Të mërkurën për orë të tëra, Sheshi në qendër të Qytetit “Mehë Uka”, ka qenë i mbushur përplot me fëmijë, të rinj dhe qytetarë tjerë, që merrnin pjesë në aktivitetin e organizuar për herë të parë në këtë qytet “Mitrovica Lexon”, të organizuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në qendër të qytetit organizatorët kishin vendos humb tavolina, karrige për të lexuar literaturë të ndryshme shkollore e tjetër, që ishte vendos mbi tavolina, por edhe tepih mbi të cilët nxënësit dhe të rinjtë i organizonin aktivitetet e tyre.
Në këtë hapësirë ishin ndarë veç e veç këndi për lexim për fëmijë, këndi për lexim për të rritur, këndi për viztimë për nxnës dhe këndi për kuis, për të gjitha moshat.
Aktivitetet i përcollën nga afër kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, bashkë me nënkryetarët Faruk Mujka e Eroll Zekeria dhe drejtorët Skender Avdiu, Qazim Nimani dhe Fidan Ademi, të cilët premtuan se ky aktivitet tani e tutje do të bëhet tradicional në komunën e Mitrovicës.
Kryetari Bahtiri, i cili u ul bashkë me fëmijë dhe nxënësit që po lexonin e vizatonin, u nda i kënaqur me interesimin e tyre për këto aktivitete, andaj edhe i inkurajoj ata që të lexojnë sa më shumë dhe që të marrin pjesë në aktivitetet e këtilla kurdoherë që ato të organizohen.
Drejtorët e drejtorive që i organizuan këto aktivitete, Skender Avdiu e Fidan Ademi, thanë se qëllimi i aktivitetit është që të promovoj leximin në qytetin e Mitrovicë, sidomos tek fëmijët e të rinjtë, si dhe të nxis pjesëmarrjen në aktivitetet tjera, siç janë vizatimi, kuisi i diturisë etj, por edhe që ata të ndiejnë se sheshi është i tyre dhe mund ta shfrytëzojnë kur të duan për aktivitete që duan t’i zhvillojnë.
Prania e qytetarëve, sidomos e fëmijëve dhe të rinjve, bashkë me pëllumbat e shumtë që qëndronin përreth tyre dhe ushqeheshin nga qytetarët e shumtë, kishte krijuar një ambient shumë simpatik dhe tërhoqi vëmendjen e madhe të kalimtarëve.