“Heshtjet vrasin” nga Agim Desku

Libra

“Heshtjet vrasin” nga Agim Desku

Nga: Ariana BytyçI - Fazliu Më: 30 qershor 2017 Në ora: 16:26
“Heshtjet vrasin” nga Agim Desku

Përmbajtja e poezive të autorit Agim Desku ndjek një traditë tejet të konsoliduar në gjuhën shqipe. Dashuria për atdheun  e diellin janë dy motive të cilat e nxisin autorin me këmbëngulje që sa më parë t'ua sjellë edhe lexuesve të tij këtë vëllim poetik.

Ekzistimi i kësaj parathënieje lidhet me vetë  jetën e njeriut me të cilën ai është munduar që pavarësisht nga kulturat e ndryshme në vendin tonë, ky libër poetik të jetë i lidhur ngushtë me interpretimin mbretëror të mesazhit nga ai deri tek lexuesit .

Agimi  jo vetëm që ka arritur t’i paraqesë në mënyrë të kuptueshme poezitë e tij, por ai ka vënë në dukje se qëndrimin e tij ndaj më të bukurës mund ta paraqesë vetëm me anë të ndjenjës shpirtërore duke shkruar Rrëfej të Bukurën?

Asnjë fjalë mos ma kërko sot

As dhimbjet mos m?i merr

Vetëm plagë të jetës shëro.

Mos eja pa yjet poet

Janë fjala, jeta, kënga dhe vargu yt.

Këtu kemi të bëjmë jo vetëm me vlera aktuale por edhe me vlera të ndryshme kohore, ku gjatë të njëjtës periudhë poeti barazon dy kohët. Pavarësisht kësaj dhe modifikimeve në poezinë e tij, ai kurrsesi nuk arrin të mbështetet aty ku nuk mund të qëndrojë, por thellë tij është krijuar nja bazë narrative me të cilën ai paraqitet sigurt, dhe një vlerë tjetër që do ta theksoja është përdorimi i gjuhës dhe qartësia e mendimit dhe të shprehurit të cilat fakte ua mundëson lexuesve ta kuptojnë më lehtë.

Kjo përmbledhje me poezi është një  vlerë publike që tregon një punë serioze të autorit dhe të përkushtueshme jo vetëm në shkrimin e poezive por edhe duke reflektuar në atë që të ketë sa më shumë qartësi në të shprehurit e tij gjatë gjithë rrëfimit brenda saj.

Botëkuptimi i tij për mendimin e të shkruarit poezi ka rol të rëndësishëm në kohën e realizimit të tyre, në veprimtarinë e tij si shkrimtar ai lidhet ngushtë me çlirimin e tij shpirtëror gjatë gjithë kohës ku nuk lë pa e përmendur edhe Ferrin e Dantes edhe Plagët e Dhembjes, edhe Lumin e Lëndimin e Fytyrë Hënën, deri te Pengu i Fjalës e duke mos lënë pa përmendur edhe Vargun që kurrë s’e takoi.

Duke njohur realitetin dhe duke marrë parasysh që veprimtaria letrare e  kulturore është e lidhur ngushtë me servimet tona duhet mbështetur çdo herë në gjuhën e popullit që të jemi më të qartë, dhe këtë di ta bëjë mirë Agimi.

Duke e përmbyllur atë me vargjet NUK DUA VARG PIKËLLIMI ai na paraqet?

Sonte dua ta shkruaj vargun pa asnjë mallkim

Të rri pranë shpirtit tënd plot kujtime dhembjesh

Të rrrugës Via Egnatia që kurrë s?paska fund

Mëkatohej ora që ruante dashurinë e poetit.

Kujtime ruajmë për vashat e burimit të ëndrrave

Shami që fshinin lotët për princërit e zemrës

Eh, ç?më kujtohet vargu i bukur i Serembes

Sa vargje hyjnish thurim për shpirtin e tij.

***

Askush sonte nuk e do pikëllimin...

Askush sonte nuk e do pikëllimin në varg poeti

As shamizën të qëndisur me gjilpër loti

Vetëm një ëndërr do e ruaj për miken time

Që me shpëton nga Titaniku me  vargje deti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat