Shkrimtari Ndrek Gjini përkthen poezitë e presidentit të Irlandës në shqip

Libra

Shkrimtari Ndrek Gjini përkthen poezitë e presidentit të Irlandës në shqip

Nga: Matt Mooney Më: 15 qershor 2021 Në ora: 21:29
Ballina e librit

'Stinë e Thatë’, një përmbledhje me poezi nga Presidenti Irlandez, Michael D. Higgins, është përkthyer nga Ndrek Gjin në shqip. Tani ky libër është në dispozicion në të gjitha libraritë e Shqipërisë, falë nismës së tij të fundit.

Michael D. Higgins, i cili është në mandatin e tij të dytë si President i Irlandës, është një nga udhëheqësit dhe personalitetet irlandezë më të njohur dhe me më ndikim i të gjithë kohërave, si në kulturën ashtu edhe në jetën politike të kombit Irlandez. Ai është një politikan i mjaft i sukseshëm në skenën kombëtare dhe botërore por është gjithashtu edhe shkrimtar dhe poet, sociolog dhe gazetar i talentuar. Ai ka botuar pesë libra me poezi si dhe shumë libra për çështje politike dhe shoqërore.

Në një letër drejtuar Ndrek Gjinit pas botimit të përkthimit të librit të tij në Shqipëri, Presidenti Higgins tha se libri “dukej absolutisht mahnitës” dhe “ai ishte i lumtur që poezitë e tij u bënë të disponueshme për një audiencë të re”. Ai në këtë letër dërguar Gjinit shprehet se ju uron botuesve të Klubi i Poezisë çdo sukses.

Me profesion mësues dhe gazetar, Ndrek Gjini është një autor i njohur shqiptar me shumë botime të spikatura në gazetari dhe letërsi. Ai ka ndarë studimet dhe krijimtarinë e tij midis Shqipërisë dhe Irlandës. Ndreka u vendos në Irlandë në 2002 pas shumë viteve që jetoi nën regjimin komunist Shqipëri. Si redaktor menaxhues i revistës letrare ‘The Galway Review’ dhe Antologjisë vjetore të kësaj reviste, ai ka qënë i suksesshëm, duke e shndërtuar këtë revistë në një platformë nacionale të shprehjes për poetë dhe shkrimtarë. Webfaqja The Galway Review tërheq qindra e mijëra vizitor çdo ditë. Deri në vitin 2010 ai ishte diplomuar në Gazetari të Shkruar dhe Bachelor në Studime të Trashëgimisë, në 2011 ai mori një MA në Shkrim nga Universiteti Kombëtar i Irlandës në Galway. Në vitin 2017, në vendlindjen e tij Shqipëri, ai u zgjodh midis pesëdhjetë personaliteteve të përfshira në një libër ‘Albanian Excellence 50x50 Symbol of a Generation’.

Ndrek Gjini boton rregullisht në mediat shqiptare dhe irlandeze. Në punën e tij si përkthyes, ai ka bërë përkthime të vlefshme të poetëve. Disa herë ai futet në arkiva për të shkruar studime mbi personalitete të panjohura ose të harruara dhe ka shkruar ese për historinë dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Shkrimet e tij mbi zigzagët e demokracisë shqiptare janë një kontribut i çmuar në lëmin e historinë dhe publicistikës.

Disa nga botimet e tij janë 'Prijësit e Rebelimit' (Publicistikë) 2001, 'Rivrasja e Azem Hajdarit' (Publicistikë) 2002, 'Vdekja e natës' (Poezi të zgjedhura) 2011, 'Shtëpia e Mallkuar '(Drama me dy akte) 2011, Historia Reale e Shqipërisë, (Publicistikë) 2012, si dhe 'The Invention of Shoes’ (Selected Poems) botuar nga Galway Academic Press, 2019.

*Zëvendës Kryeredaktor i Revistës ‘The Galway Review’ GALWAY, IRELAND

Titulli: Stinë e thatë

Autori: Michael D. Higgins

Përktheu: Ndrek Gjini

Sponsor: Flamur Hoxha

Botuese: Ratibe Shahu

Redaktor: Rexhep Shahu

Fotoja në kopertinë nga David Conachy:

President Higgins në studio

Arti grafik: Blendi Shahu

Shtëpia Botuese e promovuese: Klubi i Poezisë

Klubi i Poezisë, Tiranë

ISBN 978-9928-337-09-2

Tiranë, 2021

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat