”Dosja B” e Jusuf Buxhovit në anglisht

Libra

”Dosja B” e Jusuf Buxhovit në anglisht

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 23:12
Romani “Dosja B” i shkrimtarit Jusuf Buxhovit

Romani “Dosja B” i shkrimtarit Jusuf Buxhovi, që me disa botime brenda një kohe të shkurtër arriti të jetë ndër veprat më të shitura në vend, botohet në anglisht.

Botuesi i njohur amerikanë “Jalifat Publishing” nga Houston bëri të ditur se këto ditë del nga shtypi “Dosja B” në përkthimin e Avni Spahiu.

Botuesi amerikan njofton se promovimi i “Dosjes B” bëhet në SHBA, në disa qendra të mëdha, në fund të nëntorit kur edhe do të vihet në qarkullim në dy rrjetet më të njohura librare amerikanë si dhe në Amazon.

Promovimi i romanit në anglisht parashihet të bëhet edhe në Prishtinë dhe Gjakovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat