Babë e bir

Libra

Babë e bir

Nga: Dibran Demaku Më: 11 maj 2017 Në ora: 14:10
Dibran Demaku

BABË E BIR

-Myzhde babë!

-Fol bir!

-U rrëzua qeveria!

-He mos u qoftë ma o bir!

-Përse babë?!

-Si pse bir?! Po çka bani kjo qeveri mire? Përveç se trashi barqet dhe qafët e atyre të vetëve!

-Por, ti babë vetë ke thënë se si që nuk është për veti, nuk është për ngjeti!

-Por, jo kështu deri në këtë mas bir! Kështu çka ban këta nuk ban as hasmi!

-E ke gabim babë! Kjo ishte qeveria jonë! Vetë e kishim zgjedhur!

-Unë jo qe besa, mor bir! Nashta ti ke votue për ta se unë - jo kurrë!

-Por, vendi nuk bën të mbetet pa qeveri, Babë!

-Hajt bir se e ban zoti mirë!...

-Myzhde babë!

-Fol bir!

-Presidenti i kishte thirrë në takim liderët e partive politike, për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja!

-Kush asht ai?!

-Presidenti babë, kryetari i shtetit!

-A, kryetari?!...Po pse nuk thue kështu bre bir!

-I kishte thirrë, pra, liderët e partive politike që bashkë të caktonin ditën për zgjedhje të reja!

-Këta të vjetrit a?!

-Po, babë!

-S`kjeka gja!

-Si s`qenka babë?! Do të ketë zgjedhje të reja! Do të zgjidhen deputetë të rinj. Pastaj do të bëhet Parlamenti. Qeveria!

-Me këta të vjetrit

-Po babë me të vjetrit!

-Pse a nuk ka të rinj, kjo Kosovë e shkretë, po gjithmonë me të vjetrit?!

-Kosova ka shumë të rinj babë, por ata nuk janë të angazhuar në parti politike. Nuk merren me politikë!

-S`kjeka gja kjo punë o bir! Po të ishin të mire këta të vjetrit, atëherë pse i rrxun!

-Po thonë, babë se do të ketë një fillim të ri në politikën e Kosovës!

-Ishalla more bir bahet ashtu si thua ti! Vetëm të vjetrit të sjellin diçka të re, unë nuk kam ni ndonjëherë!

-A, s`ka hiç shpresë, babë?!

-Valla, more bir me këta unë s`kam ymyt hiç!

-Dhe çfarë duhet të bëjmë atëherë ne?!

-Na, more bir, duhet të flemë sonte, sepse nesër do të zgjohemi herët dhe duhet të shkojmë në arë. Atje na pret puna, na pret ara!...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat