Doli nga shtypi vëllimi poetik “Brengë dhe mall” i poetit, Hajrush Redenica

Libra

Doli nga shtypi vëllimi poetik “Brengë dhe mall” i poetit, Hajrush Redenica

Nga: Rrahman Hyseni Më: 16 maj 2017 Në ora: 14:34
”Brengë dhe mall”

Cili është Hajrush Redenica?

Hajrush S. Redenica është poet i talentuar, I cili u lind më 15 shkurt 1961 në Kikën legjendare, aty ku më 26 korrik 1944 u mbrojt Shqipëria Natyrale. Hajrushi u rrit në një familje të varfër, por bujare. Shkollën fillore e kreu në shkollën “Skënderbeu” në Hogosht. Pas mbarimit të shkollës fillore u regjistrua në SHM “9 Maji” në Kamenicë në Gjimnaz degë e ndarë e Hogoshtit. Pas dy vitesh të gjimnazit u regjistrua dy vite të tjera në Shkollën Profesionale dega e makinerisë. Pas diplomimit në Hogosht, shkoi në Mitrovicë në Shkollën e Lartë, dega e Makinerisë, por nuk arriti ta përfundojë.

Pasi e kreu shërbimin ushtarak në Rijekë të Kroacisë, më 6 mars 1986 u punësua në “Energoinvest” të Sarajevës, dega në Prishtinë. Punoi edhe si tregtar libërshitës. Me shkrime filloi të merret që nga viti 1999. Hajrush doli me librin e parë, me titull “KIKA” në shkurt të vitit 2014. Ky libër shtjellon historikun e Kikës, pra të vendlindjes së tij. Hajrushi ka në dorëshkrim dhe shumë libra të tjerë si me poezi ashtu dhe historike dhe kurrë nuk u ndal me shkrimet e tij. Mori pjesë në shumë orë letrare dhe kulturore. Këtë më së miri e dokumetojnë mirënjohjet nga të gjitha trojet e Arbërit. Jeton dhe vepron në Prishtinë.

 Për të qenë krijues duhet të shkruash, mirëpo për të folur për të, nuk mjafton një mal fjalë. Asnjë njeri nuk mund të shkruajë, nëse i Imponohet të shkruajë. Ndoshta në një mënyrë mund “të thurë vargje”, por pa efekt. Andaj unë mendoj se te secili shkrimtar dhe poet është burimi shpirtëror ai që e shtyn drejt shkrimit. Në librin “Brengë dhe mall” të autorit Hajrush Redenica frymëzimi nxjerr në pah atë që ndjen autori, si në vargjet: 

"Pas 49 vjetëve 
Prapë në shkollën time 
U ula në bankën ku kam mësuar 
-Athua, vallë ku jam?-
pyeta veten time 
M’u duk vetja 
Në një kopsht me lule" 

Poeti më së miri shkruan, vetëm atëherë kur frymëzimi vjen spontanisht. Dhe krijuesi shpreh brengë dhe mall si: 

“Sikur ta ktheja kohën prapa 
Do ta puthja rininë time 
Do ta puthja nënën që më lindi 
Do ta puthja babanë që më rriti 
Do ta puthja mësuesin që më edukoi 
Do t’i puthja malet që i kam shkelë 
Do t’i puthja livadhet plot lule" 

Hajrushi vjen me fjalët dhe më pozitive: 

"Gjuha jonë sa e bukur 
Sa e ëmbël 
Ngado që shkon jehon 
Gjuha jonë shqipe 
Tingëllon bukur 
Sa herë gjuhën 
E Nënës e dëgjon." 

Siç e kuptojmë, me ikjen e atij çasti s'mund  të kthehet mbrapa dhe të shkruajë në asnjë mënyrë. Poeti Hajrush Redenica i thurë vargje edhe UÇK-së, legjendarit Adem Jashari, Zahir Pajazitit dhe shumë të tjerëve, të cilët s’i harron, por i kujton ata, që derdhën gjakun e tyre për lirinë, që ne po gëzojmë:


“Tre plisa të shqiptarisë 
Tri shkronja të ushtrisë 
Tri krisma në luftë për lirinë 
Tre burra në ballë të ushtrisë 
Tre trima që i thanë NDAL Serbisë 
Zahir Pajaziti 
Edmond Hoxha 
Hakif Zejnullahu” 

  Shumë herë lindë pytja se ç'e?shte? frymëzimi? ç'e?shte? krijimi? ç'e?shte? poezia? ç’e?shte? poeti? Unë si krijues them se poezia e?shte? art, te? cilin ne e krijojme? ne? pe?rputhje me c?astin, te? cilin e jetojme? apo e kemi jetuar me? pare?; me c?astin imagjinar, meqe? krijojme? duke pe?rdorur figura stilistike si, hiperbola, metafora, krahasime etj. 

Të flasim për dëshirën dhe shpirtin e një krijuesi assesi s'mund ta themi, as cilin mesazh jep krijuesi dhe kritika bëhet shumë me vend, mirëpo shumëherë edhe vetë krijuesi s’mund ta thotë ashtu si e mendon, sepse ndonjëherë s'gjen fjalën e duhur dhe mund të themi plotësisht se krijuesi gjithmonë është në kërkim të fjalës së bukur. Me vargjet e bukura kujton martesën e tij.

Do ta përfundoj këtë mendim timin të shkurtër , me këto vargje:

“Traditë të re mësoja 
Te nusja për të shkuar 
Nga kali në tokë për ta lëshuar 
Duvakun për t’ia larguar “

Ju do të vlerësoni vetë pas leximit të kësaj përmbledhjeje, lexues të nderuar. Autorit shëndet dhe shumë krijime të tjera!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat