Romani më i ri i Shaban Arifajt si kujtesë kolektive

Libra

Romani më i ri i Shaban Arifajt si kujtesë kolektive

Nga: Shuquri Sejdijaj Më: 6 gusht 2021 Në ora: 13:30
Shuquri Sejdijaj

Ditë më parë në Prishtinë doli nga shtypi romani më i ri i shkrimtarit Shaban Arifaj “Zemra të vrara nga civid-19”.

Romanin “ Zemra të vrara nga covid-19” lexohet me një frymë. Është një roman që të rrëmben nga faqeja e parë dhe nuk mund të ndalosh as edhe një çast deri te faqeja e fundit. Madje edhe atëherë do mbetësh me mendje të trazuar.

Mua më plqejnë librat që bazohen në ngjarje të vërteta. Dhe kur këta libra janë romane atëhere ështe njësoj sikur mbi tortë vë dredhëz e qershi.

Duke lexuar romanin “Zemra të vrara nga covid-19” të shkrimtarit Shaban Arifaj, na rikujtohet gjendja e krijuar në pranverën e vitit 2020 si pasojë e përhapjës së koronavirusit. Atëherë u krijua në gjithë botën një gjendje kërcënuese ndaj njerëzimit. Kriza shëndetësore u reflektua fuqishëm në sektorët ekonomik dhe social. Dhe njeriu e pa sa i vogël është në raport me natyrën dhe sëmundjet.

Shkrimtari Shaban Arifaj i zbërthen me mjeshtri të rrallë dhe pa ngarkesa këto relacione nëpërmjet personazheve të ndodhur në pjesë të ndryshme të rruzullit tokësor.

Autori mes rrëfimtar Gjergjit vëren me saktësi edhe situatën absurde të krijuar nga pandemia dhe e cila përjetohet në lidhjet ndërmjet dy të dashuruarve: në raste krizash rëndom rekomandohet dhe preferohet mbështetje dhe ngushllim nga rrethi social - por tani  ç’ndodhi?

Ato u bën të ndaluara!

Dhe i ndodhur edhe vet në një situatë vetkarantinimi, shkrimtarit Shaban Arifaj si mbetët tjetër veç fjalës për ta hedhur në letër, herë si rrëfim për takim, herë si gjurmim i të përbashkëtave por edhe si kuptim i gjendjes dhe trajtimit të saj në përmasa globale, për të dhuruar këtë roman që prek çështje ekzistenciale, për jetë a vdekje.

Në fokus shkrimtari ka vënë fatin e dy të rinjve shqiptar të ndodhur në distancë të largët.

Rolandi, një afarist në Kinë, në Wuhan ku zuri fill koronavirusi, dhe i cili bashkë me vëllan e tij në Bergamo të Italisë kishin humbur prindërit në det gjatë arratisjes për Itali. Ai lidhet mes rrjeteve sociale me një vajzë shqiptare në Zelandën e Re. Fatbardha kishte poashtu një të kaluar tragjike. Ne fillim të pranverës të 1999 regjimi pushtues serb kishte nisë një fushatë të trisht të përndjekjës së shqiptarve nga kryqyteti dardan. Në deportimin e shqiptarve me trenin famkeq ajo humb prindërit duke pasë afër për fat dajën e saj. Nga lagjeja e tendave në fshatin Çuçer ajo transferohet me ndërmjetësimin e UNHCR-it në Zelandën e Re. Punësohet më vonë në një përfaqësi tregëtare dhe duke kërkuar palë bashkëpunimi bie në kontakt por edhe në dashuri me Rolandin. Bashkohet me te në Wuhan dhe vendosin të nisen për në Bergamo, edhe ky një qytet i mbërthyer nga pandemia dhe ethet e futbollit dhe prej andej për në kryqytetet shqiptare. Ky rrugëtim në kohë pandemie duket si një akt heroik.

Por te romani ndeshim edhe karaktere tjera. Dhe siç shprehet redaktori i kësaj vepre Gani Mehmetaj, ky roman “ ka një shtrirje planetare, mu si ishte plenetare shtrirja e sëmundjes së rrezikshme që i la pa gjumë dhe i vrau miliona njerëz”.

Mendoj se ky roman mund të konsiderohet si kujtesë kolektive dhe së fundi dhe një dhuratë e bukur si “zemër për mantelbardhët” dhe tufë pëllumbash për t’gjitha viktimat e koronavirusit.

Qe pra, pse ju rekomandoj ta lexoni romanin e sapo botuar të Shaban Arifajt “ Zemra të vrara nga covid-19”, gjë që është edhe një pikë shtesë në thesarin e kulturës letrare shqiptare.

Ky roman është vepra e dhjetë e Shaban Arifajt.

Botoi: Lena Graphic Design, Prishtinë. Faqe: 175

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat