martir…(hero S.R.) është e papranueshme që një personalitet i një populli, pavarësisht se ç’partie i përket ose nuk i përket, të mbahet në zinxhir. Është fyerje për krejt atë popull. Më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi. Për fat të keq princat goditen  shpesh në mënyrë të vdekshme”, thotë Ismail Kadare.

Ndërsa, Adem Demaçi, shprehet kështu…Z. Hoti është një avokat i përkushtuar i demokracisë, i të drejtave të njeriut dhe i paqes. Ai e shfrytëzon arsyen dhe njohjen e tij brilante për të shpjeguar kuptimin e vërtetë të paqes dhe zbulimin e rrënjve të saj në drejtësi…”

Gjithashtu, Dritëro Agolli shprehet se …’’Ukshin Hoti nuk është vetëm një filozof, politikan i kabineteve, i zyrave, i arkivave, por ai është një njeri i aksionit, një njeri i luftës për ideal të madh…Dhe fakti që gjindet në burg dhe ka kohë që vuan burgimin e nuk del nga burgu, tregon se sa njeri i lavdishëm është ai. Por ne shqiptarët fatkeqësisht, njerëzit e shquar i kemi pak mëri, nuk i kemi aq shumë në përkrahje, ndonjëherë duam edhe t’i spostojmë nga politika ose nga aktiviteti, siç është puna me Ukshin Hotin…” ’’Ukshin Hoti është jo thjesht  një patriot librash, por një patriot i madh, që i vë supet Shqipërisë. Unë vë re  një gjë, që për daljen e Ukshin Hotit nga burgu nuk është bërë në Shqipëri, as në Shqipërinë kendej Drinit, ku jemi ne dhe as në Shqipërinë përtej Drinit ku janë vëllëzërit tanë”.

Së këndejmi edhe Rexhep Qosja thotë se “Ukshin Hoti sot është simbol i vetëdijes historike, i ndërgjegjes dhe i qëndresës së pamposhtur  shqiptare. Nuk është e çuditshme pse ky është emri më i kuptimshëm, më domedhenës, më frymëzues në jeten tonë politike sot. Dhe kjo tregon se populli ynë e çmon ashtu siç duhet, njeriun e gatshëm për sakrifica. Dua të besoj se Ukshin Hoti, do të dijë ta mbajë si duhet domethënien gjithëkombëtare që rrezaton sot emri i tij’’

Kurse Mazllum Baraliu thotë:’’Mendimi politik i Ukshin Hotit, është mendim shkencor, specific, avangardist, gjithëpërfshires dhe i jashtëzakonshëm, që i bënë nderë e i shton vlerë shkencës dhe publicistikës sonë bashkëkohore. Veprimtaria e Hotit, për qasjet dhe trajtimet e tij teoriko-doktrinare, karakterizohen me një shkallë të lartë të objektivitetit dhe akribisë shkencore; me thellësi, humanizëm, elokuencë, dhe shumëdiminizionalisht mendimi; me drejtëshmri, aparencë dhe autencitet të të shpehurit, të gjykuarit dhe të vepruarit…Ukshin Hoti ishte tribun i mirëfillt popullor, pedagog- predikues dhe udhërrefyes autentike guximëplotë i së vërtetës për kauzën; shkencëtar i formuar e veprimtar i devotshëm i Pavarësisë së Kosovës dhe i çështjes kombëtare në përgjithësi’’.

Ndërsa, autori i këtij shkrimi, shprehet veç tjerash: Vendosmëria e çelnikosi Ukshin Hotin për të qenë i papushtueshëm, inspirim për patriotët e gatshëm që sakrifikojnë për lirinë e kombit. Për vendosmërinë e Ukshin Hotit për t’a kurorëzuar jetën e vet me jetën e lirisë së kombit, flet qartë betimi i Ukshin Hotit i saktësuar në veprën e tij vuliminoze dhe mjaft  interesante “Filozofia Politike dhe Çështjes shqiptare”.

Për hir të së vërtetës shkencore më duhet të konstatoj se autori librin e ka botuar  para disa vitesh, me një frymë krijuese e me një guxim intelektual konstant në shërbim të lirisë së kombit, për t’ia dhënë edhe frymën e kërkesave të atëhershme të Kosovës dhe të kombit në përgjithësi, në një kohë, kur pjesa dërmuese e shqiptarëve po ndjeheshin të tradhtuar nga “liderët” partiak  e  “shtetëror” dhe nga bashkësia ndërkombëtare e përçarë, të cilët në disa raste mbyllnin sytë për të plotësuar apetitet pushtuese të gjakatarëve serbë që paten kryer gjenocid në Bosnjë dhe në Kosovë.

Prandaj, publikimi i kësaj vepre është shumë i rëndësishëm për mendimin historiografik, letrar dhe publicistik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat