Lexuesi më pranë librit

Libra

Lexuesi më pranë librit

Më: 4 nëntor 2017 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Fushata Kombëtare e Leximit në Shqipëri e cila ka startuar që në 31 tetor, synon të afrojë më shumë lexuesin me librin.

Kryeministri Edi Rama ka  ftuar sot të gjithë qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj fushate.    

Ai ka postuar edhe një video ku tregohen 5 avantazhet e librit ndaj kompjuterit.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë për t’u bërë pjesë e Fushatës Kombëtare të Leximit #TakohemiPërNjëLibër, ju uroj një ditë të mbarë. Për të gjetur eventin me pranë jush apo librin dhe autorin tuaj të preferuar ndër 200 aktivitetet që mbahen në çdo qytet e në shumë fshatra të vendit, klikoni këtu: https://issuu.com/…/docs/kalendar_takohemi_p__r_nj___lib__r_”, shkruan Kryeministri Rama duke shkruar edhe linkun e kalendarit të aktiviteteve.

Ky është viti i dytë rresht që Ministria e Kulturës nis Fushatën Kombëtare të Leximit. Çelja u bë në sallën “Çehov” të Teatrit Metropol në Tiranë, ku u takuan për një libër autorë, botues, nxënës të shkollave, që shkëmbyen së bashku fragmente nga autorët e dashur,

Kjo është një fushatë në mbarë vendin, me mbi 200 aktivitete leximi ku përfshihen shkollat, bibliotekat e rretheve, libraritë, etj.

Aktivitetet do të angazhojnë të gjitha hallkat e librit: autorë, përkthyes, botues, redaktorë, mësues, nxënës e studentë, artistë, etj. duke u dhënë jetë e duke i bërë të udhëtojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat