Në Viti, u promovuan dy libra të autorit Sami Arifi

Libra

Në Viti, u promovuan dy libra të autorit Sami Arifi

Nga: Aziz Zuka Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 16:10
Kopertina e librit

Në Viti para një numri të konsiderueshëm të artdashësve të librit janë promovuar Dy librat e autorit Sami Arifi, njëra me titull “Austro-Gjermanët për Çështjen Shqiptare (1908-1918)” si dhe ajo “Rrënjët tona”.

Promovimi i këtyre dy librave të autorit Sami Arifi, ga Sllatina e Eperme e Vitisë  zgjuan interesim të madh tek aderuesit e librit dhe të krijuesve letrar. Në tubimi promovues  nga recezentet e tyre,  u tha se autori pati për qëllim të tregojë fakte të gjetura për zhvillimet historike nëpër të cilat ka kaluar çështja shqiptare veçmas në rrugën drejtë autonomisë dhe pavarësisë kombëtare.

“Autori me punën e tij shkencore nëpër mjet të dhënave historiografike dhe dokumenteve të shumta arkivore, veçmas ato diplomatike të mbledhura në Berlin, ka arritur të ofrojë të dhëna të rëndësishme që ndërlidhen me zhvillimet historike, politike e diplomatike të periudhës 1908-1918, por me të drejtë mund të konstatojmë se autori në fokus ka pasu zgjidhjen politike të çështjes shqiptare në periudhën në fjalë”, tha në mes tjerash recensenti i librit, Farush Rexhepi.

Në fund, autori që ishte profesor i lëndës së fizikës e që tash po merret me histori, për kontributin e tij të çmuar në këtë fushë, mori edhe një mirënjohje nga përfaqësues të komunës, pjesëmarrës në këtë aktivitet kulturor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat