Dhuratë nga miku im, Nazmi Lukaj!

Libra

Dhuratë nga miku im, Nazmi Lukaj!

Nga: Tahir Cukaj Më: 22 korrik 2021 Në ora: 21:44
Tahir Cukaj

Jo, rastësisht takon miku mikun, por as rastësisht nuk harrohet.

Në ditën e veçantë edhe dhimbjet edhe kujtimet të hijeshinë në valë të ndryshme të jetës, deshe apo nuk deshe.

Ishin vite të vështira për miqtë e mi poet dhe krijues, kur nuk pushonin s'e shkruari për çështjen e Kosovës dhe të mbarë kombit.

Një fat i tillë e ndjeki dhe e përcolli poetin, publicistin dhe gazetarin e njohur prof. Nazmi Lukaj.

Në takimin e parë posa kishte përfunduar lufta u takuam si miq të penës edhe pse nuk ishim të ndarë asnjëherë dhe aq më pak të harruar.

Takim që i ngrohi ndjenjat tona mes shokësh dhe miqsh nuk kishte se si mos të nderohej .U ndije krenar më Smajl Hajdaraj, Skender Mulliqin, Naim Kelmendin dhe Gani Tershnjaku, ashtu siç u ndiem edhe ne më te.

Kishim lexuar shkrimet e tija që kishte bërë gjatë kohës se luftës dhe njëra nder to më benë që të ndihem krenar me guximin e tij intelektual sa kishte qëndruar në Shqipëri kur në njërin nga shkrimet e tija të botuara e thotë qartë dhe shkurt:

Se shpirti i një populli është UÇK/ja kurse truri i tij është Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, e që në atë kohë nuk kisha dëgjuar gazetar më të guximshëm dhe largpamës se Nazmiu!

Jo rastësisht e mora librin " A është Kosova një rast unikat". 

Ku në faqen e parë të librit shkruan fjalë lavdëruese dhe ndërruese:

Mikut tim dhe burrit të fjalës dhe pushkës z.Tahir Cukaj, më shumë respekt nga autori Nazmi Lukaj!

Unë nuk dua ti besoj vdekjes pse na ndau nga Nazmi Lukaj , por dua ti besoj vargut dhe veprës që është në mua e në mesin e miqve dhe që e bartim në mendje dhe në bibliotekat tona!

Nazmi Lukaj vdekja e parakohshme ishte një tronditje për miq dhe shokët që i pate dhe të patën!

Prehu i qetë në shpirtin e kësaj toke , të cilës i kushtove vargje dhe poezi!

Të më falësh për ndonjë dobësi timen dhe t'më bësh hallall në jetë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat