Leximi në aeroplan: Gjashtë librat e shkurtër që ju bëjnë më të mençur derisa të arrini në destinacion

Libra

Leximi në aeroplan: Gjashtë librat e shkurtër që ju bëjnë më të mençur derisa të arrini në destinacion

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Udhëtimi me aeroplan ju mundëson të çlidheni nga interneti – përveç nëse paguani ekstra – dhe ta qetësoni mendjen nga njoftimet e vazhdueshme në telefon.

Por, përse mos ta shpenzoni këtë kohë në aeroplan (ose me çfarëdo mjeti tjetër që jeni duke udhëtuar si pasagjer) për të fituar më shumë njohuri në tema të caktuara.

Duke pasur këtë parasysh, Business Insider ka gjetur gjashtë librat të cilat ju bëjnë më të mençur para se të ateroni në destinacionin tuaj.

Disa libra janë të shkurtër dhe të përshtatshëm për fluturimet një-orëshe, ndërsa ka edhe libër me 320 faqe nëse do të udhëtoni gjatë.

Më poshtë i keni këta libra, duke filluar nga më i shkurti deri te më i gjati:

“Thing Explainer: Complicated Stuff in Simple Words” nga Randall Munroe

Ky libër me qëllim është i shkurtër dhe shumë i thjeshtë për ta kuptuar. Libri 64-faqësh përmban vizatime dhe 1.000 fjalët më të zakonshme në mënyrë që t’u ofrojë lexuesve shpjegime të thjeshta për temat më të komplikuara.

“We should all be feminists” nga Chimamanda Ngozi Adichie

Në këtë libër, autorja prestigjioze Chimamanda Ngozi Adichie ofron një definicion të feminizmit të ditës moderne, ndërsa i eksploron politikat seksuale në punë dhe në shoqëri.

“The War of Independence” nga John Fiske

I publikuar së pari në vitin 1890, ky libër me 115 faqe ofron një perspektivë historike mbi Revolucionin Amerikan pas 100 viteve të luftës.

“Payoff: The Hidden Logic That Shapes Our Motivations” nga Dan Ariely

Ky libër i ka gjithsej 128 faqe, ndërsa e heton mënyrën si funksionon motivimi. Libri është shkruar nga ekonomisti Dan Ariely.

“Real Artists Don’t Starve” nga Jeff Goins

Libri shpjegon përfitimet që i sjell të qenit kreativ, dhe tregon se njerëzit kreativë e kanë një mjet të fuqishëm të cilin duhet ta shfrytëzojnë. Ky libër ka gjithsej 240 faqe.

“Prisoners of Geography: Ten Maps That Tell You Everything You need to Know About Global Politics” nga Tim Marshall

‘Të Burgosurit e Gjeografisë’ është libër me 320 faqe, ndërsa me ndihmën e hartave ofron informacione për historinë e botës, dhe i përgjigjet pyetjeve për fiksimin e Putinit me Krimenë dhe arsyen se përse SHBA-të janë superfuqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat