Monografi për mjeshtrin e instrumenteve muzikore

Libra

Monografi për mjeshtrin e instrumenteve muzikore

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 15:40
Instrumentalisti i shquar, Shaqir Hoti është krijues i okarinave që krijojnë melodi të këndshme jo vetëm nga druri e dheu por edhe nga arra e kokosit

“Rilindësi i Okarinës Ilire” i autorit Agim E.Gashi është monografia që u promovua sot në Bibliotekën Kombëtare e cila i dedikohet mjeshtrit të instrumenteve muzikore, Shaqir Hoti.

Instrumentalisti i shquar, Shaqir Hoti është krijues i okarinave që krijojnë melodi të këndshme jo vetëm nga druri e dheu por edhe nga  arra e kokosit.

Autori i kësaj monografie, Agim Gashi në parathënien e librit ka treguar se ajo çka e shtyu të shkruaj për këtë artistë të okarinës është përkushtimi i Hotit për artin muzikor në përgjithësi.

Mjeshtri, Shaqir Hoti është themelues i shumë melodive muzikore të kënduara nga emrat e mëdhenj të muzikës sonë popullore që nga Nexhmije Pagarusha, Shahindere Bërlajolli, e deri tek Shkurte Fejza.

Suksesi më i madh i këtij artisti u arrit me ndërtimin e instrumenteve muzikore me frymë, posaçërisht  sukses epokal për të ishte riprodhimi i Okarinës së Artë, një instrument muzikor antik i gjetur në Runik të Kosovës.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat