Nga lufta e deri te droga

Libra

Nga lufta e deri te droga

Nga: Ilir Muharremi Më: 10 tetor 2021 Në ora: 10:53
Kopertina e librit

Një i ri që shkon në luftën e fundit në Kosovë, përjeton trauma ekstreme nga ato imazhe që i sheh. Kur kthehet në Shqipëri, ai drogohet me qëllim për t’i harruar traumat. Në vazhdim të romanit, gjendja e tij mentale dhe fizike rëndohet sa që edhe e dashura e tij futet në drogë.

Qëllimi i romanit “Ti” të Ilir Muharremit, është që të rinjtë t’i shohin pasojat e drogës dhe mos të përdorin drogë.

Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

“U drogova shumë. Kur u zgjova e gjeta veten në një ulëse parku, afër meje ishte një hapësirë e mbushur me ujë, ishte një liqe, dhe uji ishte shumë i qetë. Nganjëherë insektet e turbullonin qetësinë. Një peizazh artistik. U ula në ulëse, e mbështeta pjesën e poshtme të kurrizit.

Në dorën e majtë qëndronte e varur shiringa. E hoqa nga dora dhe e hodha në liqe.U nisa për në shtëpi. Disi erdha mezi si zvarrë dhe i lodhur nga droga. Sapo u afrova, e pashë Marinë të ulur në asfalt. Ishte komplet e droguar. U afrova, e kapa për beli, ajo e mbështeti kokën në krahërorin tim...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat