“Pikëllim familjar”, një libër rinor i Mina Çaushit

Libra

“Pikëllim familjar”, një libër rinor i Mina Çaushit

Nga: Albert Z. Zholi Më: 16 korrik 2017 Në ora: 17:05
Libri Mina Çaushit

Ky libër (i ribotuar) me poezi i autores Mina Çaushi është një pasqyrë e gjallë e jetës rinore, e lidhjes me punën, shoqërinë, familjen, fisin, dukuritë shoqërore të asaj periudhe në sistemin komunist.

Mina vjen në këtë libër, e sinqertë, e brishtë, e virgjër në mendime dhe në jetë, korrekte, plot ëndrra dhe dëshira. Tematika e larmishme e këtij libri, përcjell një natyrshmëri vajzërore, ku autorja me dëshirën për një jetë më të bukur, më të mirë, për një jetë ku fantazia dhe realiteti të jenë të lidhura dhe të shkëmbejnë vendet natyrshëm në ecejaket jetësore të autores.

Gëzimet, debatet, problemet, varfëria, sukseset, ngërçet, dëshira për librin, miqësia e sinqertë por dhe dinakëria e njerëzve të ndryshëm, janë përshkruar me natyrshmëri dhe sinqeritet, sa duket se ato janë pjesë e gjithkujt prej nesh.

Fantazia e saj bazohet në realitet, por ka raste kur ajo i tejkalon ëndërrimet në krahasim me ato të shoqeve, për vetë raportet që ajo ka me shoqërinë, familjen por dhe vetë objeksionet që ajo ka vetë në jetë.

Ky libër shërben si një komunikim edukativ për të gjitha grupmoshat, por sidomos për adoleshentët dhe të rinjtë, pasi aty nuk ka hipokrizi dhe kulisa që mendja fëmijërore të çekuilibrohet. Një libër aromëmirë, i shkruar me sinqeritet vajzëror, për një jetë ideale dhe pse realiteti është në disekuilbër. Mesazhet njerëzore, edukative janë themeli dhe yllëdrita e këtij vëllimi poetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat