Menduam se do të kemi recensione më profesionale

Libra

Menduam se do të kemi recensione më profesionale

Nga: Prof. Dr. Naim Syla Më: 10 gusht 2021 Në ora: 10:17
Foto ilustrim

Në vazhdim do të bëjë analizën dhe përgjigjet në disa pyetje të cilat i ka ngritur recensenti/tja me shifrën F82.

Edhe në këtë shkrim, pohimet e recensentit/tes janë në bold italik, ndërsa përgjigjet e mija janë normal.

Në fillim recensenti/tja sugjeron se në faqen 3 do të duhej të shkruhet komplet përmbajtja.

Kjo është punë e dizajnit, dhe secili autor ka stilin dhe shijen e vet. Thjeshtë nuk është punë dhe obligim profesional e recensentit lëndor.

Nga gjithsej 71 RNL gjithsej: 2 rezultate lëndore nuk janë realizuar fare, 7 rezultatet janë realizuar pjesërisht. Do të thotë 12.67%e materialit në tekstin shkollor është e mangët. Po ashtu përmban edhe interpretime të gabuara përmbajtjesore, mjaft lëshime e gabime teknike, të cilat rekomandohen të përmirësohen.

Recensenti/tja, mendon se pjesërisht janë realizuar këto RNL: 3(tema1), 3(tema2), 4(tema2), 7(tema 2), 2(tema3), 3(tema 3) dhe 5(tema 3), ndërsa nuk janë realizuar fare 3(tema 7) dhe 5(tema7).

RNL 5 (tema3) është e pa plotësuar me marrëdhënien e punës me energji elastike, ndërsa marrëdhëniet e punës me energjinë kinetike dhe potenciale gravitacionale janë dhënë. Ndërsa sa i përket pohimit se RNL3 dhe RNL5 të temës 7 nuk janë realizuar fare është e paqëndrueshme (shih faqe 94 dhe 93). Recensenti/tja, për këto RNL mund të jepte përfundimin me pjesërisht edhe atë vetëm si rekomandim. RNL e tjera janë realizuar plotësisht. Mund të dallojmë në mendime, mirëpo komuniteti i fizikanë është ai i cili një ditë do të gjykoj realisht, pavarësisht meje ose recensentit/tes.

Në fillim të çdo njësie mësimore nuk janë vendosur rezultatet e orës mësimore (Standardi 15.5.6).....Mungojnë fjalët kyçe.

Standardi 15.5.6 thotë: Realizimi i objektivave të përgjithshëm të programit në tekstin shkollor të shkencave të natyrës, për secilin nivel të të mësuarit: njohje, kuptim, zbatim, mendim kritik (analizë, sintezë, vlerësim) kontrollohet në fund të çdo tërësie programore me kërkesa të parashtruara që u bëhen nxënësve/eve.

Askund nuk e thotë që të vendosen në fillim të njësisë mësimore. Kjo arrihet nëpërmjet kërkesave që ju bëhen nxënësve (pyetje, detyra, teste). Ndërsa, sa u përket fjalëve kyçe, mendoj se kjo është me rëndësi për arsimtarin e jo për nxënësit. Nëse nxënësit në fillim i tregohet për objektivat, rezultatet e të nxënit dhe fjalët kyçe atëherë cili do të jetë roli i orës mësimore. Qëllimin dhe formatin e një ore në shkencat natyrore më së miri e ka trajtuar metoda QFE te cilën një numër i mësimdhënësve kanë qenë pjesëmarrës.

Mungon fletorja e punës(... e domosdoshme për shkollimin e mesëm të ultë) ...

Është e vërtet se fletorja e punës mungon, mirëpo nuk është e vërtet se është e domosdoshme, shih pikën II.2 të konkursit të datës 31.08.2018 ( linku e https://masht.rks-gov.net/konkurset?page=12).

Pas identifikimit të recensentëve, kjo çështje do të sqarohet në rrugë ligjore.

Ngarkesa (vëllimi) i një pjese të konsiderueshme ... nuk është baraspeshuar mes veti ...

Mendoj se është punë e pedagogut, ndërsa kështu e formuluar është më tepër subjektive. Nëse është e vërtet, do të ishte mirë recensenti/tja të sjell një shembull.

Faqe 8, rruga te lëvizja e njëtrajtësisht e nxituar ... të dy formulat janë gabim.

Nëse lexohet teksti shoqërues atëherë vërehet qartë se është lëshim teknik (në vend të s është shënuar v ).

Faqe 8, RNL3... shpejtësia mesatare nuk është realizuar plotësisht.

Definicioni dhe shpjegimi për shpejtësinë mesatare është standard, ndërsa ajo që recensenti/tja propozon vm=(v0+v)/2, është mesatare matematikore kur dihen të paktën dy shpejtësi të lëvizjes së trupit.

Faqe 13, detyrat 1.20 dhe 1,14 janë identike, si dhe detyrat 1.25 dhe 1.30

Këto janë dy detyrat, ndërsa lexuesi le t’i komenton vet (?!?!)

1.14. Sa është rruga e kaluar (?) e një trupi për kohën ? = 10 ?, nëse ai lëviz me nxitim ?=30 ?/?2?

1.20. Sa është nxitimi ? i trupi i cili rrugën ? = 1000 ? e kalon për ? = 10 ??

1.25. Për çfarë kohe ? bie trupi nga lartësia ℎ = 19.62 ?, në sipërfaqe të Tokës, nën ndikimin e forcës tërheqëse të saj?

1.30. Për sa kohë ka rënë molla nga lartësia ℎ = 9.81 ? në shembullin e mëparshëm (kjo detyrë është vazhdimësi e detyrës paraprake e cila për bazë ka një situatë praktike).

Faqe 130-137 Të korrigjohen ligjet e gazeve Gay Lisacut dhe Scharlit (të emërtohen sipas literaturës) ... Pastaj rekomandon që të paraqiten edhe formulat e varësisë së V dhe p ndaj temperaturës.

E para, unë po ju sjell vetëm disa linqe ku shihet se emërtimi i këtyre dy ligjeve është ashtu si e kemi bërë ne,

https://web.lemoyne.edu/giunta/classicalcs/gaylussac%20_/gaygasnote.html

https://www.toppr.com/guides/chemistry/states-of-matter/gas-laws/

https://www.sciencehistory.org/historical-profile/joseph-louis-gay-lussac

https://www.toppr.com/guides/chemistry/states-of-matter/gas-laws/

Ose faktin nga libri e D. Meschede, Gerthsen Physik, Springer, Auflage 22, Juni 2003, faqe 216, 2017

Image
Image

E dyta, varësinë e V dhe p ndaj temperaturës janë të qarta si loti në faqe 116.

Po ashtu edhe pohimet e recensentit/tes për librin e mësuesit nuk qëndrojnë.

Plani vjetor është në faqe 22

Ekziston plani dy mujor, faqe 23,24,36,37,48 dhe 49.

Në planin dy mujor për secilën orë mësimore është dhënë edhe metodologjia e mësimdhënies (shtylla5)

Në planin dy mujor, secili muaj është i ndarë edhe në javë(shtylla e 3).

Në planet ditore (për disa njësi mësimore) janë paraqitur edhe RNK, RNF, RNL dhe metodat e mësimdhënies.

Standardi 13.2, 13.3, 13.4 dhe 13.5 askund nuk përmend teknika të mësimdhënies për secilën fazë të orës(!!!).

Ato standarde thonë:

13.2. Doracaku për mësimdhënësin/en i tekstit shkollor informon në mënyrë të shkurtër e të kapshme për qëllimet, konceptin didaktik, ndërtimin, pikat kyçe dhe mënyrën si duhet punuar me tekstin shkollor.

13.3. Doracaku jep sugjerime dhe udhëzime konkrete, të lidhura ngushtë me praktikën, për trajtimin mësimor të secilës temë, nëntemë, faqe, detyrë etj.

13.4. Doracaku përmban udhëzime për planifikimin (po qe e mundshme: për makro- si dhe për mikroplanifikimin) e mësimit.

13.5. Përdorshmëria e doracakut është e thjeshtë dhe e qartë, jep një ndihmesë të vlefshme në zbatimin mësimor të tekstit shkollor dhe në punën mësimore të mësimdhënës/eve.

Përfundimisht, kam përshtypje se MASHT është akoma larg ndërtimit të standardit për përzgjedhjen e recensentëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat