Këngë e mesnatës

Libra

Këngë e mesnatës

Nga: Jan Kosova Më: 18 maj 2017 Në ora: 08:15
Jan Kosova

Këngë e mesnatës

Dita e vjeter iku, u shkri si fluskë e borës
Duket sikur sonte i paraprin shterngatës
Dita e re hyri, e unë nuk e kuptova fare
Isha shumë i zënë me këngën e mesnatës

Personashe shumë nuk mundem t'i numroj
Pa fije turpi natën taborret i nderrojnë
Harrojnë krejt çka thanë deri dje
Dy dekada fjetën dhe prapë gjithçka premtojnë

Sa më mungon sonte trimi i Dardanisë
Ta rreshtonte edhe një herë Gjeneratën
Heronjtë e milionëve skutave duke u fshehur
Vetëm hija e tij sonte do ua tmerronte natën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat