“Shtrati 13”, roman i mënçurisë dhe i reflektimit

Libra

“Shtrati 13”, roman i mënçurisë dhe i reflektimit

Nga: Bajram Sefaj Më: 13 maj 2017 Në ora: 17:32
Kopertina e librit

Për romanin  në fjalë, është shkruar shumë dhe janë thënë fjalë të mira, të ëmbla. Fjalë miradije.  

Ani çka!

Ato (fjalë) janë të tjerëve dhet nuk me hyjnë në punë. Nuk i marr as nuk i vë në robush fare. Janë fjalë të huja. Sado të mira dhe të mënçura, të matura. .., qofshin ato!

Jo. Jo, asgjë nga ajo anë!

*

 Romanin e mbramë (jo të fundit!) të Petrit Palushit, “Shtrati 13” e kam në dorë. E lëxoj me një (pa) frymë!

Edhe unë, nga këndi im intim (subjektiv), kam të drejtë  t’i them disa fjalë. S’po them as të mira as, kurrfasoji tjetër, pos fjalë të buta e miqësore.

Se këtë roman e kam lexuar!

A nuk është ky një fakt i mirë!

Aq me parë, kur, mjerisht, dihet se në ambentin tonë, madje jo vetëm në atë kulturor e artistik,  (të ndotur, kryekreje, nga politika e ditës dhe e natës, plot kryet pislleqe e korrupcion), por, gjithadej, gjithnjë e më pak e, me grat, lexohet!

Kur kësaj: e kam lexuar romanin!, ia shtoj të vërteten se, këtë vepër letrare, të shkurt, të qartë, të herrur, të krehur, të dlirë  e të dendur, (që, kurrsesi nuk i kapërcen të njëqind e pesëdhjetat faqe!), e kam lexuar me lezetin dhe kënaqësinë më të madhe!

E, po kjo, do të thotë diçka.

Besoj unë!

Shtrohe pyetja, si me ra në dorë ky roman. “Shratin 13”, falë rrethave fatlume, ma dorëzon vetë autori Pertit. Mbi Gjenëvën e ditës se shtunë, të gjashtë të muajit maj (ky vit), reshtë një shi i papremë, kur ishtë edhe më i rrëmujshëm se kur bie shi kadarian mbi Tiranë, na bashkoi fjala aristike e shkrimtarit tropojan, Arber Ahmetaj, që jeton, punon dhe krijion, në qyetin e afërm zvicëran, në Sion.

Petriti  ishte i pranishëm në atë mini festë letrar. Qëndoi aty sa qëndroi,  e,  iku për në Kukësin e tij (e tonin), sikur të mos të  ishte fare. Por, jo, ai iku, shkoi, por nuk treti!

Në dorë më la romanin e tij më të ri, “Shtrartin 13”. (Me nënshkrim, madje: Mikut B.S.

 Me dashuri prej Veriu!).

*

Kisha një shtrat, timin të ngushtë ku dërgjesha tash e sa kohë, tash kisha dy shtretër! Një pa numër (imi) dhe një me shifër, (Shtrati 13) i Petritit.

Ky shtrat që mban shifrën 13, kishte brenda, nën batanijat e tij (kopertinat), shumë më shumë kukësjanë, se që është shifra trembëdhjetë. Aty, brenda fletëve të pakëta, (të pjestuara  në njezet e dy kapituj) të këtij romani par exellace, (siç tonë fracezët), ishte krejt qyteti i Kukësit, me spitalin e tij, peskatësh (a sa i kishte!),  bashkimin e dy lumejneve tanë më të medhenjë, dy herë Drin, (i Bardhë dhe i Zi), kishte urat e tyre, kishte legjendat, aty ishte spitali dhe dhoma e ringjallimit me shtratin numër trembëdhjetë, aty  ishin shtatë ditë e shtatë netët e qëndimit të Ulpian Agshtegut në spital, dhe bisedat e papreme të tij mevetën e vet dhe më të tjerët, aty ishte e vedha, ku gjithçka ishte  mveshur më këte ngjyrë, si të ishte e Verdha e verdhë e mjrshtrit hollandez, Van Gog, nga piktura e tij, “Fshehtësitë e dhomë se gjumit” ... Aty ishin  njërëzit, përsonat e romanit (nuk e dij pse personazhe u thonë!). Ishte kryepersonazhi,  Petriti vetë (alias Ulpian Agshtegu), aty ishin baskkëshortja dhe dy fëmijët, kur aq shpesh vinin ta vizitonin, aty ishte mjeku de dy baskëpuntoret, dy infermieret e vyera të tij, kur Ulpianit i ishte tekur t’i shihte vëshur me mantel ngjyrë vërdhë, edhe ato... Aty ishte edhe Fjolla, që e shihte pas trembëdhjetë vjetësh (a kanë lidhje mesvete, shtrati 13, më 13 vjtet të rigjetjes më Fjollën. A është  ky një trill i mendjes time, një fiks ide!)...

Pra, autori iku e kthej në Vendlindje, në Kukës. Krahas dhimbjes që ndaheshim për një kohë, (për një shekull, më pak, më shumë!), ai nuk më lë vetëm e të vetmuar. Me lë në shoqëri të mirë. Për aq, u shoqërova, bisedova, kuvendova,  madje edhe u miqësova me pjesëtarët e asaj galerie.  Shoqërimi me z. Fjolla, që gjithmonë, për shatë ditë e net (ne daç thuaj për aq shekuj në spital!),  me çon deri në katin me të lartë të mendimit monumental:dashuritë e mëdha sikur rrënohen për një tekë! Që është një porosi,  me të cilën edhe përmbyllët ky roman ding me  urtësi, mënçuri e relefektime mbi udhën e gjatë, midas dy brigjeve, të jetës (mashtruse) të njeriut..

*

Njëzet e dy kapituj, njëzet e dy ide, njët e dy rrëfime (edhe tëdashurisë!) dhe poaq shmangëje nga spitali, për të shkuar herë-herë edhe shumë lrgë (kur dy të bijtë e tij që i duan aq shumë shetitjet buzë deti, në plazhë, udhëti në Paris, moti dhte tash vrik, një udhëtim qe e pret në Romë, ku e bija e Fjollë mban koncert...

Kënaqësi leximi, brohorita dhe, njëherassh, pësheretita: Petriti iku e shkoj, mua me la, për kujtim, një shtrat të cilit numër do t’i vë vet, ose thjesht Shtrat i Permotshëm do ta emertoj...

*

Krejt në fund, shënimkujtimi, me ngeli në dorë, pa e ditur se ku e venin sahi, në fillim apo marim.

Megjithatë, në fund, paskesh qenë vendi i tij.

-Shpejtas thashë, të mbyll këtë shkrim që, doemos,  mbërthehet  në paranteza. Këtë e dija mirë, ngaese më shumë se me rominin “Shtrati 13”, ka të bente më autorin e tij.

(Me kukësjanin, z.Petrit Palushi, atëbotë, djalë i ri flakë, u njohtuam, më 1994, në Tiranën tonë të dashur. Unë isha më i huaji se Petriti, aty. Në Tiranë kisha zbritur pingul, nga Parisi. Dhe, me besoni, Tirana ime,  me shëmbëllente  njëqid herë më e bukur, me e ndritshme se Parisi i dritave!  Petriti,  ndërkaq, kishte zbritur  aty nga malet e larta,  (Gjellosha) më legjenda plotë  (edhe me atë  Përroi i Andrrës!), nga Kukësi. Të dytë, më gjasë kishim  një qëllim ( nje ideal) të përbashkët: që ëndrrat tona (unë ato mërgimtare,  ai ato rinore) t’i vemë në letër dhe t’i botojmë  në kryeqytin e letërsisë  sonë shqiptare, në Tiranë!).

-Iku kjo!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat