Shkollat dhe arsimi në Perfekturën e Prizrenit 1889-1944

Libra

Shkollat dhe arsimi në Perfekturën e Prizrenit 1889-1944

Nga: Ibrahim Shatri Më: 25 tetor 2017 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Ky liber i shkruar nga autori Metë Shatri nga Prizreni,  po të lexohet  me vëmendje vëren vlera të jashtëzakonshme në fushën e arsimit në përiudhën e cekur. Autori udhëhiqet nga tri burime Kryesore të cilat e kanë shtyrë të shkruaj:

-Ndikimi i mësuesve të pare për hapjen e Shkollës shqipe (Matija Logoreci) në Prizren 1889.

-Xhaxhai dhe ndikimi i tij (Halil Syla) I cili me vite ka folur  në familje për mësuesit e hershëm  dhe kurreshtja e vet autorit  për togëfjlëshin’ tri ditë oj shqipni” e dëgjuar nëpër oda.

Ndikimi i këtyre të folurave vuri në levizje  autorin dhe nxjerrë e librin e theksuar. Indikacion i madh psikologjik është se ai i përjeton këto tri moment thellë në ndjenjat e tij, i përvishet punës dhe jep rezultat. Libri është një vlerë e madhe  për arsimtarët dhe për arsimin shqip në përgjithësi (Kosovë-Shqipëri). Autori me një punë të thukët analizon arsimimin në një periudhë mbi gjysmëshekullore dhe arrinë që lexuesin ta kënaq me të gjeturat arkivore mbi zhvillimin dhe përhapjen e arsimit në atë periudhë.

Komuna e Prizrenit duke falenderuar intelektualët, arsimtarët e duke rikthyer kujtesën në histori dhe rrjedhën e saj, shkollën fillore “17 Nëntori” e  riemrojnë  në “Matija Logoreci” nga Ministria e Arsimit 1992 .Kjo vlerë historike arsimore ringjallet jo vetëm në mendjen e arsimdashësve pas një shekulli e më shumë, por e gjithë  shqiptarëve në tërësi. Autori para se të flas për shkollen e parë shqipe në Prizren 1889, 1 maj, themelet e para të ngritura nga mësuesi Mati Llogoreci, e para shkollë laike në Kosovë,  ai bën një parahyrje ku flet për gjendjen e shkollave nën pushtetin turk  dhe rolin e mësuesve dhe rilindasve kombëtar shqiptarë.

Në fillim edhe dokumentet e më hershme të  shqipes si deshmia e shkrimeve shqip me alfabet latin e që është  raporti I Domenikanit francez, Brokard(Brokardus Monakus), arqipeshkv i atëhershëm i Tivarit (1332). Për këtë më vonë ka four edhe Mary Edif Durhan( 1863-1944), pasataj studiues rumun Nikolla Jorga, i cili zbulon në biblotekën Laurentine të Firencës Qarkoren për pagëzimin nga prindërit e femijës së vdekur e të cilën e kishte shkruar Palë Engjulli  për nevojat familjare (1462), e kjo ishte si vijon: “Un të  paghesont për ‘ emenit Atit e t’ birit e t’ s’piritit senit” , e që do të thotë: “Unë të pagëzoj për emrin e atit të birit e të shpirtit të shenjtë”.

Pastaj përmend Gjon Buzuku (XVI) “Meshari” , i botuar në vitin 1555, që libri ruhet  në bibliotekën e Vatikanit. Ku  Pjetër Bogdani këtë libër e përmend me titull “Ungjilli” në vitin 1665.

Autori thekson Pjetër Budin (1566-1622) i cili ishte në krye të levizjes antiosmane të kohës dhe vdes në rrethana të dyshimta ka shkruar: “Doktrina e Krishterë”, “ Pasqyra e të rrëfyemit’ dhe “Rituali Roman”, gjithashtu thekson Frang Bardhin si i veçant në histori për hartimin e fjalorit të parë në gjuhen shqipe (Latinisht-shqip), 188 faqesh, 2544 fjalë shqip dhe 5000 fjalë latine.

Pas kësaj lutjeje, ai thekson Pjetër Bogdanin, vepra kryesore e tij “Ceta e Profetëve” e  botuar në Padovë 1685. Përmend Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) ishte vikor në Arshipeshkvinë  e Shkupit si përkrahës i ideve për zhvillimin e arsimit dhe të letërsisë shqipe. Botoi në Romë një tekst të vogël prej 46 faqesh, ndoshta mund të jetë teksti më i vjetër në shqip i shkruar në të foluren e Gjakovës, 1743 i quajtur; manual i shkurtër i Doktrinës së Krishterë, i përkthyer nga Italishtja në gjuhën shqipe. Mandej ai përmend shkollat e hershme krishtere në gjuhën shqipe e duke u bazuar në dokumente arkivore. Sipas burimeve që ka përdorur autori del se shkolla e parë e dokumentuar në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës me 1632, e kjo sipas misionarit amerikan Edvin Jaeques, pasatj pakë më vonë në Prizren (1638), Troshan (1639), Shkodër 1698. Mësues në to ishin: Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër  Dharmiu. Kjo sipas studiuesit prof. dr. Hysni Myzyri, sunduesit osman nuk i panë me sy të mirë këto shkolla dhe morën masa për ndalimin e tyre.

Autori në mbështetje të burimeve të shfrytëzuara si libri i Serë Gjergjit, doktorant në letërsi si Stublla e Karadakut është bërë me shkollën e parë shqipe (1584), ishte; e rangut të kolegjit. Në kohët e mëvonshme shkolla shqipe mori hovin më të madh në Shkodër 1855. Por ndaj të gjitha këtyre reaguan autoritetet osmane dhe i mbyllen.

Me Traktatin e vitit 1699 të Karllovitzit (Karllovcit) luftës osmane – austro-hungareze

Austira  mori përsipër mbrojtjen e të gjithë Komunitetit Katolik në Shqipëri dhe reagoi kundër autoritetëve Osmane që rrënuan objektet shkollore duke dërguar anije luftarake luftarake  në grykën e lumit Buna. Porta e sheh seriozitetin e forcave dhe kërkon ndjesë dhe mori përsipër rindërtimin e ndërtesave të shkollave që rrënoi.

Pas kësaj, kështu filluan të themelohen Seminare si Kolegja Papuare Shqipëtare që në këto seminare duhej të mësohej edhe gjuha shqipe.

Më 1878 në shkollën ,,Motrat Stigmantine”, themeluan shkollën femrore Françeskane prej 200 vajzazh. Sipas disa shënimeve ekzistonin atëherë 21 shkolla fillore  filllore në gjuhen shqipe sin ë Durrës  dhe pjesën veriore por edhe Prizren, Shkup, Gjakovë, Pejë.Qeveria Austriake kishte marrë përsipër financimin e shkollave.

Në libër gjejmë veçime të shkrimeve të hershme shqipe të kishës Ortodokse. Ai paraqet Vaskopojën (afër Korçes) si qendër  (qytet) i njohur për nga njerëz të ditur, kulturë, zejtari  dhe tregti. Ky qytet u bë i famshëm për shtypshkronjën  e themeluar 1720 si e para në ballkan, pas asaj të Konstandinopojës. Këtu  punuan  David Selenica ,  vllezer Konstandin e Thomas Zograti, të cilët u shquan në fushën e artit dhe kulturës. Në Vaskopojë veproi  Teodor  Kavaljoti , ishte nxënës,  e më vonë  edhe drejtor i akademisë në Vaskopojë (1770). Ky botoi një studim shkencor për gjuhën shqipe: Lecion Tetraglossan (Latinisht, Gjermanisht dhe Rumanisht), aty kishte edhe një fjalor prej 1200 fjalësh shqip.

Një i ditur tjetër është  Theodor Haxhifilipi (Vaskal Todhri). Ky u përpoq për shkrimin e gjuhës shqipe. Përktheu veprat fetare: “Dy Dhjatat (e Vjetër dhe e Re). Ky pati një fat  të keq pasi u kthye nga Evropa, supozohet se u vra nga kisha ortodokse greke 1805.  Naum Bredhi (Veqilharxhi), botoi në Konstandinopojë një çarkore e titulluar “ Një Qarkore Shqiptare” 1846, e shkruar në greqisht. Me këtë Qarkore bënte thirrje shqiptarëve që të zgjoheshin dhe të nxirrnin në dritë gjuhën e tyre amëtare. Ai krijoi edhe një alfabet të vetin me 33 shkronja më vonë ky u botua si libërth, në abetare me 8 faqe. Këtë më vonë e zgjeron dhe e pasuron, të cilën e boton me titullin “Fare i ri e veto shqip” 1845. Peshkopi i Gjirokastrës Neofil Gjirokastriti me të marrë Evetarin si dhuratë Veqilharxhi filloi në shqip sherbesën e tij. Sipas Ilo Mitko Qafëziu ky ishte i pari dhe i vetmi peshkop i cili, ndihmoi për hapjen e gjuhës shqipe në kishë dhe në shkolla. Meqënse ishte njeri me ide përparimtare për përhapjen e gjuhës shqipe, në Stamboll Qarqet e pushtetit e helmojnë.

Pas një studimi që bën Ilo Mitko Qafëzezi 1938 hartoi një tregues prej 47 dorëshkrimesh dhe librash me vlerë. Nga këto ishte edhe Dorëshkrimi më i vjetër i shkruar në dilaketin toskërishtë, i shkruar nga Kosta Jiromanak Berati,  154 faqe i shkruar në gjuhën shqipe me alfabet grek. Ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës .

Në pjesët jugore të Shqipërisë mësimi në gjuhën shqipe është përdorur për herë të parë në vitin 1629 nga arbëreshi Zef Skiro, i cili punoi 25 vite në vendbanimet e bregdetit të Himarës dhe fëmijëve ua mësoi në gjuhën shqipe “ Doktrinën e Krishterë”. Mandej më 1660, Onufer Konstandini, hapi një shkollë ku vazhdoi punën 3 vjet. Kurse më 1852 në fshatin Lavdar të Oparit (afër Korçes) mësuesi përdori abetaren e Velqilhargjit, për t’ia mësuar shqipen nxënësve.

Në këtë libër, autori parashtron rëndësinë e Arbëreshëve të Italisë së Jugut si Lekë Matranga (1566-1619) e përkthyer “Doktrinë Kristiane” apo “E mbesuem e krishter”, botoi më 1592 në Romë në dialektin arbëreshë të gjuhës shqipe. Ky është libri i dytë për nga vjetërsia pas “Mesharit “ të Buzukut. Kurse Nilo Katalano (1637-1694) hartoi një gramatikë shqip dhe një Fjalor- italisht dhe anasjelltas. Poashtu  edhe Jul Variboba (1724-1788) nga Busal San Giorgio Alabanese të Kozancës në Itali, boton në Romë 1762 Vëllimin e tij poetik “Gjella (Jeta) e Shën Marisë Virgjër”, paraqet përmes vargjeve gëzimet dhe hidhërimet e Arbëreshëve .

Shkrime shqip me alafabetin arab edhe pse Porta e Lartë kishte qëndrim armiqësor ndaj gjuhës shqipe dhe përhapjes së arsimit dhe kultures shqiptare autori i veçon rëndësinë Nezim Frekulla (1685-1760), Bejetexhi i moderuar dhe njëri ndër të parët që shkroi vjersha shqip me alfabet arab si dhe disa vjersha të titulluara ” Divani Shqip”. Pastaj Hasan Zuko Kamberi (XVII- XIX), shkroi disa poezi duke vënë në spikamë plagët më të rënda të shoqërisë së atëhershme shqiptare. Këto poezi ishin “Paraja”, “Bahti im”, “Gratë e Va” etj. Këtu ceket edhe Muhamet Kyqyku (1784-1844) me poema narrative të tij “Isufi Zilihaja” novela “Erhevaja”. Në këta bejtexhinjët thekson Dalip Frashërin  i cili përkthen poemen “Hadikaj’ 1826 të poetit Fuziliu dhe vëllau i tij Shahin Frashëri përkthen “Muhtarnameja” vepër klasike. Kjo ishte një meritë e çnuar në fushën e shqiprimit të veprave të tilla  në gjuhën shqipe. Kjo rrymë nuk ia doli që t’iu përballoi kërkesave të kohës që parashtroi Rilindja Kombëtare dhe Lidhja Shiptare e Prizrenit, sepse vepra të tilla ishin shkruar me alfabet arab e me kalimin e kohës humben rëndësinë e tyre.

Në vitin 1824 Krerët e ditur të asaj kohe kishin bërë marrëveshje që Shoqëria Biblike e huaj dhe Britanike me qendër në Londër të shtrijnë aktivitetin e vet bamirës edhe në Shqipëri së pari në fushën e përkthimit të shkrimeve të shënjta në gjuhën shqipe. Kjo arriti të përkthente dhe ta shtyp Ungjillin  sipas Mateot, më vonë botoi edhe Dhjatën e Re, duke përdorur shkornjat greke me disa ndryshime dhe modifikime të atyre shkronjave.

Kristoforidhi ishte i lidhur ngushtë me gjuhën shqipe, ai shkroi  disa vepra: Abetare në Gegënishtë dhe Toskërishtë (1867-168), gramatikë e gjuhës shqipe (1882), tregim Gjahu i Malsorëve, Fjalori i Gjuhës Shipe në shqip dhe greqisht me 12 mijë fjalë botuar pas vdekjes më 1904. Kristoforidhi punoi në Shoqërinë Biblike në Konstandinopojë duke u marrë me përkthimet e pjesëve të Biblës në gjuhën shqipe.

Më 1891 më 15 tetor Gjerasim  Qiriazi me motren e tij Sevastinë hapi shkollen e parë shqipe për vajza në Korçë. Pas vdekjes së tij punën e vazhduan të dy motrat Sevastija dhe Parashqevija, të cilat edhe përkundër reagimit të ashpër të Perandorisë Osmane dhe Patrikanes Greke –pushtetit lokal ato vazhduan veprimtarinë, por këtyre ju dha një përkrahje nga Bordi i Misionit Kongregacional në Boston ku dergoi Fineas Kendein me të shoqen për të bashkëpunuar me këtë shkollë, e kjo u bë me ndërhyrjen  e Ambasades Amerikane në Konstandinopojë. Shkollës “Qiriazi” iu u dha edhe emri i ri –shkolla amerikane.

Sevastija kreu studimet pedagogjike në Kolegjin Oberlin të Ohajos (SHBA) dhe kthehet më 1908 drejtuese e shkolles shqipe të vashave në Korçë. Ajo hartoi disa tekste mësimore: Gramatika Elementare për shkolla fillore, Shkronjëtorja e Gjuhës Shqipe, Historia e Kohës së moçme, Numratorja, Fizika, kurse e motra Parashqevija botoi: Abetare për shkollat e para, Manastir 1908 edhe kjo kishte kryer fakultetin e pedagogjisë në Universitetin e Oberlinit (Shba).

Perandoria Osmane nuk kishte hapur shkolla në gjuhën shqipe sipas shënimeve që na jep në librin e tij faqe 39 autori thekson që Nol Mlakom në librin “Kosova-Një histori e shkurtër” sjell të dhëna që në vitin 1830 kishte filluar një sistem i ri i shkollave në gjuhën Osmane për nxënësit muslimanë. Nga gjysma e vitit 1860 kishte në Prizren 70 shkolla fillore për fëmijë meshkuj musilmanë në gjuhen turke, 7 shkolla për vajza, dhe një shkollë të mesme.

Këto shkolla që quheshin edhe ‘seminare islamike “ ishin hapur edhe në Kosovë në disa qytete. Kurse më 1836  komuniteti serb në Prizren kishte arritur të hapë dy shkolla fillore. Ata pak më vonë kishin shkolla në Prizren. Gjakovë, Pejë, Vuçiterrnë, Graçanicë. Në vitin 1848 në Prizren, Gjakovë, Janjevë dhe Stublle kishte shkolla për komunitetin katolik,  por jo në gjuhën shqipe, por në gjuhën italiane. Me këtë segergacion  u mohohej e drejta e shkollimit në gjuhë amtare vetëm shqiptarëve .

Në fillim të shekullit XIX  Rilindasit Kombëtar Shqiptarë duke parë përpjekje për konsolidimin e shteteve kombëtare dhe çlirimin e tyre nga pushtuesi në ballkan e që vëreheshin pretendimet territoriale të Greqisë, Serbisë, Malit të Zi në dëm të tokave shqiptare, shkrimtarët dhe intelektualët shqiptarë  në këto rrethana formuan Lëvizjen Rilindja Kombëtare shqiptare, e cila duhej të interesohej për vetë çështjen e kombit shqiptarë. Në këtë mënyrë me botimin e veprës së Jeronim De Rades “Këngët e Milosaos” shënuan dhe vitin e fillimit të rilindjes kombëtare shqiptare. Këta patriotë, intelektualë dhe idiologë ishin: Naum Veqilhargji, Jeronim de Rada, Hasan Tahsini, Abdyl , Naim dhe Sami Frashëri, Zef Jubani, Pashko Vasa, Jani Vreto, Konstandin Kristoforidhi, Fimi Mitko, Koto Hoxhi e të tjerë.

Shtyllë apo bosht kryesor i programit të Rilindjes ishte vepra e Samiut: “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet’ (1899).

Një pjesë e këtyre intelektualëve formuan në Stamboll “ Shoqërinë e të shtypurit shkronja shqip”, këta ishin: Sami Frashëri, Pashko Vasa, Jani Vreto dhe Koto Hoxhi. Më vonë nga kjo u hapen edhe disa degë: Bukuresht, Aleksandri, Sofje. Ajo në Bukuresht formoi shtypshkronjën dhe botoi shumë libra shkollorë dhe të letërsisë artistike.Më vonë përveç shoqërisë në Stamboll u formuan edhe Shoqeri të tjera si Itali dhe SHBA.Në Shqipëri u themeluan Shoqëria “Bashkimi’ (1899), në Shkoder; po aty edhe shoqëria “Agimi” , të cilat përgaditën materialet dhe propozimet gjatë Kongresit të alfabetiti në Manstir (1908).

Shtypi I kohës  luajti një rol të veçant si revista, gazeta për njoftimin e opinionit mbarë shqiptarë dhe sensibilizimin e tij për çështje të përgjithshme shqipëtare si për shembull angazhimin për Pavarësinë e Shqipërisë nga Përandoria Osmane.U  botuan keto revista; Flamuri I Arbërit( 1883-1887) nga De Rada, “Drita “ nga shoqëria e Stambollit (1884-1889), “Shqipëtari” I Nikolla Naços 91888-1903), ‘Albania” e Faik Konicës (1897-1909), “ Drita” e Shain Kolonjës (1901-1908),” Shpresa e shqipërisë” e Nikoll Ivanjajt  ( 1905-1907); gazeta “Dielli” e Fan Nolit, “Rrufeja” e Thana Pashkos etj.Me 18798 në Stamboll botuan “Alfabetaren e gjuhës shqipe “nga Sami Frashëri, Jani Vretoja, Pasko Vasa  e të ndihmuar nga Koto Hoxhi.

Krahas këtyre filluan të shkruajnë e botojnë si Ndre Mjeda, Jerasim Qirjazi, Thomai Avrami, Loni Logoreci, Petro N. Laurasi, Ndoc Nikaj, Shtjefen Gjeqovi, Andrea Zako Qajupi, Faik Konica, Filip Shiroka , Luigj Gurakuqi etj, por nuk mbeten prapa as arbëreshët e Italisë e që vazhduan me krijimtarinë e De Radës, Santorit dhe më vonë Zef Serembe , Zef Skiroit, Bërnard Bilota, Kozomo Seremba etj.

Zef Jubani me 1871  botoi librin “Përmbledhje këngesh popullore dhe rapsodish shqipëtare’ . Në parathënien e këtij libri ai shpreh pikëpamjet e veta për shkollen kombëtare e cila duhet të jetë e çliruar nga klerikalzmi dhe të huajat e të shkputet nga mësimet otomane. Në analizat e tij  klerikalzimin e shihte si rrezikun më të madhë për letërsin, gjuhën dhe trashegimin tonë kulturore. Në botimet tij ishte përfshir edhe poezia, vjersha e titulluar “ Zani I kasnecave” I cili ishte një kushtrim I fuqishëm kunder  sundimit  Osman.Kjo poezi pati ndikim të Pashko Vasa për të shkruar poezin e tij “O moj shqipni”.

Autori në libër duke përdorur burime të veçanta ka theksuar dhe rolin e Jani Vretos (1822-1900) I cili botoi shkrime shqip të Alfabetarja e Stambollit 1879 , “ Drita ‘ (1884-1885) Bukureshtë .Fimi Mitko (1820-1890) botoi “Bleta shqiptare” me këngë të zgjedhura popullore me karakter historikdhe lirik . Tematikë kishin luftën e popullit shqiptar kundër pushtuesit të Pernadorisë Osmane.Naim Frashëri (1846-1900)  me 1880 kishte shkruar vepren e parë në gjuhen shqipe me titull “Shqipëria”.Ai botoi për nevojat e shkollave të bashkëkombasëve të tij ‘ Vjersha për mësonjëtoret e para” , “ Historia e përgjithshme’, “e Kendimit Qunavet Këndonjëtorja”, ‘ Dituria” etj.Një pjesë e tyre lidhet drejtë përsëdretji me kërkesat e ngutshme të mesimit të gjuhes shqipe .

Sami Frashëri (1850-1904) shkroi vepra me karakter arsimor e shkencor.Ky në projketin e tij e trajtoi arsimin si një çeshtje shumë të rendësishme për kombin.Ai me kohë në Projektin e tij kishte projektuar Sistemin Arsimor kombëtar me mësim në gjuhen shqipe, me të gjitha shkallët e shkollimit unik, demokratik,  shtetëror  dhe pa pagesë.Parashihte që Arsimi fillor të jetë i obligueshëm për të gjithë fëmijët 7-18 vjeçar, djemët dhe vajzat duhet të mësonin  bashkarishtë.Ka shkruar studim “ Gjuha shqipe të alafabetarja e Stambollit” , “ Abetarja shkronjëtorja” (gramatikë), Dheshkronja etj.

Jeronim de Rada (1814-1903) arriti që 1849 në Kolegjin e Shën Adrianit të fuste mësimin e Shqipes  duke u bërë vet mësues , por kjo nuk zgjati shumë , 3 vite e sërish u pushua nga puna për shkak të ideve të tij.Me 1861 botoi : “Parimet e estetikes”, “Lashtësia e kombit shqipëtar” , “Rapsodi të një poeme arbëreshe “ etj.

Panajop Kupitori (1821-1881) e hapi një shkoll shqipe të natës për arbëreshët e greqisë, nxënesve ju mësonte gjuhen shqipe por me alafabetin grek.Ai ishte autor  i tekstit shkollor ‘abetare e gjuhes shqipe’ e botuar në vitin 1860.

Koto Hoxhi (1824-1895) ishte autori i Komisionit të posaçem për shqyrtimin e çështjes së alafabetit e ndër të tjerë Sami Frasheri, Pashko Vasa, Hoxha Tasin, Jani Vreto etj.Këta arritën që 1879 të vendosin një alfabet e që njihej Alfabeti I Stambollit .Me këtë alfabet u shtyp libri i parë me titull ;Alfabetare e gjuhës shqipe .Koto Hoxhi u bë simbol i heronjëve dhe martirëve të shkolles shqipe . Ai u kthy nga Stambolli në vendlindje.Ai punoi 1873  në Qestarat të Gjirokastrës në shkollën e mesme teologjike greke . Me 1879  pas botimit të abetarës shqipe, ai gjatë orëve të lira fshehurazi,nxënesve shqipëtar iu mësonte shkrojnat shqip.Pasojat e kësaj i përjetoi rëndë nga pushteti otoman.E denuan me burg e futën në burgun e Gjirokastrës dhe pastaj e transferuan në burgun e Stambollit  ku nga vuajtjet çnjërzore Koto vdiq atje me 1895.

Shkolla e parë shqipe në Korçë u hap me 1887 në shtëpinë , pronë e Dijamant Terpus nga Korça .Hapja e shkollës u bë e mundur nën ndikim e Naim Frashërit i cili arriti të merrte lejen   nga pushteti otoman për këtë shkollë private e në emër të Pandeli Sotirit e për t’iu shmangur pengesave të klerit të atjeshëm.Pandeli Sotiri ishte mësuesi i  parë i kësaj shkolle.Numri i nxënsëve në fillim ishte 35, pas dy muajsh  në 60 ,  pas 2 vitesh në 200nxënës.Djem e vajza mësonin bashkë.Tekstet mësimore vinin nga Stambolli e Bukureshti të Sami Frasherit si : Gramatika,  Abetarja , Gjeografija.Kjo ishte e ndihmuar nga shoqëria e Stambollit dhe Drita e Bukureshit. Më vonë më 1891 u hap shkolla e vajzave “Qiriazi’ nga Qerasim dhe Sebastije Qiriazi, pastaj u hap shkolla në Pogradec me mësues Koço Sotrin , Kolononjë me mësues Petro Nini Luarasi 1865-1911.Ky shkoi në Sofje Stamboll, Bukuresht  për të kërkuar ndihmë financiare dhe libra për shkollen dhe disa shkolla të tjera : Trestë, Selanicë, Vodicë dhe Gostavorishtë.Këta kishin pengesa administarative të pushteti otoman dhe vetë krelit, peshkopit të Kosturit , filloretit duke mallkuar Petro nino Luarasit dhe shkronjat shqip.

Nga viti 1892-1895 përgjegjësia për shkollë e djemve mbeti mbi Nuçe Naçon.Këtë e arrestojnë dhe e burgosin në Manastirë dhe e vajtën në Selanik, nga kjo askush nuk  guxoi të hapte shkollë shqipe dhe keshtu i erdhi fundi shkollës shqipe të djemëve në Korçë dhe mbyllja e të gjitha shkollave tjera.Vetëm shkolla e vajzave vazhdoi e quajtur “Qiriazi” që kishte përkrahjen  dhe lidhjen me protestanët amerikan, e që quhej “Shkollla Amerikane” .

Me kërkesën e Andrea Bogdanit Kryepeshkop  i Shkupit i  kerkonte Konkregatës së Vatikanit emërimin e klerikut shqipëtar Don Pjetër Mazrekun për mësues në Janjevë, kërkesa miratohet ku me 1965 përmes Dubrovnikut me mbarimin e studimeve në Itali erdhi mësues në Janjevë.U formua Famullia në Zymë( afër Prizrenit), pastaj në Pejë (1701), kurse 1895 Famullia në Zllakuqan.Falë angazhimit të famullitarit Don Gegë Mazreku pati një zhvillim të shkollave katolike shqipe si :Prizren , Suharekë, Gllogjan, Landovicë, Poçestë etj.Me 1702  françeskanët marrin nën kontrollë Famullinë Katolike Gjakovë.Shihej e rëndesishme për popullatën shqiptare katolike hapja e shkollës fetare , në  fillim në gjuhen italiane më vonë  filloj të përdorej edhe shqipja, financimin dhe mirëmbajtjen e këtyre shkollave e bënte qeveria austro-hungareze.Në këto shkolla katolike shqipe më e vjetra ishte  ajo në Prizren  që kujdeseshin françeskanët e me vonë e e murren Jeziuitet  1876 si dhe murgeshat nga Zagrebi. Sipas shënimeve qe japin disa autorë : S. blaka dhe Ismajl Ismaili kjo shkollë ka punuar  prej vitit 1848 e deri më 1908 ku kremton 60 vjetrorin e  veprimtarisë  së saj.

Në bazë të përpjekjeve dhe të pregaditjëve të parreshtura për shkollën e parë shqipe në Korçë  e cila u hapë me 7 marsë  1887 , u arrit 2 vite  në Prizren hapet shkolla e parë fillore shqipe( 1 maj 1889) . Ndikim (jehonë )për këtë  patë Lidhja Shiptare e Prizrenit.Për hapjen e shkollave shqipe në Prizren e Gjakovë luajti rolë Matie Llogoreci dhe Lazër Lumezi mësues.Shkolla në Prizren ishte e modelit Laik, shkollimi ishte i të gjitha shtresave pa dallim  feje dhe gjinie.Në këtë,  shkollë kishte 26-30 nënës në të gjitha klasët,  së bashku të tërë  gjatë 1 viti shkollor, me kohë numri i  nxënësve shtohet në 70.  Në këtë shkollë, mësuesit  Logoreci, Lazer Lumezi punuan me abetarën e gjuhes shqipe të Gasper Benusit e botuar në Bukuresht 1890, kurse sigurimi I abetares dhe teksteve tjera bëhej përmes lidhjeve të veçanta.Mungesa e teksteve  u plotësua pas arritjës së teksteve të hartuara nga Ndre Mjeda , të botuara nga Shoqëria ‘Dija” e Vjenës .

Matje Logorecit iu krijua mundësia të shkonte në Vjenë dhe u taku me albanologun e njohur gjerman Gustav Majer 1850-1900 I cili përfitoi njohuri  nga veprat e këtij dijetari “Studime shqiptare” etj.Sipas profesor doktor J.Rexhepagiç e dokumenteve që ka gjetë në kishen katolike të Prizrenit të nënshkruara nga motrat muregsha :Rasunond Vagner , Theogena Gregori, Liticja Qokut, Nikelangjella Qoba etj, se në këtë vend shkolla për femra ka ekzistuar 1892-1918.Mësueset shqiptare I kanë mësuar vashat në gjuhen shqipe .Në faqen 73 të librit autori jep foton e ndërtesës së shkollës shqipe me 1889, ndërtesës  prifterinjëve pastaj foton e ndërtesës së motrave të nderit (shkolla shipe e vashave).Matije Logoreci së pari siguroi programet dhe tekstet mësmiore në Italisht, i përktheu dhe përshtati në shqip për nevojat  e nxënësve të tij në gjuhën shipe.

Ai hartoi dhe botoi disa tekste shkollore dhe  libra shkencore si :Abetare , Plotësor I Abetarit , Ndodhina historie të motshme etj.Lazer  Lumezi ishte përkrah Llogorecit, kishte të kryer një shkollë fillore private 6 klasëshe,  ky kishte një veprimatri të mire pedagogjike si :Abetare shqip, liberi i punës i Lazërit është fletore  pune  20 faqe .Udhëheqte klasen e parë 26 nxënes,  II 16 , III 15 nxënes.Në librin e tij qendrojnë  një varg pytjesh qe kishte pregaditur pë nxensit e tij , me qellim qe të pasuriohet fjalori I nxëënsit : si të thon ty? Birit I kuaj je? Etj.Në liber faqe 83 -159 të mikrofilmuar jepen listat e emrave të nxensve të klas?7s së parë dhe të dytë.Sikur në tabelat e para është shenuar klasa,  emrat dhe mbiemrat e nxënesve në gjuhen shipe si dhe listat emroere të nxënsve të kalsës së III, IV dhe V e që ishin paralele të përziera kombinuara,  e që kishin filluar mësimet gjatë vitit shkollor 1896, 1897 e më vonë.Në të dy kalsë e (para dhe e dyta) përveq emrit mbiemrit , klasës jan ë shënuar edhe lëndët mesimore dhe numri I nxënsve .Në k?7të vit shkollo klasa e III kishte 14 nxëns , IV 11, V 11 nxënbes.Lëndët mesimore ishin :Kënim(Lexim), Klaigrafi (Bukurshkrim), Hesap (Matematikë), Dotrinë( ,Mesimfe), por ispas klasëve numri I lëndve shtohej.

Matije Llogoreci ishte atëdhetar I shquar ai pas peripetive dhe kërcenimeve të pushtetit local dhe të akuzava të Mitrpolitit të Shkupit (Tareviq) dhe murgeshave kroate ai qendroi stoic mpranëpuns  në shkollën shqipe në Prizren .Ai aarriti qe edhe fëmit e fesë muslimane ti fuse në shkollë.Ambasada austro-hungareze dhe ndikimi të akuzave larguan Matije Llogorecin dhe Ndue Bytyqwi si të padisiplinuar .Llogoreci kthehet në Shkoder 1903 dhe punon si mësues I gjuhes shqipe .Në Shkoder u bë antar I shoqerisë “Agimi” e themeluar nga Bdre Mjeda 1901.

Me 1916-1918  në kohën e sundimit austo-hungarez , drejtor i përgjithshëm I Arsimit të Shqipërisë ishte Luigj Gurakuqi dhe ky emroi Maitje Llogorecin drejtor të arsimit për Shkodren, të cilët ndikuan shumë në zhvillimin e arsimit.Në faqën 172  të librit hasim faksimilet e 3 librave të Mati Llogorecit : Ndodhina histoiret t’motshme , Plotësori I Abetarit dhe Lajmet e Komesisë Letrari shqipe në Shkodër , me të cilat kreu punën pedagogjike të tij.

Gjatë përiudhës 1908-1912 kemi kongresin e Alfabetit në Manastri për diskutimin edhe miratimin e  një alfabeti të njësuar (1908), pasatj kongresi arsimor I Elbasanit 14 maj 1909 në 9 pika të rendit të ditës si “ Qelja e shkollave të reja shqipe, përcaktimi I i numrit dhe vendit, qelja e një shkolle normale etj. E qe kishin rëndesi për kombin. Shkolla normale do të pregadiste mësues për nevojat e shkollave shqipe në trevat shqipëtare.Shkolla e parë normale e Elbasanit u hapë 1 dhejtor 1909, ajo ishte paraparë që të hapej  më heret por shkak ishin kushtet dhe rrethanat e ndikimit.Në personelin pedagogjik të normales bënin pjesë; Luigj Gurakuqi (Drejtor), mësues Aleksander Gjuvani, Soti Peci, Dhimiter Paporisto, Peter Dodëbiba, Simon Sutriqi, Ibrahim Dalliu,  Hasan Mejza etj.Gjatë përiudhes 1908-19012 me angazhimin e intelektualëve dhe veprimatërve  atëdhetar të përkrahur nga konsullatat austro-hungareze vazhduan punën shkollat katolike në gjuhën shqipe; Prizren, Pejë,Gjakovë, Zymë, Stubell, Zllakuqan dhe disa vendbanime tjera, sidomos dallohej ajo e Zymit ku një mësues punonte me 50  nxënës deri me 1912 .

Në Prizren me 1907 ka punua Ushtrimorja (institucion parashkollor) , punonin dy motra Mikel Angjela dhe Angjelin Qoba .Mikelangjelina punoi deri me 19018 .Ajo I përkthente tekstet e nevojshme dhe i përshtati në gjuhën shqipe për nevojate ushtrimores.Gjatë periudhës 1915-1918 e deri më 1920 , më atë të parën hasim veprimin e disa shkollave në gjuhën shqipe si në Pejë, ku punonin  tri shkolla :1 Shkolla Fillore “Haxhi Zeka “ me 4 kalsë, mësues Haki Kastrati, Gjevat Shkreti, dhe Ali Hajdar Berisha nga Gjakova. 2.Shkolla fillore ‘Skenderbeu’ mësues Murat Gjakova, Sylejman  Shala , Tomo Maroviq etj.  3.Shkolla Triklasëshe   në Lagjen “Kapishnica” .Në këto permendën si mesues edhe Kadri Rapi, Shaqir Qavolli , Muharrem Blakqori , Shaban Rexha.

Në periudhen 1918-1920- 1941 kemi mbylljen e shkollave në gjuhen shqipe nga pushteti sllav(SKS), vepronin shkallat vetëm në gjuhen serbe.Edhe në rethin e Sharrit vetë në fshatart serbe kishte shkolla serbe.Në pozië të pavolitshme 1927-1928 ishin nxënësit shqipoëtar ata që vijonin dueht të m?sonin në gjuhen serbo-kroate.Poashtu edhe në rrethin e gores ishte  e njëjta gjë.Mbretëria serbo-kroate themeloi edhe një gjimnaz të lartë 1919/20 në Prizren , si gjimna z I ulët 4 klasësh e më vonë 8 klasësh I plotë I quajtur.Ky gjimnaz punoi panderperë deri në luften e  dytë botërore porn ë gjuhen serbo-kroate.Nga burimet të dhënave në këtë gjimnaz ishin regjistruar 1930/31 vetë 53 nxën?s shqipëtar, prej tyre 8 shkëlqyeshëm, 10 shumë mir dhe të tjerët me sukses të mire.Numri I përgjithshëm I tërë nxënësve ishte 48 prej tyre 59 femra.

M e luften e dytë botërore 1939 me 17 prill 1941 dhe me kapitullimin e jugosllavbisë e më pushtimin e teritoreve të Kosovës nga (Italianët, Gjermanët, Bullgarët), Kosova u copëtua në 3 zona të interesit të të përmendurëve.Në zonën e Mitrovicës pas dy vitesh pushtimi Gjafer Deva u bë kryeshef I administrates locale të Mitrovicës.Me keto rajone udhëhiqte komisaritai I lartë kurse nga viti 1941-1943 kompetencat kaulan Ministrisë për Trojet te qliruara në Tiranë.Kryetar I Komeisaritati ishte emëruar Fefzi Ali Zoti, antarë ishte Ago Agai, Tahir Shtylla të derguar nga shqipëria.

Prefekt I parë im prefecture së Prizreniut u emrua oficer Kolonel Sami Koka nga Delvina .Kishte kry studimet ushtarake në Torino të Italisë, ku qendroi një vit? dhe kthehet në tiranë .

Komesari I Lartë Civil Fjezi Ali Zoti, themeloi pushtetin local me administrate shqipëtare ne të gjitha hapsirate përmenduar në nivel prefekturash nënprefekturash dhe komunash duke u mbeshtetur në bazë të oarmatrave të Kshillit të Minsistrave të Qveresië së atëhreshme.Më vonë pushteti komunist Ali Zotin e pushkaton me shumë bashkëpuntor të tijë të akuzuar si bashkëpuntor të okupatorit.

Me 21 prill 1941, përevq Një Marrëveshjen në mes Gjermanisë dhe Italis u formua një QEveri e Përkohshme në Shqpiëri me dian njesi administratrive, ketu dhe Ministria e Arsmimit.N? krye të kësaj ishte emëruar shkrimntari Ernest Koliqi.Ministira e kishte mbajtur një takim dhe për Misioni Shkollor , kryetar cakton Ali Hashorven, antarë I inspektrorisë së eperme dhe së bashku me të u caktuan edhe këta antarë ; Januz Blakqori, professor, Avdurrahman Buzaprofesor, Flora Pali mësuese, Shaban Arra inspector, Zef Pali mësues , Gjavit Nimani mësues,  Fadil Hoxha mësues etj.Këta detyrë kishin studimin e gjëndjes së Arsimit Filluar të Mesëm , dhe rregullimin e kurseve verore për gjuhen shqipe për të mëdhenjë e të vegjel.

Koliq pranë Ministrisë krijoi Zyren e Inspektorëve me njersit më të aftë ; Aleksander Gjuvanin, Kalr Gurakuqi, Naik Resuli, Eqrem Qabej, Vangjel Koço, Nude Paluca, profeso Papa Kristo, Selam Riza etj. Këta nxorren një sërë tekstesh shkollore.Sipas Misionit Shkollor në krye me Ali Hashorven, Prishtina u përcaktua qënder kryesore e Arsi mit në Kosovë.Ky  pas një kohe u caktua drejtor I normale së Elabasanit, pas Aleksander Gjuvanit. Ky ishte I lindur në Gjirokastër 20.10 1900.

Misioni Shkollor I jashtëzakonshëm ishte me seli në Prizren, në shkollen fillore “Bajram Curri”.Inspektorati I atëhershëm inspektoronte Prizrenin , Gjakovën , Kukësin  dhe qarkun e Pejës në lëmin e arsimit.Ernest Koliqi me një Qarkore të Minsitrisë së Arsimit numër 42/59 të vitit shkolloor 1941/42 uron nga zemra të gjithë nxënësit dhe personelin arsimor të shkollave në tokat e liruara, për fillimin e mbarë të vitit shkollor.Inspektoria e arsimit në Prizren ka funksionuar me 3 drejtori didaktike, në Prizren drejtor Ibrahim Fehmiu , Gjakovë (Demush Gjakova), Kukës Muharrem Musa, kurse sekretar I inspektorati ishte Mehmet Gjevori.Në faqwen 267 të librit  kemi Kopjen e listës Emërore të kuadrit arsimor Prizren, dhe Listen e Shpërndarje të Kuadrit arsimor sipas drejtorive didaktike. Sikurse në Prizren shkolla 1,2,3,4 , pastaj Gjakovë 1,2, dhe në nënprefekturat me fshatra mandej edhe në Tropojë dhe Kukës .

Mbretëria Shqipëtare kryesia e Misionit Shkollor emeroi drejtuesit e 9 Qendrave që do të udhëhiqnin kurset në Kosovë; Ibrahim Fehmin, për Prizren , Hysni Zajmi Gjakovë, Manush Shala (Pejë), Rexhep Disdari(Prishtinë), Fadil Llazani (Gjilan), Ahmet Ashikja (Mitrovicë), Ahmet Qoku( Podujevë), Idriz Fishta (Vuçiterrn) dhe Gjevdet Doda (Novipazar) të caktuar nga kryetari I komisionit shkollor Ali Hashorva me 17.17.1941.Për kurset e mbajtura shp?7rbleheshin nga Mbretëria Shqipatare, Ministria e Arsimit në franga shqiptare, nga 100- deri në 120 e franga sipas vazhdimësis 6 mujore apo 4 mujore të Kursit.Në faqen 281 shihet shkresa (dokumenti) për shumën e paguar për puntorët që mbanin kurset.Në liber gjejmë fotokopje të difteses shkollore (YllJahir Zjamit), defetesë Lirimi (Zef Mirdita-Leshi) , Masar Rnadobrava, Lana Korça,  e Shehinit, të Shkolles “Bajram Curri” Prizren.Verbalin e inspektimit faqe 305 numer 5 Prizren, shkolla fillore “Shtjefen Gjeçovi” , msuesja Muzafer Gostivari për klasen e parë maj 1942.Mandej shohin edhe Formularin e cilësimit  të punës në Arsim për Galip Gjevdet Dodë, numer 6/988-1942 etj.

Regjistrin e përgjithshëm Përparim dhe Ndjekje, klasa e IV, mesme Shefqet Veliu, viti shkollor 1941/1942, të Mhemet Gjovorit , klasa e I , 1942/43 me emra nxënësish pastaj e Majnush Lipovici të Riza Spahir Shehut, mësues.Shkresen e inspwektorit të Mbretërsië shqiptërae nr 52/V , 11.05.1942, Ministria e Arsimit nga Inspektori Beqir Spahiu, drejtuar Inspektoriut Prizren për sahkollat nga 1 dei në 5, si Shtefen Gjeqovi, Bajram Curri etj.Kemi fotografin e objekteve  shkollor dhe të nxënësve , paranë shkollës Bajram Curri( të nxënësve  e arsimtarëve). Mandej vijon regjistri I structures kualifikuese të mësuesve si: Myzafere Gostivari, Ana Delhysa, Shefqet Veliu, Sylejman Aliu, Mehmet Gjevori etj. Gjithashtu hasim në shkresa korresponduese të drejtuesve të shkollave dhe Ministrisë së Arsimit duke kërkuar ndihmë në drunjë për shkolla dhe meremetim. Këto shkresa kemi edhe në shkollat e Zhurit, mësues Mustafë Tephi, Korishë mësues A. Shasivari më 03.02.1944. pasqyren e statistikes të frekuentuesve për klasën e parë, të dytë, të, tretë dhe të katërt, nga mësuesi Bahtijar Aliu dhe të shkollave të tjera Gjonaj, Krushë e Madhe, Hoçë e Zhurit, Ragovë (mësues Gjon Ndrecaj). Fotot e shkollave në Suharekë dhe nxënësve; Mushtishtë, Gjinovc, Vranicë, Brod, Opojë të vitit 1943-1944. Mësues në shkollën fillore Brut ishte Sezai Surroi (shkresa nr. 4 të 12.02.1944), njofton inspeksionin e arsimit Prizren për listen emërore të kursistëve të natës.

Shkollat në Suharekë vepruan në 1941-1944, në Hoçën e Madhe, Hoçën e gël, Kijevë, Banjë, Mamushë. Në Gjakovë shkolla “Bajram Curri” 1941-42-44; “Sylejman Vokshi”, “Ali Kryeziu”. Irzniq, Voksh, Dobribare, të gjitha këto I përkisnin prefectures së Prizrenit, por edhe të Deçanit.

Juniku në këto shkolla kishte një numër të vogël nxënësish nëpër kl. –l-lV, si: 16,12,20 dhe 13 nxënës, sipas radhës së klasës nga l-1V. Në Irzniq mësues ishin Dule Pashaj, Abdyl Xhafa. Dulja kishte klasën e parë dhe të dytë, kurse Xhafa të treten dhe të katërten. Në Junik mësues ishte Muharrem Domi dhe Mark Zefi, në Brekoc Nikoll Preka në vitin shkollor  1943-44 dhe në klasen e parë kishte 73 nxënës.

Mbretnia shqiptare Komisioni Shkolluar I Jashtzakonshëm me shkresë nr. 116 të 16.02.1941, lajmëron shkollën fillore nr. 2 se shitja e librave do të bëhet nga sot me çmim të caktum si: Abetare Gegnisht për klasën e –l-rë. 3 lek, libër leximi klasa e –ll-të dhe të –lll-të tre lek e të tjera. Në perfekturen e Prizrenit kishte 49 shkolla dhe numri I përgjithshëm I nxënësve nga viti 1941-44 ishte 9389 nxënës, nga këta vajza 1577.

Me Dekretin mëkëmbësuar 12.11.1941 I nënshkruar në Tiranë nga Ernest Koliçi Ministër I Arsimit dhe mëkëmbësi I përgjithshëm I Italisë Fashiste Françesko Jakonomi precizioi më hollësisht funksionimin e shkollimit të mesëm në territoret shqiptare e sidomos në “Tokat e lirume”. Shtoheshin këto Prishtinë, shkolla normale, prizren “Liceu”, Tetovë “Liceu”, Pejë (Instituti teknik I bujqësisë), Gjakovë (Instituti teknik tregtar), dhe nga një shkollë profesionale Tetovë, Kërçovë, Dibër, Gjilan, Ferizaj, Strugë, Gostivar, Ulqin dhe një femrore Prizren. Këto shkolla duhej të vepronin nga viti 1941-42.

Me 11.02.1941 u hap liceu I parë shqiptar I Prizrenit në Kosovë, kuptohet pas përgaditjeve të shumta. Nxënësit regjistroheshin ata që kishin kryer në ish Jugosllavi shkollën fillore 4 klas’she, në klasen “Gatimore” ishin 63 nxënës kurse në të paren (klasë e parë gjimnaz) 50 nxënës. Si kuadër arsimor ishin të angazhuar professor Kolë Margjini, Luk Cuni, Ibrahim Fehmiu, Rrok Zojzi, Mufit Shehaj, Emin Abazi. Këta ishin caktuar për lëndët e ndryshme: matematikë, gjuhë shqipe, gjuhëitaliane, vizatim, ed. fizike (Qazim Sylejmani), punëdore (Ajshe Sylejmani) e Lubica Shahini për disa orë mësimore të tjera.

Liceu “Gjon Buzuku” I Prizrenit ka foton e objektit, Listen e nxënësve dhe foton e nxënësve të vitit 1941-42. Autori na jap edhe fondin e orëve sipas lëndëve mësimore, pastaj suksesin dhe nr. e nxënësve nga 1941-42-43.

Shkolla normale në Gjakovë (Gjon Kazazi) kishte filluar punën me 9 nëntor 1942-43, hapi vetëm klasën e parë të kursit të ulët, në vitin 1943-44 do të ketë edhe klasen e dytë, pra kështu kompletoi kursin e ulët (klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt), për të kal;uar në kursin e lartë (klasa e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt) të shkollës normale 8 vjeçare, e cila funksiononte sipas modelit të Normales së Elbasanit. Kjo shkollë pati ndërprerje gjatë vitit shkollor 1942-3 prej 22 shkurt deri më 26 shkurt për shkak të burgosjes së drejtorit Demush Gjakova ku dhe u organizuan protesta e me ndërhyrjen e Koço Tasit Inspektor epror në Qeverinë shqiptare dhe Asllan Boletini, prefekt I Prizrenit me komandantin e karrabinierisë italiane në Gjakovë (Lesa Kapiten u arrit marrveshja të lirohet Demush Gjakova dhe të mos preken mësuesit e tjerë). Kjo shkollë pati goditje duke larguar mësimdhënësit: Zekeria Rexha, Rifat Spahiu, Shyqyri Hafizi. Meqë u ndi një zbrazëti në mungesë të arsimtarëve, Inspektori I Prizrenit Ibrahim Fehmiu mori disa masa dhe zëvendës drejtor caktoi Sali Kolgecin dhe shkolla filloi ringjalljen në mungesën e arsimtarëve. Shkolla kishte Planin mësimor, Orarin e mësimeve (punes), dhe dokumentacionin pedagogjik, si shkolla në Prizren ajo në Gjakovë. Kështu arsimi në Tiranë me shkresën 165-4 të 10.07.1944 kishte përgaditë “Udhëzime mbi kurset verore” me të cilat punoj shkolla normale Prishtinë I quajtur Kursi pedagogjik me drejtor profesor Kolë Margjini. Në faqen 456 kemi listen mbi aftësinë e kursistëve. Kështu me noten shumë mire: Ibrahim Rexha, Abdullah Zajmi, Zef Shpani, Abdyl Qerim Ohri, Lina Shreli, Ali Lika, Abdurrahim Gashi, Viktor Luka, Hysni Dina, kurse lista vazhdon me të tjerët me noten mirë. Qëndronte dhe një kërkesë zyrtare që kursistëve të iu paguheshin shpenzimet e udhëtimet nga shkolla – vendlindja (banim) gjithsejt ishin 80 kursistë të notuar. Drejtor I Kursit pedagogjik ishte profesor Kolë Margjini.

Përpjekjet e veprimtarëve, intelektualëve, patriotëve, atdhetarëve për alfabetin dhe shkollën shqipe ishin të mëdhaja gjatë historisë. Ky libër deri diku përmban këto gjëra si: burimet e shfrytëzuara të literaturës, arkivat, mikrofilmimet e dokumenteve, shkresave, fotot e objektëve shkollore të nxënësve, mësuesve, dëftesave (kopjet), fletlirimi, planet mësimore, përgaditja metodike. Korrospondencat drejtuar në mes Inspeksionit dhe Ministrisë së Arsimit e bëjnë këtë libër të spikatur, pikant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat