Sa më shumë të ndjesh prezencën e ngrohtë të të tjerëve, do të kuptosh mungesën e ftohtë akull

Libra

Sa më shumë të ndjesh prezencën e ngrohtë të të tjerëve, do të kuptosh mungesën e ftohtë akull

Nga: Sokol Demaku Më: 9 korrik 2021 Në ora: 23:03
Foto ilustrim

Thotë me shpritin e saj poetik në përmbledhjen e asaj të parë poetike “Në sytë e Zemrës” poetja e re drenicase Anita Istogu

Këto ditë dol inga shtypi përmbledhja e pare me peozi “Në sytë e Zemres” e autores Anita Istogu, botim i Shtëpisë botuese “Meshari”, shtypur në Graphical House, në Prishtinë, faqe 52,

Anita Istogum në vajzë e re drenicase, gjimnaizte, na vjen dhe na prezentohet që në moshën e re të saj të re me përmbledhjen e parë të poetike “Në sytë e Zemrës”me një art të pastër të brendësisë shqpirtërore prej poetjeje dhe me një botë të nduardurt të vargut të saj lirik e cila përmbledhje ngërthen në vete vargje nga më të zgjedhurat nga llojllojshmeria e tyre duke fillaur nga ato, sociale dhe ato idilike të cilat janë aq bukur të thurura e ku zënë vendin themltar në këtë vargëtim poetik.
Edhe vet përmbledhja mori titullin nga një poezi e tillë “Në sytë e Zemrës” e ku autorja për mrekulli përshkruan ndjenjen e saj të dashurisë me një metaforë të fortë e cila edhe i jep ngjyrën e duhur vargut kur ajo thotë:

Më mbështill në tënden aromë,

Të ndjej që jetoj,

Të ndjej gjakun tend venave të tua!

E libri i poetës së re me vargëtim poetik hapet me poezinë „Ankth” ku e reja Istogu me shumë kujdes shpreh dhe shpalosë ndjenjat e brendshme në vargun e saj të themi magjik për dashurinë dhe ndjenjën e të rinjëve në situata të ndryshme në kohën e sotme e kur ajo thotë:

Mos më fajso mua, kur pafajësinë tënde ta ndjesh,

S`deshe dhe s`dua, s`është faji im,

Aromë gjykuesi s`duroj të kesh,

Me buzëqeshje të shtritura shpirtin mos vesh.

Por dashuria mund të ketë ndryshim në shfaqjen e saj, por si përjetim e ndjenjë gjithmonë të rrëmben, është ajo çka shumë poet, por edhe shkrimtar i ngriten lapidar në shkrimet e tyre, por një gjë të tillë do e gjejmë edhe tek shumë poezi në këtë vëllim vargëtar të poetes Anita istogu por duke kundëshrshtua dhe sfidua partnerin në dashuri kur ajo thotë tek poezia „Ankth”:

Kësaj here s`të dua, ika tutje nga dashuria,

Kam kaluar sfida që nuk i mposht frika e sfidimit,

Kam ujitur kopshtin tim me lotët që rrita vetë,

Tani nuk të dua! Ik! Më fal!

Në këtë botë vjen ndjenja e kënaqësisë përmes përjetimeve të ruajtura në thellësi të shpirtit, do ruhet e lexohet me kujdes kjo kujtesë e shprehur e autores dhe me ndjenjen e saj të jetës sikur na thotë autorja tek poezia „Sythka preemtimesh”:

Sikur kalonte nga një hije vere

Që bënte melodi nga kërcitjet e qelqit,

Vallë hapat tanë kishin atë melodi?

Por që në fund të fundit autorja sheh ka shumnë premtime në dashuri, por ato janë thuaje sikur nbë ëndërr, dhe si duket janë vetëm premtime kohe, janë premtime të parealizuara, ku Anita i pershkruan për mrekulli në vargun e saj sa magjik dhe të qiltër kur thotë tek poezia e përmendur më siper:

Dhe mbi krahët , mbi fletet e këputura

Ku mbetën të gjitha premtimet e strukura?

Ku mbetën ditët me hije shumë?

Ku mbeti nata që në sy ska gjumë.

Ku mbet dielli që më s`rrezon?

Ku bet dita që në sy s`agon?

Ku mnetën fjalët, i mori era?

Ku mbetën ditët që vjen prnavera?

Ja si e përshkruan peotja mallin dhe ndjenjen e mallit për vendlindjen tek poezia „Nën dritat e fikura të qytetit tim...”:

Nëse shkruaj për ty,

Dritës sime të fikur ia ndez një shpresë

Se ndoshta e ardhmja do të jetë më e mirë.

E kur shkruaj për ty, buzëqesh

Për ata që të dhanë atë që të morën,

Sepse drita jote fikur do rindizet,

Në fund të tunelit si fanar me dritë.

Ndjena e shfaqur nuk pasqyron vetëm dashurinë, ajo ngreh në lartësi përjetimin si objektiv të asaj cka ruhet thellë në shpirt dhe përjetohet, ajo e cila ndoshta ishte paksa jo e zakontë, ajo e cila duhet respektua dhe dnerua me zemër e shpirt, sepse ajo është drita e jetës, ajo është zëdhensja e jetës. Do bindet lexuesi përmes këtyre perjetimeve të autores e të shprehur në rrëfimet e saj, në poezinë e saj „E ardhmja është grua” kur thotë:

Mos e shkel të ardhmen tënde me këmbët e tua,

Ngjyrat e ylberit janë të errëta, kur nuk ke me ke tindash,

Njësoj si net¨ået që janë të trishta, kur nuk ke me ke të flasësh.

Pafajsia fle në krahët e femrës.

Poetja përmes vargut të saj të them magjik në menyrë ideale përshkruan gruan, vuajtjen dhe gjendjen aktuale të gruas ku zëri i saj është i mbytur ku poetja ngre zerin e saj permes vargut dhe gruan e ngritë në piadestalin më të lart. Ketë ajo e përshkruan për mrekulli në poezin e saj ”Mi fal du lot” kur thotë:

M´i fal dy lot, grua

Të ndëthur me hestje

Atë që në krye ta shembën

Me fjalë...

M´i fal dy lot, grua

Të bërtas furishëm

Për zërin që ta ndaluan

e për herat që të mbytën zvarr

M`i fal dy lot, grua

T´i sheroj varrët

E t`i ndal dhimbjet

Që dhunuesit t`lanë si shenjë vdekje.

Ose po te ndalemi te poezia e rradhës e cila në na paraqet jetën reale bashkëkohore kur sejcili mendon dhe ndjen vetem për vete, genjeshtrën, iluzionin, xhelozinë, jetën me gënjeshtra të cilat njeriu I sotëm I servon sit ë vërteta sikur na del tek poezia “Gënjeshtra”:

Cdo gjë mudn të ndërroj në këtë jetë,

Pranvera me një lule mudn të nisë;

Një gjë është e sigurt dhe e vërtetë:

Gënjeshtra secilën miqësi do ta kris.

Por kur jemi këtu të vargu i dashurisë si duket poetja frymëzohet nga dita dhe nata ku dhe ajo e gjen forcën dhe ndjenjën e brendshme të saj e shpreh përmes atij vargu në të cilin na vjen në shprehje dashuria dhe ndjenja që ne kemi e këtë e shpreh më së miri tek poezia e saj ” Dhe kur nata të bjerë ” kur thotë:

Dhe kur nata të bjerë, ti mua më kujto,

Tunde kokën, në kujtime më veshtro,

Aty do më kesh, ashtu sic me kishe.

Kur dita tjetër të vijë, prpaë më kujto mua,

Pafajësinë time vështroje me kujses

Ti e rrëmbeve dhe tani flet pa pendesë.

Jeta jonë është e mbushur me befasi, nganjëhere është boshe, e pa vlerë, një histori në vete, është një sprovë, një ndjenjë e zbrazët ku të rinjët me shumë vështirësie gjejnë veten në te. E autorja tek poezia „Po ndjehet bosh jeta” thekson:

Rrugët e këtij qyteti

Janë lodhur nga zërat tanë të heshtur.

Trotuaret janë mbushur

Me premtimet tona të thyera.

Urat po i rendojnë

Buzqeshjet tona, të lëna pëgjysmë.

Rrugicat po ngulfaten

Nag kënaqesia e jonë e mundimshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat