Libër i rëndësishëm dhe me vlera të shumëfishta për botën tonë studimore

Libra

Libër i rëndësishëm dhe me vlera të shumëfishta për botën tonë studimore

Nga: Mikel Gojani Më: 21 qershor 2021 Në ora: 09:05
Kopertina e librit

Në letërsinë shqipe, emri i shkrimtarit Prend Buzhala, bën pjesë në radhën e atyre emrave të shquar të botës sonë letrare, duke u shquar si kritik letrar, prozator, poet, eseist etj:, me veprat e tij duke pasuruar fondin e letërsisë sonë në shumë zhanre të letërsisë.

Libri “Në aktin e leximit”, (Nga libri i sotëm shqip), Vëllimi XVI, Ky libër përveç është i ngërthyer me prezantime dhe vlera të shumë autorëve të letërsisë sonë, të cilët japin me veprat e tyre, e që Buzhala i ka konceptuar brenda kopertinave të këtij libri; janë këto vepra letrare, ku kritiku Buzhala i vlerëson me kompetencë të madhe: Autori Buzhala flet për këta autorë dhe këto vlera të këtyre veprave letrare që i ka marrë për shqyrtim letrar.

“Në qytetërimin më të lartë, libri është kënaqësia më e lartë”. (Ralph W. Emerson).

Në prolog të librit autori Buzhala ka vënë një mesazh aq edhe të rëndësishëm, të studiuesit të mirënjohur, Alvin Kervan, ku ndër të tjera shprehet:

“Të gjithë përfaqësojmë njerëzit e Gutenbergut që e duan dhe e vlerësojnë librin. Zëvendësimi i librit me ekranin televiziv e me atë të kompjuterit, na duket si triumf i barbarizmit. Megjithatë, mediumi elektronik në civilizimin e librit. Ato (ekranet elektronik) do ta ndryshojnë radikalisht mënyrën e të menduarit dhe të veprimi të njerëzve, ndërkohë që mënyra të reja të komunikimit, në rrjedhën e kohës, do të ofrojnë mundësi adekuate për organizim dhe për ta kuptuar botën në të cilën jetojmë”, thoshte Alvin Kerman (The Death of Literature), 1992. Ose mjaft me interes është edhe thënia pasuese: “Vetëm lexuesit e mirë shkruajnë libra të mirë. Në qytetërimin më të lartë, libri është kënaqësia më e lartë”. Ralph W. Emerson.

Pra, ky libër i Prend Buzhalës, karakterizohet nga një fushë e gjerë studimesh, recensionesh dhe vështrimesh letrare, ku vërehet sensi i autorit për të përçuar vlerat e temave dhe motiveve që ngërthehen në veprat të cilat ai i ka marrë për shqyrtim, vlera dhe vlerësime autori i përcjell tek lexuesi, përmes një gjuhe të kultivuar dhe komunikimi të çiltër me lexuesin. Akti i leximit dhe sfera e interpretimeve të Buzhalës, aq sa është e larmishme, aq është edhe përmbajtjesore, derisa autori prek të gjitha dimensionet e realitetit jetësor, që ndërlidhen me qenien dhe qenësinë shqiptare, dimensione të caktuara dhe shumë të larmishme, diskursin letrar e artistik, gjithnjë me një qëllim të ndihmojë në ofrimin mes autorëve dhe veprave të caktuara me lexuesin. Autori shkruan recensione, lexon vepra, komenton dhe debaton me një synim sintetizues e krahasues për t’i ofruar lexuesit një prezantim sa më kuptimor dhe sa më qartësues dhe vlerësues. Me leximin e këtyre studimeve dhe vështrimeve letrare lexuesi do të jetë sa më i afërt me librin dhe botën kuptimore që ngërthen ai libër që ai merr për shqyrtim dhe vlerësim.

Libri i Buzhalës është i ndarë në tri pjesë që ërbëjnë një tërësi unike përmbajtjesore: Pjesa e parë, Njësitë tekstuale të biografemave, (Nga tradita: Shën Jeronimi dhe Gjergj Fishta); Pjesa e dytë, Kahe të shqiptimit artistik (Nga libri i sotëm shqip: poezia dhe roman) dhe Pjesa e tretë, Nga shkrimi i deri te qëndrimi kritik (Libri dokumentar perceptues dhe publicistik).

Në pjesën e parë janë të përfshirë dy studime me vlera të rëndësishme, njëra ka të bëjë me profilin e figurës kolosale të historisë së kishës, polemistit dhe satiristit të shquar të kohës së vjetër, Shën Jeronimin, në 1600-vjetorin e vdekjes së tij dhe studimi tjetër ka të bëjë rreth vlerave të librit me titull. Libri i Fishtës, të studiuesit të mirënjohur lezhjan, Ernest Marku.

Në të vërtetë çfarë përmban Libri i Fishtës i autorit Ernest Marku?

Duke folur rreth figurës së Shën Jeronimit; studiuesi Buzhala thekson se Shën Jeronimi kishte temperament polemik. “Në mamin e polemikës do të mbajë qëndrim satirik. Ai shfaqet njëri ndër polemistët dhe satiristët më të shquar të botë perëndimore. Polemika dhe satira përbëjnë vetëm një kapitull nga veprimtari e ndërliqshme e Shën Jeronimit, shprehet ndër të tjera studiuesi Buzhala.

Ndërkaq, duke folur rreth librit të studiuesit Ernest Marku me titull: Libri i Fishtës, studiuesi Buzhala, bën përpjekje të nxjerr në dritë se cili është profili i Fishtës në këtë libër, në të vërtetë çfarë përmban Libri i Fishtës i autorit Marku?

Sipas studiuesit Buzhala ky libër i studiuesit Marku vjen siboografi e shkrimtarit dhe biografi e librit fishtian, është një kronikë shtjelluese i ngjarjeve të kohës dhe ndërtim i kontekstit të zhvillimeve historike, shoqërore, kulturore, letrar, gjuhësore, por edhe proklitike, kund e kund edhe letërsi folklorike, anekdotike. “Një leksion brenda vëllimit, që përmbajnë veprat e Fishtës dhe shkrimin e tij imagjinativ poezi, dramë) e shkrimin e tij diskursiv ( shtjellime, publicistikë, eseistikë, studime, kronika etj., etj., të përcjella me nga një shënim komentues të autorit. Do të thoshim, është edhe historia e receptivit ( e leximit nëpër kohë) e veprës së fishtës për të gjallë të tij dhe pas vdekjes së tij. Pas verës së Daniel Gjeçajt “Gjergj Fishta:Jtea dhe vepra”, ë vëllim vjen më i ploti në këtë drejtim”, shprehet studiuesi Buzhala.

Në vijim Buzhala flet edhe për njësitë tekstuale të biografelave; Nga repetimet e Fishtës deri te shkrimi gjenealogjik; Konteksti historiko-letrar, kulturor dhe shoqëror; Struktura e librit; Fishta i kohës sonë etj.

Dhe krejt në përfundim profesor Buzhala pohon se libri i mirë hap shumë dyer, dhuron dritë kur ndriçon fakte, rrjedha kohe, jete e vepre. “Ku libër i Ernestit na bë të dukemi mirë dhe të ndjehemi mirë. Dhe të bërit libër është ai ideal i hershem autorial, qysh nga Buzuku e këndej. Ta themi Librin Tonë. Në këtë rast: Ta kemi Fishtën Tonë”, pohon studiuesi Buzhala.

Marrja për shqyrtim letrar disa vepra nga zhanri i poezisë dhe të prozës të disa autorëve tanë

Në pjesën e dytë të këtij libri, Kahe të shqiptimit artistik ( Na libri i sotëm shqip. Poezia dhe romani), studiuesi Buzhala merr për shqyrtim letrar disa vepra nga zhanri i poezisë dhe të prozës të disa autorëve. Fillon me romanin me titull, “Ai vjen me shirat të pranvers të krijuesit Mikel Gojani. Është një roman që për tematikë ka lëvizjen studentore të Pranverës së vitit ‘81, ku student e Universitetit të Prishtinës me demonstratat e tyre që ishin të përgjakshme tranden themelet e ish- shtetit jugosllav.

Në këtë recension të Buzhalës janë të përfshira dy lexime që i janë bërë këtij romani:leximi i pari i bërë në nëntor të vitit 1996 dhe leximi i dyti i bërë këtë vit (2021).

Ndërkaq, duke vlerësuar vëllimin poetik, “Dalja prej anatemës”, Buzhala pohon përzgjedhja është një akt krijues , në akt libërbërë. Është një tradita e nisur që nga psalmet biblike, të cilat sot konsiderohen një antologji e himneve hebraike. Kësisoj, përzgjedhjet e tilla të poezisë paraqesin edhe shijen individuale, por edhe shijet e kësaj kohe. Paraqesin, më në fund, vetëdijen artistike, me cilësinë e shijeve të ngritura, vlerësimeve, kritereve të forta, marrëdhënieve, perceptimeve, përvojave, etj., që janë të ndryshme nga realiteti i drejtpërdrejtë, ashtu sikur kjo vetëdije kërkon edhe qëndrimet personale përkatëse dhe akseptimet teorike. Është edhe prirja e gjakimi për ta gjetur të bukurën për t’i nxjerr në pah përbërësit artistikë. Se në ato vargje gjejmë një botë poetike ndryshe, një hap i ri bashkëkrijues, pasi ky autor ka përfaqësime poetike me nga një vëllim poezish edhe ne rumanisht, suedisht, e anglisht” shprehet autori. Studiuesi Buzhala vlerëson edhe vargjet e poezive përkushtimore, që autori u dedikon poetëve të shquar, si Ali Podrimjes, Qerim Arifit, Fehime Selimit etj.; madje edhe Pjetër Bogdanit.

Në vlerësimin e penës së Buzhalës janë edhe libra të tjerë, si “Lirikat vallëzojnë me ritëm”, poezi, të autores Drita Kosumi, Perri diellore, poezi, të poetit Altin Kajtazi, “Metaforat ligjore, poezi, të poetit, Mehdi Krasniqi; vëllimin poetik, “Përjetësisht në dashuri, të Jahja Llukës, “Epoka e mendjendriturit , I dhe II, poema, të autorit Fadil Curri etj.

Bota dokumentare dhe publicistike në vlerësimin e penës së studiuesit Buzhala

Në pjesën e tretë, Nga shkrimi i kujtesës deri te qëndrimi kritik (Libri dokumentar, receptues dhe publicistik), autori Buzhala merr për vlerësim disa vepra monografike, si monografinë me titull, “Karl Ritter Von Ghega”, me ç’rast studiuesi Buzhala sqaron aë qëllimi i botimit të këtij libri i autorit Gjon Keka, ka qenë që përmes shkrimit lexuesit shqiptar t’i ofrohet njohja me profilin shkencor të figurë së shquar me origjinë arbërore, Karl Ritter Von Ghegës, i cili me zbulimet e tij tepër të rëndësishme; ka bërë emër në botë:

“ Ka mjaftuar ta nis një zbulim epokal, për ta vënë në lëvizje rrotën e zhvillimit të historisë, për të arritur sot, te trenat që lëvizin me rrymë elektrike apo deri te hekurudhat nëntokësore, ka mjaftuar që të projektohen tunele që shpojnë malet, dhe t’i jepet ky model botës për t’i shkurtuar rrugët, për t’i lidhur fushat dhe brigjet, për t’i kapërcyer lumenjtë, rrëpirat, bjeshkët e detet... Në fakt ide – projektet e Karl Ghega-s u bënë ura e lidhjes së popujve të Europës e botës”, shprehet autori; pastaj veprën dokumentare të autorit Nuhi Krasniqi, të titulluar, “Lumi dhe rrugëtimi për Liri”, librin e konceptuar me opinione, kritikë letrare dhe rrëfime, të autorit Raif Gashi, me titull “Krejt mbrapshtë” etj.

Dhe krejt në përfundim lirisht mund të konstatojmë se ky libër i autorit Buzhala është me vlera të rëndësishme dhe interes për lexuesin dhe botën tonë studimore. Një e veçantë e këtij libri, se përmes tij autori Buzhala vazhdon serinë e librave të tij studimore me këtë koncept dhe me moton, “Në aktin e leximit”, (Nga libri i sotëm shqip).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat