Libri që na shndërroi në feministe

Libra

Libri që na shndërroi në feministe

Nga: CAROL J. ADAMS Më: 12 shtator 2017 Në ora: 18:26
Ballina e librit

Ishte viti 1960, isha 19 vjeçare kur bleva botimin e parë të librit “Politika Gjinore”. Libri i parë i Kate Milletit, i publikuar një vit më parë, u bë një fenomen që kishte pak gjasa të ndodhte –  të bëhej tezë e përhapur në të gjithë botën. Nga ai vit më së shumti më kujtohet ajo ndjenjë e parehatshme kur lexoja zonjën Millet, e cila vdiç të mërkurën, si dhe teoritë e motrës së saj feministë që u shfaqën në atë kohë. Sikur të isha njëra nga “Dhomat pa Mbarim” të Yayoi Kusamit, vetëdija ime si dhe vetëdija e gruas që njihja, morën një dimension të ri.

Në raftin e bibliotekës sime, pran klasikëve feminist, gjendet edhe volumi i “Politikës Gjinore”. “Dialektika e Seksit” nga Shulamith Firestone si dhe “Lidhja Ndërmjet Motrave Është e Fuqishme” nga antologjia ambicioze e Robin Morganit, u publikuan në vitin 1970.  Një vit më pas, në Shtetet e Bashkuara, Germaine Greer publikoi librin “Rojtari i Femrave”. Vazhda e librave të rëndësishëm feminist vazhdoi në atë mënyrë që vite rradhazi pasuan publikime të vepra të mëdha si: “Zemërimi dhe Femrat”(1972) nga Phyllis Chesler, “Përtej Zotit dhe Babait” (1973) nga Mary Daly, “Gratë në Urrejtje” (1974), dhe “Kundër Vullnetit Tonë” (1975) nga Susan Brownmiller.

Këto autore dhe shumë gra të tjera, duke përfshirë Adrienne Rich dhe Angela Davis, shfaqën mprehtësi që më tundën themelet e të menduarit si mua, ashtu dhe shumë grave të tjera. Megjithatë, mbetet libri i Zonjës Millet që më shndërroi në feministe.

Më kujtohet se si vështroja me ngulim pikturën e Alice Neel, e paraqitur në faqen e parë të revistës Time në gusht të 1970-ës.  Aty shfaqej portreti i Zonjës Millet me një dukje plot vetëbesim. Tek sa po vazhdoja ta shikoja me ngulim, më kaploi një ndjenjë që më bënte të besoja që edhe unë isha e pathyeshme. Në këtë rrjedhë, atë vjeshtë fillova te merrem me analiza feministë të literaturës time klasike. Ndoshta ende nuk isha gati për ta pushtuar botën, por isha mjaftueshëm gati sa për ta analizuar “La Belle Dame Sans Merci” të John Keats.

Më 1963, Bettz Friedan më quajti “feministe mistike”,  një problem i pa emër. Ishte zonja Millet që i dha emër këtij problemi – politikë gjinore – duke shpjeguar edhe shkaktarin e tij: shoqërinë patriarkale. Ajo futi konceptin “Sistemi Patriarkal si Institucion Politik”, dhe pajisi lexuesit që të bëhen teoricienë të vet-vetës për kulturë. Zonja Millet bëri revolucion në të menduarit tonë, duke na ndihmuar të konceptojmë strukturat e pushtetit që më parë janë konsideruar si territore jo politike si: shtëpia, literatura, lidhjet romantike.

Është shumë çliruese të kuptosh që mund ta ndjekim konceptin e Zonjës Millett edhe më gjerë. Mund ta futim në përdorim përbrenda punës tonë, shkollave tona, martesave – dhe vet politikës. Teoria ka rëndësi sepse është në gjendje të shtyjë tutje ndryshime thelbësore.

Tani u bënë 47 vite që kur në sipërfaqe të bardhë të revistës, u shfaq ky titulli me shkronja të mëdha e të zeza.  Sfida që sot na shfaqet kur mendojmë për termin “Politikë Gjinore” është fakti se jemi të vetëdijshëm që analiza që bëri zonja Millett, vlenë edhe për kohën që po jetojmë sot. Presidenti Trump rikthej në vëmendje edhe një valë të dytë të feminizmit. Të mburrurit seksual? Diskutimi i trupit të femrës si objekt? Magjepsja dhe neveritja ndaj gjakderdhjes se grave dhe funksioneve të tjera trupore? Kontrollo, kontrollo, kontrollo.

Sipas Zonjës Millett, literatura misogjiniste – ilustruar nga shkrimet e D.H. Lawrence, Henry Miller, Normal Mailer dhe Jean Genet- ishte shtytës kryesor i klimës armiqësore mashkullore. Mjetet për ta përhapur një klimë të tillë – @realdonaldtrump – janë rritur në mënyrë eksponenciale.

Kur zonja Millet flet rreth “mjeteve me karkater politik për bindjet patriarkale rreth femrave”, më shkon mendja te debatet për shëndetësi që u zhvilluan vitet e fundit, referenca që një legjislator shtetëror i bëri grave shtatzëne si “strehuese” dhe fakti që, pranverën e kaluar kur u shkrua projekt-ligji për shëndetësi, as edhe një senatore femër nuk u ftua te kontribuojë në shkrimin e tij.

Zonja Millet sfidoi kushtëzimin gjinor të fëmijërisë së hershme e cila “ kalon në një qark të një profecie që sillet pambarim rreth një të vërtete të vetme”. Si të mendojmë ndryshe për palët që “shfaqen” atëherë kur prindërit që presin fëmijë, tregojnë gjininë e fëmijës së tyre?

Diskutimi që bënë ajo rreth familjes si “institucioni më i rëndësishëm patriarkal” papritur ndjehet përsëri, atëherë kur mendon për familjen e parë. Patriarku, siç definohet “udhëheqja nga babai”, ka gjetur një domethënie të re në Shtëpinë e Bardh të Trumpit.

Puna e zonjës Millett nuk ishte shteruese. Puna e saj si dhe teoria feministe u pasua nga ide tjera të rëndësishme për barazinë dhe mos-barazinë, intersektorializmin dhe kolonizimin. E dua zonjën Millet për ambiciet e saj. Ajo deshi që ne t’i kuptojmë të gjitha: që nga pompa e benzinës që qëndroj në 1960, Takimi për të Drejtat e Grave në Ujvarat Seneca më 1848, deri te diskutimi anatomik i orgazmës së femrës. Ajo do të kalonte nëpër të gjitha, ajo vërtetë kaloi në të gjitha: gëlltiti nga pasuria e materialit të antropologjisë, teologjisë, historisë, ekonomisë dhe literaturës, duke na mësuar ta njohim politikën gjinore që përthekoi të gjitha.

Kate Millet përfundoi librin e saj me një paragraf shpresë-dhënës, duke treguar se si “lëvizja e grave të reja” do të “bashkohen me zezakët dhe studenët në një koalicion radikal në rritje”. Për një çast, “të baraspeshuara nga progresi apo shtypjet politike”, zonja Miller shpresoi që gratë mund të ndikojnë në disponimin e popullit drejt një revulucioni shoqëror. “Për ta ndryshuar kualitetin e jetës duhet ta transforomojmë personalitetin, dhe kjo nuk mund të bëhet pa liruar njerëzimin nga tirania e kategorizimit gjinorë – shoqëror dhe nga stereotipet gjinore – duke mos harruar as shfuqizimin e kasës raciste dhe klasave ekonomike.” Gruaja e ardhshme në Mars do të mund ta përshtat këtë si moto të saj.

Të mërkurën në mbrëmje,pasi ndëgjova për vdekjen e zonjës Millett në Paris, shkova te rafti im i librave. Aty qëndronin të gjitha: veprat që na transformuan mënyrën se si e shohim botën. Mora librin e zonjës Millett dhe e hapa te shënimi i fundit. Ndoshta pas gjithë këtyre viteve, nuk ishte vetëm elani, vetëbesimi, ambicia, apo dituria e zonjës Millet që ndikoi te unë. Më shumë se aq, ishte fakti që ajo përfundoi librin me një vizion shpresë-dhënës për të gjithë ne. Ne, që do të mund të krijojmë “një botë që të mund ta ruajmë nga shkretëtira që sot jetojmë.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat