Vasil Premçi, ftesë, për të lundruar në oqeanin e pafund të letësisë

Libra

Vasil Premçi, ftesë, për të lundruar në oqeanin e pafund të letësisë

Nga: Albert Z. ZHOLI Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 08:52
Kopertina e librit

Në ditët e panairit të librit, Shkrimtari Premçi, pohon se, botimi nga ana e tij i dy vëllimeve me studime dhe ese në fushën e letërsisë, “Flladi i Berjozave” mbi krijimtarinë e disa prej kolosëve të letërsisë ruse, botim i Shtëpisë Botuese L.M.G, dhe “Me Vrullin e erës”, botim i Shtypshkronjës “Albtiporafia”, shënojnë përfundimin e një   etape të rëndësishme të krijimtarisë së tij me një kosto prej dhjetë vitesh. Ne mendojmë gjithashtu se, në krijimtarinë e tij të larmishme, me disa vëllimeve me tregime dhe novela, por edhe me studime letrare, botimet e tij të  fundit, “Flladi i Berjozave” dhe “Me Vrullin e erës”, shënojnë edhe një cak të ri në krijimtarinë e tij, por edhe në botën letrare.

Përmbledhja  me  ese dhe studime letrare “Me vrullin e erës”, mban një titull  që  sjell në përfytyrimin e lexuesit idenë e një vrulli që shoqëron shkrimet e librit, apo  imazhin e lexuesit në botën e sotme, që sikurse një anije me vela, duhet të ecë përpara, “Me vrullin e erës”,  në oqeanin pa anë e fund të letërsisë.  

Dhe vërtetë, shkrimi mbi krijimtarinë e personalitetit të letërsisë turke, Azis Nesin, është një analizë e thellë letrare artistike nëpërmjet të cilës Premçi, vë në pah  karakteristikat  dhe vlerat e veçanta të  këtij shkrimtari  me famë botërore. Më tej lexuesi merr një informacion  të përpunuar letrar e artistik mbi veçoritë e prozës dhe në veçanti të tregimeve të autorit të njohur bullgar, Elia Pelin. Vasil Premçi thekson veçoritë e përbashkëta që kanë ata me mjeshtrin e madh rus, Anton Çehovin, por edhe origjinalitetin e veçantitë  e tyre dalluese. Vështrimi i Shkrimtarit dhe studiuesit Vasil Premçi, në shkrimin “Shkëlqimi dhe fundi i antiromanit” mbi fatin e romanit në epokën tonë, si një prej gjinive më të rëndësishme të letërsisë i jep lexuesit një panoramë interesante nga “dueli i mendimeve” të mjaft prej shkrimatërëve bashkëkohorë. Në këtë shkrim, V.Premçi vëren: “Fati i romanit ka një ngjashmëri të çuditshme me legjendën e arkës së Noes; ai është i “dënuar” t’i përmbajë të gjitha llojet e gjinive letrare; tragjiken dhe komiken, epizmin dhe lirizmin. Ndaj përderisa do të ketë krijues letrarë kërkues që u ndrin  “kandilja e vetëdijes” romani do të mbetet një bashkudhëtar i përjetshëm i artit dhe i shoqërisë njerëzore.”

Mbi krijimtarinë e shkrimtarit Faik Ballanca janë  shprehur mjaft studiues e shkrimtarë, dje, në gjallje të autorit, por edhe sot. Në këtë vëllim zenë një vend të rëndësishëm dy shkrime që i kushtohen krijimtarisë së shkrimtarit Faik Ballanca: “Letërsia nuk bie nga qielli, por as nuk vjen nga  humnerat” dhe  “Nomeja e largët, i Faik Ballancës, një roman ekzistencialsit”.  Mendojmë se shkrimi “Nomeja e largët, i Faik Ballancës, një roman ekzistencialsit”, përbën një kontribut të guximshëm të Vasil Premçit, pasi është nga shkrimtarët e parë që nëpërmjet një analize të shkurtër e befasuese, shpërfaq mendimin se romani në fjalë i përket llojit të letërsisë ekzistencialiste. Në vëllimin e Premçit “Me vrullin e erës”,  bien në sy edhe një numër esesh mbi krijmtarinë lirike të poetëve Pano Taçi, Agim Pepa, Basir Bushkashi e Simon Kaca. Duke qenë një tregimtar i natyrës lirike, Premçi ka sjellë në këtë vëllim edhe esenë “Magjia  e pjergullës së rrushit”, i cili, për mendimin tone, është një tregimi këndshëm liriki që i transmeton lexuesit ndjenjat më të thella artsitike për njeriun e lidhur fort pas jetës, dashurisë dhe punës. Lexuesi nuk mund të qëndrojë indiferent përpara shkrimit “Duhet të mbyllen në muze I. Kadare dhe D. Agolli?!” që sjell në faqet e tij polemikën, vite më parë,  me poetin Gani Xhafolli, në një festival poetik në Shkup. Në faqet e kësaj përmbledhjeje zenë vend edhe shkrimet mbi krijimtarinë e Ali Abdihoxhës, Jusuf Alibalit, Xhevat Alibalit dhe studiuesit të njohur të etnokoreografisë, Prof. Dr, Ramazan Bogdani, etj.

Përmbajtja dhe niveli i shkrimeve ftojnë për lexim  jo vetëm njerëz të fushës së letërsisë, por edhe një  spektër më të gjerë lexuesish, të cilët nuk do të zhgënjehen pas shfletimit të tij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat