Partenoni me libra, për librat e djegur në Gjermaninë naziste

Libra

Partenoni me libra, për librat e djegur në Gjermaninë naziste

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 21:53
Partenoni me libra

Marta Minujin nga Argjentina, ka marrë libra dhe me ta ka formuar një Partenon. Artistja 74 vjeçare, e quan atë si punën e saj më politike. Në Kassel të Gjermanisë, në qendër të qytetit është ndërtuar një Partenon i Librave. Kjo është puna artistike që ndoshta më së shumti po komentohet në kuadër të Documenta 14 – organizim kulturor që mbahet në Athinë e në Kassel.

Marta Minujin nga Argjentina, ka marrë libra dhe me ta ka formuar një Partenon, pikërisht në vendin ku në vitin 1933, nazistët i dogjën librat e hebrenjve dhe librat e marksizmit, shkruan KultPlus. Librat që botërisht janë ndaluar, ose janë djegur, janë pjesë e Partenonit. Bashkë me Sollzhenjicinin rus, edhe “Princi i Vogël” dhe “Vargjet Satanike” janë pjesë e këtij instalacioni artistik.  “Puna ka dimensionet e njëjta sikurse Parteoni. 70 metra i gjatë, 31 metra gjerësi dhe 10 metra lartësi” tregon artistja për AFP. Janë rreth 100 mijë libra që janë përdorur për këtë instalacion që synon të nxisë një debat mbi djegien e librave në Gjermani, në kohën e nazizmit. Për çudi, libri i Adolf Hitler nuk gjendet i radhitur diku në këtë instalacion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat