Fragment tërheqës në romanin "Ti" të Ilir Muharremit

Libra

Fragment tërheqës në romanin "Ti" të Ilir Muharremit

Nga: Ilir Muharremi Më: 25 shtator 2021 Në ora: 16:04
Kopertina e librit

"Psikiatri më priti në një dhomë të veshur me perde, mbi tavolinë ndodhej një llampë që e ndriçonte kolltukun. Aty u ula unë, ndërkohë ai u rehatua në errësirë. Kisha lexuar në ca libra për një përshkrim të tillë dhe e gjithë kjo më dukej tash si lojë.

Pasi zhvilluam bisedën, e vështrova dhe pashë një burrë me tipare të holla, sy të kaltër të mbyllur, shtatlartë, me mustaqe të gjata gri dhe flokë të dendura e thujase të thinjura. M’u duk shumë i arsyeshëm dhe me një fjalë simpatik, pavarësisht nga disa teke nervore që ia tërhiqnin gojën. “Ke përjetuar ndonjë mendim vetëvrasës?”, - më pyeti.

“Ndonjëherë, po.”, - ia ktheva. Ai vështrimin e mbante në një fletë të bardhë, në të cilën vetëm shkruante. Nganjëherë e ngriste kokën dhe shumë shkurt më shikonte. Ndiehem sikur do të vdisja në Kosovë. Maria do të ishte më e lumtur tani, e di këtë. Do ishte mërzitur për pak, po, por jeta e saj do të ishte më e mirë...  

Ai vazhdonte të shkruante dhe vetëm shënonte. “Momentalisht po merr mjekime?”, - më pyeti. “Xanax”, - iu përgjigja.

“Për ankthin tim, ato nuk bëjnë punë fare”, - vazhdova. “Si je me nivelin e dhembjes?”, - më pyeti. “Dhimbje mendore apo dhembje fizike?”, - e pyeta.“Të dyja”, - ma ktheu. “Nëntë në dhjetë”, - ia ktheva.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat