“Lulu”, një libër për fëmijë të moshës parashkollore nga Enriketa Beluli dhe Vjosa Elezaj-Morina

Libra

“Lulu”, një libër për fëmijë të moshës parashkollore nga Enriketa Beluli dhe Vjosa Elezaj-Morina

Nga: Maksim Gjoka Më: 13 korrik 2021 Në ora: 17:32
Enriketa Beluli

Kështu lindi edhe ideja për të shkruar librin e tyre të parë për fëmijë “LULU”.

Siç e përshkruajnë vetë autoret, për ato “Lulu” është më shumë se libër, është iniciative vetëdijesimi për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e librave te shumëllojshëm dhe cilësor për fëmijë që nga mosha foshnjore. Libri është shoqëruesi më i denjë dhe me i domosdoshëm që ndihmon fëmijët, prindërit, dhe edukatorët në procesin e rritjes dhe zhvillimit te fëmijës.

"Lulu" është një libër me tregime, me fjali të qarta e thjeshta që memorizohen lehtë nga fëmijët dhe ndihmojnë ata të shprehin emocionet e tyre në situata të ndryshme. Tregimet transmetojnë mesazhe edukative dhe janë të shkruara nga dy nëna shqiptare, Enriketa nga Tirana dhe Vjosa nga Deçani, të cilat jetojnë dhe punojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej më shumë se 10 vitesh e që kanë lexuar shume libra për fëmijë në gjuhën angleze e gjermane. Këto dy botra reflektohen në tregimet e tyre për Lulun.

"Lulu" është projekt i realizuar me shumë dashuri nga ato të dyja dhe djemtë e tyre Redoni, Dioni dhe Arti, të cilët me sugjerimet e tyre kanë ndihmuar ta vendosin karakterin e Lulus në situata të ndryshme në të cilat fëmijêt e gjejnë shpesh veten e tyre siç është shkuarja tek dentisti, rëndësia e ushqimit të shëndetshëm dhe situata të tjera të ngjashme.

Libri është botuar nê Prishtinë, pranë shtëpisë Botuese OM Film and Book Organisation.

Image

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është që autorët pritet të sjellin vëllimin e dyte te “Lulu”, i cili pritet të sjellë pranë jush situata akoma më interesante.BS

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat