Titulli i një vepre letrare që e ndihmon dhe e ndërlikon në interpretime ...

Libra

Titulli i një vepre letrare që e ndihmon dhe e ndërlikon në interpretime ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 30 prill 2017 Në ora: 09:59
Kopertina e librit

Në sallën e Qendrës Kulturore në Ferizaj  dhe në diaspor në pranin e shumë dashamireve të librit, artit dhe mysafireve të tjerë u bë përurimi i romanit me titullin “Portrete reale” të autorit Nazmi Rudarit. Në fjalët e tyre mr. sc. Fatmire  HalimiI, Shkëndijë Azemit dhe Vonesa Sadriu dhe të tjereve në mes tjerash theksuan se: “ Për të folur dhe për të portretizuar portretin e romanit  me titullin “Portrete reale” të shkrimtarit tonë të vyeshëm dhe të mirënjohur - Nazmi Rudari nuk mund të kalojmë nga ky shqyrtim pa e dhënë një portret të shkurtër të jetës fizike të vet autorit. Ky  poet, dramaturg karrierën e tij letrare e filloi nga fundi i viteve të 70- ta me poezi, i cili në atë kohë dorëzoi përmbledhjen për botim, por i refuzohet nga institucionet e atëhershme shteterore si nacionalist. Të njëjtin fat e pati edhe drama e tij  të  parë me titullin “Letra vinte nga Ballkani”, ku pas provave gjeneralë që i bëri Trupa teatrore e atëhershme në  qytetin e Podujevës, ku pushteti komunist e ndaloi së shfaquri. Është kjo krijimtaria e Rudarit gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, krijimtari kjo e cila nga pushtuesit e atëhershëm u cilësua si  nacionaliste dhe e rrezikshme, pasi që autori ngrite lartë vetëdijen kombëtare për çlirim të popullit shqiptar. Dhe sot mund të them se shkrimtari  mërgimta Rudari në atë kohë ishte shkrimtarë i anatemuar dhe i ndaluar. Por që nga vitet e 90-ta gjërat ndryshojnë dhe autori i verpimtarise së tij letrare arriti  t’i botoj librat e parë si “Ag e muzg”, tregime 1990 dhe “Helm e gjak”, poezi 1992. Siç e dimë pushtuesi serb gjatë viteve të 90-ta i kishte shpallur luftë të hapur gjithë popullit dhe masës shqiptare, por kjo luftë ishte specifike për Nazmiun, sepse ishte i vetmi shkrimtarë, që veprimtaria letrare të bëhet shkak për arrestimin e tij.

Romani “Portreti real” është e mbushur me ngjarje reale,  të cilat zhvillohen përmes personazhit kryesor

Diskursin kritik për romanin “Portrete reale” po e filloj nga vet titulli. Pra titulli i romanit - thekuan folesit në fjaletev e tyre ishte  një veper letrare në e cila në shumien e rasteve e ndihmon, por në disa raste edhe e ndërlikon interpretimin e një vepre letrare. Në rastin tonë ky interpretim ka të dy konotacionet. E para  është një roman funksional, artistik e letrar, e që është shkrua  bukur estetikisht. E dyta vet titulli pas një leximi të kultivuar, por edhe pas një kritike reflekton se vepra ka të bëjë me diçka reale, me diçka se ka ndodhur me të vërtetë. Pra, mund të themi se romani me titullin  “Portrete reale” i ka dy anët e medaljes të cilat janë të mbushur me ngjarje reale,  të cilat zhvillohen përmes personazhit kryesor, profesorit K., po aq është e mbushur me imagjinatë dhe fikson të autorit, që Rudari duke shfrytëzuar dijen e tij të pasur mbi letërsinë dhe jetën arrin të krijoj një roman me vlera të larta letrare. Pra, kjo tregon se autori i romanit ka një vetëdije të lartë artistike të shkrimit dhe të rrëfimit ku ngjarja  zhvillohet nëpër hapësira të ndryshme si Kosovë, në Shqipëri dhe në  Diasporën shqiptare. Kurse koha e këtyre ngjarjeve është periudha e viteve të 90-ta, por edhe koha e tashme e autorit. Subjekti i trajtimit është dhuna dhe agresioni serb që zhvilloi mbi popullin shqiptarë në Kosovë. Romani është i ndarë në tregime, tituj të shumta të cilat janë një pushim për lexuesin, për të cilin  që nga  fillimi e derri në fund të romani zhvillon vetëm një temë e madhe kushtua  lirisë,  heroizmit, qëndresës dhe luftës për liri.

Çdo histori  është histori e treguar

Në diskursin  kritik për romanin “Portrete reale” nuk mund ti iku dijes dhe metodave post moderne, të cilat janë duke u zhvilluar sot e tri dekada në letërsitë evropiane për interpretimin e tekstit letrar siç janë: interteksti, metateksti, fragmentariteti, shkalla e shkrimit, retrospektiva e shumë të tjera, pasi që romani i Rudarit na ofron një fushë pa anë të interpretimeve.  Me intertekst kuptojmë efektet e një teksti në tekste të tjera. Çdo libër flet për librat e tjera, një libër lindë -prodhohet nga librat e tjerë, dhe çdo histori është histori e treguar njëherë, pra vetë libri i krijuar apo vetë historia e riprodhuar nga autori është intertekst. Pra, thurjet e shthurjet e së kaluarës që e karakterizojnë këtë model shkrimi kanë të bëjnë me intertekstualen e ndërtimit të teksteve, sepse, interteksti merr nga tekstet e më herëshme letrare, merr edhe nga dokumentet e hershme kulturore e historike, merr nga kronikat apo shënimet e ndryshme, të cilat  hyjnë në punë për krijimin e një teksti të ri. Dhe ky tekst i ri që ndërtohet mbi këtë rrjet të gjerë të referencave, mbi këtë rrjet intertekstual, quhet tekst postmodern. Eomanin “Portrete reale” si copëza tekstesh  ndahet në tituj të ndryshëm siç janë: Këndi i krijuesit, Drama e ndër dijes, loja me pasqyrë, neveria, shpirti i shqiptarit, e shumë të tjera, vepra na ofron një rrjet të këtyre copëzave të teksteve. Ky rrjet i teksteve është i sistemuar mirë dhe të cilat bartin efektin e tyre te njëri-tjetri. Lexuesi ynë  deri më sot është mësuar të lexojë veprat e shkrimtarëve tanë tradicional, të  cilët rrëfimin e tyre në prozë e fillojnë duke  paraqitur heroin që nga fëmijëria, rritja e tij dhe deri te problemi, ku ata donë t’i zgjedhin përmes tij. Kurse te shkrimtari Rudari kemi  një mënyrë krejt të re të shkrimit dhe të rrëfimit të ngjarjeve.                                                                                   

Retrospektiva e romani me titullin “Portrete reale” zë një vend të rëndësishëm në letërsinë kombëtare

Romani fillon në të tashmen, në momentalen e kohës së personazhit kryesor, profesorit K. dhe e kaluara na jepet përmes retrospektives. Ai futet në kujtime dhe në mendjen e tij zhvillohet e kaluara.  Por në të shumtën e rasteve kjo paraqitet përmes takimeve të rastësishme që heroi i romanit i ka me njerëzit e kohës së tij, të cilat takime nuk mbetën të izoluara si dromca kujtimesh, por janë shtytëse të mëtutjeshme të veprimeve  që do t’i ndërmarrin personazhet më vonë. Pra, retrospektiva te romani “Portrete reale” zë një vend të rëndësishëm. Radari gati të gjitha rrëfimet e tij mbi profesorin K i zhvillon përmes retrospektives, si një rikujtuese nga koha e sotme për ngjarjet e zhvilluara dhe të përjetuara në periudhën vitet e 90-ta. Romani “Portrete reale” të  Nazmi Rudarit në këtë katrahurë të kulturës sonë, në këtë katrahurë të shkrimit dhe të botimit të librave që në numër e kalojnë edhe mijëshen vetëm në Kosovë, sjell një risi, sjell një ringjallje të romanit tonë, sjell një vepër me vlera të larta estetike i cili   lexuesve u ofron një roman cilësor e përmbajtjesor me plotë shije e vetëdije të lartë artistike, të cilët i bënë për vete  lexuesin për ta lexua në diaspor, Kosovë e çdo kund tjeter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat