Fokusi i autorit është i qartë në paraqitjen e ngjarjes

Libra

Fokusi i autorit është i qartë në paraqitjen e ngjarjes

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 korrik 2017 Në ora: 14:39
Pjesëmarrësit e promovimit në fshatin Açarevë të Skenderaj

Me rastin e 66-vjetorit të lindjes dhe 50-vjetorin të shkrimeve të para në revistën shkollore “Rrezet e reja”, në kullën e dëshmorit Ismet Rrahmani në fshatin Acareve të komunës së Skenderaj në pranin e shume dashamireve u promovua libri me titullin “Foleja e shqipes” të autorit Ismet Krasniiqit. Ky promovim u organizua në bashkëpunim me klubin e shkrimtareve “Vorea Ujko” dhe Pegazi-dega në Klinë. Për librin foli  kritiku letrar Prend dhe folësit tjerë të cilët në recesionet dhe fjalët e tyre  në mes tjerash thanë së poezitë e Ismet Krasniqit që janë në këtë libër, kanë formë dhe përmbajtje. Me aspektin dhe “përmbajtje” e këtij libri po e shënjojmë kuptimin tematik.  Vargu i parë të këtyre poezive rimon me vargun e tretë, vargu i dytë me vargun e katërt. Muzikaliteti i krijuar nga rima në fund të vargut është karakteristikë, jo vetëm në këtë libër, por në pjesën dërmuese të krijimtarisë së tij letrare.

Në aspektin “përmbajtje”, fokusi i këtij autorit është kuptimi i qartë dhe domethënës, paraqitja e ngjarjes dhe zgjedhja e personazhit, që ka rëndësi për lexuesin përfshirë edhe  mesazhin poetik. Krejt këto, dëshmojnë përvojën letrare e Krasniqit. Poezitë e tij, korrespondojnë me njëra-tjetrën ku përveç tjerash, në aspektin kronologjik.

Lufta për ta bërë atdheun e lirë, shtrohet si koncept misionar, që atdhedashësi, nuk matë jetën e vet, nuk është dymendjesh, por i gatshëm të sakrifikohet për ta mbrojtur qoftë dhe një kokërr dheu të hises së kombit. Krasniqi, pa bërë zmadhime skenash të ngjarjeve, në vargjet e tij, paraqet heroizëm faktik e të gjallë, përshkruar me aq emocion, nëpërmjet personazheve të tij, që janë dëshmorët e kombit. Të bëmat e tyre, janë vepra të pagabueshme, të pashlyeshme dhe ndritin kombin përballë kombeve të tjera.  Nëpërmjet poezive të tij  i këndon luftës, paraqet mënyrën e sfidës njerëzore dhe llojin e qëndresës kolektive. Këto, ngjarje të përkufizuara në poezitë e Krasniqit, mund të konsiderohen edhe si evokime të lavdisë kombëtare, si rrëfime poetike, të cilat atdheun dhe kombin, e paraqesin si diçka hyjnore, të paprekshme, për të cilën njeriu shqip nuk kursen  asgjë.

Image
Pamje nga Oda e kullës të dëshmorit Ismet Rrahmanit në fshatin Açarevë të Skënderaj

Halli i këtij poeti, nuk është fatkeqësia natyrore, por  braktisjes së atdheut i cili tani është i lirë

Poeti Krasniqi, nëpërmjet poezisë së tij gjithashtu trajton edhe fenomenin e braktisjes së vendlindjes drejt Evropës për të jetuar më ndryshe në aspektin social. Dy nga vargjet e kësaj poezie, janë prekëse dhe shumë emocionale:

Halli i tij, nuk është fatkeqësia natyrore, por ajo e braktisjes së atdheut, tani kur është i lirë. Ky shqetësim, s’është vetëm për të, por edhe për secilin lexues. E nesërmja në këso rrethanash për autorin, është  plagë që po hapet shpejt, përmasë e së cilës çon kah pakësimi i njerëzve të tij që janë ADN e kombit.

Ismet Krasniqi nëpërmjet poezive të tij përcjell mesazh te lexuesi, reflektime personale ndaj dukurive cilado qofshin ato, brenga për fatin njerëzor, përshkrime të ngjarjeve të luftës nëpërmjet lutave të lirisë, shqetësime për gjendjen e atdheut, mall për shokët e tij me të cilët ka kaluar kohë jete etj.  Autori Ismet Krasniqi me vëllimin më të ri poetik, foleja e shqipes, na ofron vlerën dhe peshën e vargut që mbartë në brendi mesazhin e së vërtetës për të djeshmen, për të sotmen dhe të nesërmen që dha ndër breza njeriu ynë në sakrificë deri në vetëflijim për atdhe me pushkë, penë e këngë.

Poeti në poezitë e tija ndjen realitetin dhe notën e dhënë, qëndrueshmërinë, faktin tp fjalës dhe moralin të këtyre njerëzve të frymëzuar për atdheun e vet me pushkë, këngë e jetë. Edhe sapo fillojnë sekondat e mbarimi i minutave të fundit, poeti nuk ndalet pa trajtuar ngjarjet e muajve apo viteve rreth qenies dhe frymës kombëtare që shkaktojnë, qoftë ndjenja gëzimi apo pezmi e mllefi, përmes komunikimit të fjalës që është arma më e fortë e poetit, filozofit, aktorit të skenës e filmit dhe humorit Ismet Krasniqi.

Image
Ballina librit të autorit Ismet Krasnit me titullin “Foleja e shqipes”

E keqja e madhe që sot luan tri seritë e ditës me fatin e Kosovës si: të foshnjës që kërkon ngrohtësinë e nënës, të rinjve që kërkojnë këshillën dhe dijen universitare dhe patriotëve që janë në gjendje gatishmërie njëzet e katër orë në mbrojte të popullit të vet, poeti nuk ngurron por  vazhdon të japë nga vetja plotësimin e projektit se si do të dukej Kosova sot dhe nesër. Vargjet në poezinë ,,Fortesë shkëmbi’’ thërrasin kështu. Prandaj, sfida e tij është që me këso guximi, vlerë e luftëtarëve shqiptarë, të operojë fenomenologjinë apo dukurinë për të bëmat ndaj atdheut, dje, që sot kush pos dorës sime duhet të mbaj Flamurin e nacionalizmit.

Shtrohet pyetja sot mos vallë, Kosova dhe shqiptarët kanë nevojë për bijtë e këtij shekulli të këtyre vlerave, padyshim se pot thotë poeti në poezinë ,,Pishtar lirie’’

Këtu vargjet kumbojnë aq fuqishëm dhe në një vijë melodike dhe në një platformë kombëtare politike si dy instrumente lirie pushka dhe çiftelia. Do të vij një kohë, dhe do të ngreh një monument lirie, në hisen e plotë të gjeografisë kombëtare, vetëm për heronjtë e mi, askush nuk do të ketë guxim, të shkruajë a  të flasë për ta si unë. Heronjtë e Ismetit janë nga më të ndryshmit, dhe janë po aq të barabartë në lirinë që ua sollën shqiptare dhe trojeve tët tyre stërgjyshore. Në të dyja variantet, poeti fuqizon besën dhe dashurinë për kombin e atdheun, i cili sot, sikur duket është liruar për nga vlera dhe shkon drejt degradimit të shoqërisë shqiptare.

Mendimi poetik divergjent, nuk kalon në sentimentalizëm, as defetizëm dhe as në pesimizmin e poetit, por mesazhi troket ndërgjegjshëm sot te shoqëria që po e ndërtojmë, prandaj kjo porosi sforcohet edhe më tej me veprimet direkt te vargjet, te poezia e radhës. Poeti Krasniqi, shquhet si një nga depërtuesit e thellë të mendimit filozofik të etnosit tonë dhe kjo vërtetohet me vargjet e cituar më lart, se është e vërtetë kjo filozofi e formësimit nëpër breza, edhe ne si studiues të vargut jemi dëshmitarë të kohës, që ka ndikuar dhe duhet në vazhdimësi të përmbushim detyrën tonë si intelektual para kombit dhe atdheut. Në të kundërtën marrim rrugën e keqe, apo të mbrapshtë thënë me drejt kundër vetvetes. Po poeti nuk ka defetizëm, por këmbëngulësi, sepse ai është ushqyer me dijet e intelektualizmit se si duhet me dhanë për atdheun dhe popullin e këtë na dëshmon edhe me vargjet për ,,Pjetër

Poeti shpalos edhe plagën e vjetra, që ia gërryen shpirtin si lumi i tërbuar pas të reshurave monsunike, e kush ma mirë se Krasniqi e metaforizon këtë plagë, pasi është përjetues si pjesa më e madhe e shqiptarëve, zogjtë e vetë i ka jashtë folesë së vet, këtë e paraqet në poezinë : E kam të mësuar se poetët nuk kanë fund, prandaj edhe poeti Krasniqi nuk ndalon me këtë vepër, por vazhdon sikur vazhdon populli rrugëtimin drejt majës për të parë se çfarë fshihet pas saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat