Libri i Ilir Ikonomit, Esat Toptani, më i shituri në tregun e Strugës

Libra

Libri i Ilir Ikonomit, Esat Toptani, më i shituri në tregun e Strugës

Nga: Beqir SINA - Struga Më: 15 korrik 2017 Në ora: 08:15
Ilir Ikonomi

Në qytetin e Strugës, ka shumë lexues, të librit, sidomos sesionin veror, ndoshta është edhe qyteti i cili ka më shumë në Shqipëri, Kosovë dhe trevat shqiptare, mbasi këtu libri është mjaft i kërkuar nga lexuesit e ndryshëm.

Kjo përkon në këtë verë edhe me ardhjen të kurbetçarve, nga SHBA, Kandaja, Australia dhe Europa, të cilët çdo ditë po e gjallërojnë jashtëzakonisht qytetin e bukur të Strugës, dhe interesohen që të blejnë edhe një libër, për të lexuar në këto ditë të bukura pushimesh.

Në një pikë-shitje më kryesorja në qendër të Strugës, tre librat e publicistit shqiptar nga Washingtoni, Ilir Ikonomi, pra tre libra për tre figura të historisë së Shqipërisë: Faik Konica, Ismail Qemali dhe së fundmi Esat pashë Toptani, sipas shitësit të librit këtu në Strugë, janë më të shiturit.

Një djalë i ri, shqiptar që ka përfunduar studimit për letërsi në Universitetin e Tetovës, dhe ponon si mësimdhënës, në Kërçovë, njëhereshit sesionin veror punon edhe si shitës i librave, këtu në Strugë.

Dyqani i tij i vogël ndodhet në Parkun ku mbahen Ditët e Poezisë, anës lumit Drin.

Ai na tha se tre Librat e Ilir Ikonomit, deri tani janë më të shiturit- ose më të kërkuarit nga lexuesit, e ndryshëm.

“Meqenëse, libri më i fundit; “Esat Toptani- Njeriu, Lufta dhe Pushteti”, i cili është një monografi voluminoze, ku autori ja ka kushtuar njërit prej politikanëve shqiptarë më të rëndësishëm dhe më të pandriçuar nga fillimi i shekullit të XX, një figure historike, kjo, që lidhet edhe me këtë trevë, në disa pjesë të këtij, libri, dhe fare të panjohura më parë nga lexuesi, ka shtyrë sipas tij ndoshta çdo lexues të marrë një kopje të librit “Esat Toptani- Njeriu, Lufta dhe Pushteti” .

Interesimit të gazetës tonë, ai iu përgjegjë se :”Morëm për këtë sesion nga shpërndarësi i librave, në Tiranë rreth 200 kopje, të tre librave të Ilir Ikonmit, të gjithë i kemi shitur, bile kemi raste që edhe lexues pyesin këto ditë, sidomos lexuesit kubetaçar, që po vijnë nga Amerika, dhe Kandaja”

Libri, më i fundit “Esat Pashë Toptani-njeriu, lufta, pushteti”, të studiuesit serioz dhe gazearit të mirënjohur të Zëri i Amerikës Ilir Konomi, është një libër prej 570 faqe i painfluencuar, dhe bën fjalë për një personazh historik, i cili dallohet për dokumentacionoin,stilin, fotografitë, lidhjen etj, që i ka bër ky autor.

Por, mbase, si Ikonomi, ka ardhur koha që edhe studiues të tjerë, serioz dhe të besueshëm duhet të bëjnë të njëjtën gjë,.

Sepse, sot Shqipëria, Kosova dhe Trojet shqiptare, kanë nevojë të rishkruajnë historinë e Shqipërisë, mbi bazën e dokumenteve arkivore, dhe të vërtetës.

Ashtu si ka qenë, dhe të fshijnë pikërisht ato shtrembërimet e historio-grafisë së regjimit komunist, pra hedhjen baltë për më shumë se 45 vjet, për disa nga figurat dhe ngjarjet historike të Kombit shqiptar, nga regjimi diktatorial, i Enver Hoxhës dhe ai sllavo komunist në ish Jugosllavi .

Ilir Iknomi , i cili tashmë ka krijuar stilin e tij, të të shkruarit, dhe është duke u marrë me disa figura historike të kombit shqiptar, përfshirë edhe figurën më kontroverse të historisë së Shqipërisë, Esat Toptanin, me studimet e tij ai përshkruan edhe një mori personazhesh të tjerë historikë bashkëkohës.

Ky është libri i tretë me këto tema historike i autorit Ilir Ikonomi.

Më parë ai ka shkruar një monografi për diplomatin dhe dijetarin Faik Konica, dhe Mbretin e shqiptareve Ahmet Zogun, dhe një libër për kryetarin e qeverisë së parë shqiptare Ismail Qemali.

Image
Libri i Ilir Ikonomit, Esat Toptani
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat