Leximi i këtyre librave ua rrit kapacitetin mendor

Libra

Leximi i këtyre librave ua rrit kapacitetin mendor

Më: 6 korrik 2017 Në ora: 16:46
Ilustrim

Një zhanër i caktuar librash bën që truri jonë të funksionojë më mirë. Këto janë novelat, romancat dhe historitë fantastike.

Sipas një studimi të “Universitetit Emory”, jo vetëm leximi në përgjithësi  ndikon për mirë në aftësitë mendore, por në veçanti “zhytja” në libra të tipit “ficton” rrit kapacitetin tonë mendor.

“Historitë i japin formë jetës tonë dhe në shumë raste ndihmojnë për të përcaktuar personalitetin”, vë në dukje Dr. Gregory S. Berns, një nga autorët e studimit, duke shtuar se tashmë po kuptojmë më mirë sesi ato hyjnë në trurin tonë dhe çfarë efekti kanë.

Kërkuesit mbajtën nën vëzhgim trurin e 31 studentëve, vullnetarë në studim për 20 ditë, duke u kryer atyre rezonancën magnetike, pasi lexonin çdo ditë para ekzaminimit nga 30 faqe të llojit të letërsisë të lartpërmendur, shkruan bota.al

Të gjitha testet e realizuara treguan një shtim të lidhjeve nervore, në veçanti në kontekstin cerebral, të zonës së majtë, që është  lidhur me gjuhën dhe perceptimin.

“Leximi i një novele, bën që edhe biologjikisht të “transportohesh” tek personazhi protagonist, duke shpjeguar kështu ndryshimet që ndodhin në nivel neuronesh”, thotë Dr. Berns.

Por ende nuk dihen nëse ndryshimet janë të përkohshme apo të përjetshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat