Jehona e një libri të botuar te “Nacionali”, mirëpritur edhe në Gjakovë

Libra

Jehona e një libri të botuar te “Nacionali”, mirëpritur edhe në Gjakovë

Nga: Tahir Bezhani Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 10:27
Moment nga hapja e përurimit “Mes dy kohëve” të Vjollca Kuqit në Gjakovë

 

Në pranin e një numri të konsiderueshëm dashamirë të fjalës së shkruar,miq e shokë të autores,gazetarë e mjete të informimit publik,morën pjesë në përurimin e librit “Mes dy kohëve” të autores gjakovare,Vjollca Kuqi, i cili u mbajt me 09. shkurt 2018 në bibliotekën “Ibrahim Rugova” në qytetin e Gjakovës.

Në këtë përurim  morën pjesë edhe miq nga vende tjera,si Tirana e Bajram Curri, të cilët me fjalën e tyre,i dhanë vlerë librit dhe autores, krijuan frymën e duhur përuruese,në kuptimin e ndjenjës miqësore e vëllazërore.

Natyrshëm,në fillim të përurimit,mori fjalën botuesi i librit, përfaqësuesi i “Nacionalit”,poeti i shquar, zoti Mujë Buçpapaj, i cili foli për meritat e librit dhe jehonën  që beri në Tiranë, përmes mjeteve të ndryshme të informimit. Pos tjerash z. Mujë Buçpapaj foli: ”për librin e Vjollca Kuqit kanë folur e shkruar disa profesor e akademik, kritik e gazetarë, të cilët e kanë çmuar prozën e Vjollca Kuqit. Unë e kam konsideruar si një formë moderne e prozës që fillon me stilin e shkrimit, jo aq të popullarizuar në letërsinë tonë bashkëkohore, por që do të ketë në të ardhëm një ndikim të padiskutueshëm. Ajo luan me konceptin e dy kohëve, si një lidhje mes zemrës dhe shpirtit njerëzor”,tha përfaqësuesi i Nacionali,z. Mujo Buçpapaj. Një admirim i tillë, sigurisht se është i mirëpritur, si risi, edhe për lexuesin e letërsinë.

Qazim Shehu, poet, kritik letrar, studiues i letërsisë; redaktor i librit në fjalë, pos tjerash foli: “ stili i prozës së Vjollca Kuqit, është një refleks i mundësive që jep materie jetësore.  Ajo në të dy pjesët e librit, ”Mes dy kohëve”, bashkon Kosovën me Shqipërinë, përmes vuajtjeve të përbashkëta të luftës, për gjetur kohen e tretë....” Zoti Qazim Shehu, pati qasje të gjatë lidhur me librin, duke dhënë opinion e tij lidhur me  vlerat e librit të autores Vjollca Kuqi.

Pas mbarimit fjalës së botuesit dhe redaktorit të librit, pasoi një duartrokitje në shenjë respekti për vlerësimet dhe përurimet e përbashkëta mes Tiranës e Gjakovës. Kjo traditë ka filluar që moti, duke kaluar bashkëpunimi përmes Tropojës e më gjerë.

Gjatë përurimit, fjalë mori edhe poeti i mirënjohur me dy shpërblime nga Greqia, zoti Muharrem Kurti i cili, pos tjerash vuri ne pah, duke cituar Dostojevskin e madh  ”  asgjë më fantastike se realiteti nuk ka”,duke vazhduar me vlerat e librit te autores Kuqi, e cila na sjellë tablo të realitetit të hidhur jetësorë nga lufta e fundit; gjitha ato kërdi e gjenocide,kryer nga një armik historik i popullit tonë.  Proza e zonjës Kuq,ka formën e një ditari,por si ai klasik”.

Auditori e priti  me kërshëri të veçante fjalën e krijuesit tropojanë, zotit Lulëzim Logu, i cili shkoqiti mendime interesante nga libri dhe rëndësia e tij  për kohen tonë. Posaçërisht autorja e librit, zonja Kuqi, me respekt e priti fjalën e këtij poeti, i cili  u shpërblye me duartrokitje edhe nga të pranishmit në sallë.

Si zakonisht, në fjalën përshëndetës, autorja z.Kuqi, përshëndeti dhe falënderoi të  pranishmit, e në veçanti miqtë nga Tirana, duke folur fjalë miradije për botuesin e redaktorin e librit, zotërinjtë Mujo Buçpapaj e Qazim Shehu.

 Unë, si autorë i këtij shkrimi, shprehi mendimit se është privilegj të kesh mundësinë e botimit te Shtëpia botuese “Nacional” për shume e shume arsye, duke u nisur nga përgjegjësia për librin deri te përurimi e publikimi, me mjaft korrektësi botuese e informuese.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat