Çdo rrugë e la të hapur...

Libra

Çdo rrugë e la të hapur...

Nga: Ramiz Lushaj Më: 4 maj 2017 Në ora: 10:57
Presidenti i Shqiperise, ShT. Z. Bujar Nishani (ne mes), Musli Cela Mulosmanaj (i pari nga e djathta) dhe autori Ramiz Lushaj.

Valbonë, mbi shtratin e lotit tand në Fang,
Mbi retë e bardha të dhimbjes në Trokuz
Në shpatën e fjalës e betejave të Binak Alisë,
Në  tokën e bekuar të Mic Sokolit e Shaban Binakut,
Në gjirin e tokës së premtuar të Nju Jorkut,
Në derën shekullore tek  “Vatra”…,
Përjetohet ikja e Musli  Çel Mulosmanit,
Atdhetar e burrë  i mirë i kombit… 
 
Musli Mulosmanaj e hodhi hapin ma të madh e ma të largët
Në ikjen e tij engjëllore e yllnore drejt Qiellit…
Globon dhimbja hapësirave të blerta e të kaltra
Në kulla shqiptare të Fangut… e të Nju Jorkut
Në dy anët e Atllantikut,
Në dritë të synit, në lotët e diellit.
 
 Musli Mulosmanaj 87 vite duke ecur me hap të matur,
Çdo rrugë e la të pastër, të hapur…
Ngado la gjurmë të mira, shokë e miq,
Gjithkund ndeshej me vështirësitë,
Gjithnji matej me lartësitë.
 
Ai iku duke iu lanë një amanet të madh breznive në rritje:
Shqipërinë Etnike…!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat