"Prushi i bukurisë" - poemë e përkryer për artin e fjalës

Libra

"Prushi i bukurisë" - poemë e përkryer për artin e fjalës

Nga: Isak Ahmeti Më: 2 mars 2018 Në ora: 18:34
Kopertina e librit

(Anton Nikë Berisha ,Prushi i bukurisë.Përsiatje poetike për artin e fjalës.Il fulgore della belleza.Rifle
ssioni  poetiche sull'arte della parolla.Cosenza , Luigi Pellegrini Editore, 2014).
 
I.Vlerësime të përgjithshme
-------------------------------------------

"Prushi i bukurisë"  me nëntitullin:Përsiatje poetike për artin e fjalës , i Anton Nikë Berishës është një vepër poetike-artistike , e veçantë dhe origjgjinale , shumëkuptimore dhe  me vlera shumështresore,është përsiatje poetike-estetike për artin e fjalës.Aty poeti përsiat mbi rëndësinë e fjalëve , mbi mënyrën se si ato përftohen e zgjedhen , vihen pranë e pranë njëra-tjetrës , ballafaqohen , qëndisen me mendje e zemër me qëllim që të kumtojnë gjëra të bukura , që krijojnë vepra të lartësuara , sublime që na ndihmojnë në pasurimin e shpirtit për të njohur më mirë veten dhe botën që na rrethon(Albana Alia)."Prushi i bukurisë " që është vlerësuar  dhe çmuar lart nga studiuesit shqiptarë dhe italianë, është një poemë e përkryer , me elemente të theksuara estetike-poetike, për fjalën , për fjalën që trajtohet poetikisht në të gjitha dimensionet e saj.Fjala për poetin në fjalë është" dritë", "himn" , "prush i heshtur" etj. Në këtë kuptim , prandaj , poeti këndon:
  
"Je drita e Hyjit që pareshtur lind
Je virgjëreshë joshëse që nuk di të plaket
Je himn i mrekullive që ndodhin
Je prush i heshtur që i ngroh
Je rrjedhë e ngrohtësisë së Diellit
Je bukuria vetë- dhuratë e Hyjit:
Je çekani dhe kudhra ku ribëhet jeta
Je zëri lashtësor i fjalëve -vesë e ylberit,
Je prehje e hirshme që përherë vetëlind
Je shprehësia e detit të mendimeve
Je reshje e bardhësisë së agimeve-
Je bukuri e stolisur e përfytyrimit,
Je lavdia mbresëlënëse e veprimit
Je plim i reve të bardha , kurorë nusërie
Je jehu i zërit të shqiponjave
Je heshtje që flet vijimisht
Je pengu i zjarrit të dashurisë
Je dëshmi e qenësisë së heshtjes
Je përsosja e kërkimit të plotënisë ,
Je shpirti mistik i secilës lindje
Je përkëdhelje e pikërrimës  së shiut .

Dhe jo rastësisht në Parathënien e librit të vet"Prushi i bukurisë",që fillimisht është botuar shqip dhe italisht në përkthim të përkthyeses dhe studiueses Albana Alia, poeti do të shkruajë:

"Qenësia e letërsisë  përligjet para së gjithash  për njohjen që bën  përmes artit,  artistikes ,që është shumëfish më e qenësishme  se njohja e zakonshme për arsye se ajo bëhet përmes strukturave tekstore-kumteve poetike  , që janë rrjedhojë e përfytyrimit , e pasurisë së botës shpirtërore dhe mendore  të krijuesit".Në të vërtetë , forca e fjalës,  vlerëson Giuseppe Napolitano , është si ajo flaka olimpike , hyjnore , fjala që bëhet letërsi "Je rrëfim që rrëfimin e nxit,/të kaluaren e afron dhe e bën të sotme/ i jep frymën e kohës konkrete;/je e sotmja e veshur me të nesërmen /për të qenë e mirëfilltë  dhe ajo që vjen".Fjala artistike për poetin është art  që mbetet  përherë Bukuri e prushtë; ajo për poetin, konstaton G.Napolitano , është gjithçka : bukuri , esencë , dritë , burim ,dashuri , realitet  , imagjinatë , mendim , përsiatje , magjepsje , pushtet , rizgjim i ndërgjegjes, freski ,  ujëvarë të detit , përkëdhelje e pikërrimës së shiut , shkëmbësi  që i mbijeton shekujt , fuqi e dallgëve të detit , frymësia e parajsës , gurgullimë  e ujit që buron nga zemra e tokës etj.

Vlen të theksohet se në traditën biblike Fjala apo Logos-i  ekzistonte përpara krijimit , sepse i përkiste mendimit hyjnor që ,si e tillë, Hyji ua dërgoi  njerëzve për t'ua shpallur mesazhin e shpëtimit  dhe shi për këtë , i ndikuar dhe frymëzuar edhe nga Bibla ,poeti Berisha këndon "Përtej harrimit e pata djepin-Bukuri".Në tekstin poetik të Anton Nikë Berishës gjenden edhe gjurmë intertekstuale , të dukshme (në kursiv) dhe të padukshme:me Biblën  dhe vepra të autorëve  që u përkasin epokave të ndryshme  të cilët , nëpërmjet aforizmave ,sikur  kërkojnë të sjellin një kuptim plotësues  të Bukurisë së Fjalës artistike në rrjedhën e amshuar(Albana Alia).

Poema "Prushi i bukurisë" si për nga mbarështrimi artistik , por edhe për nga qasja , nga ndërtimi dhe mënyra  e shqiptimit lirik,del  të jetë ndër poemat  më të vlerësuara  të poezisë sonë ,duke përjetuar tri ribotime brenda një periudhe  të shkurtër.
II.Struktura e poemës"Prushi i bukurisë"
----------------------------------------------------------------

Poema"Prushi i bukurisë" në katërmbëdhjetë këngë , në katërmbëdhjetë pamje-përfytyrime poetike , të bukurisë së artit të fjalës ,të cilave u shtohet  në fund edhe një poezi  e ndërtuar me të gjitha  vargjet e para të çdonjërës duke formuar kështu edhe akrostikun Prushi i bukurisë.Poema në fjalë ka edhe nëntitullin:Përsiatje poetike  për artin e fjalës , që vë në dukje argumentin poetik , një udhëtim në kërkim të Bukurisë.Për këtë lloj strukturimi poetik është thënë nga studiues të ndryshëm,shqiptarë dhe italianë, se është shfrytëzuar tradita poetike , se ndarjet janë sa vargjet e një tingëllimi(soneti); ato janë quajtur pjesë , pamje , këngë apo ndarje(Zimo Krutaj).Katërmbëdhjetë vendndalimet edhe kësaj radhe , që nuk duket të jenë nxitur nga numri i vargjeve të një tingëllimi(soneti) sesa vendndalimve  të Udhës së kryqit ,ku poeti i shtjellon poemat  e tij të gjata , të ndara në pamje, pjesë , këngë ose kapituj  , edhe pse ,siç vepron në pasqyrën e lëndës , me ç ' rast vargjet fillestare ,të katërmbëdhjetë vendndalimeve poetike , nga të cilët përbëhet libri ,me një titull dhe një nëntitull shumë dompthënes , përbëjnë një tingëllim , që mund të lexohet si një tekst poetik(G.Napolitano).Duke e veçuar një shprehje , një definim të sëcilës prej katërmbëdhjet pamjeve ose situatave , përftohet një sintezë(G.Napolitano),njëra nga mundësitë  e shumta të mendimit  të poetikës së Berishës ,të kuptimit të tij për poezinë e për bukurinë e fjalës ,të fjalës si subjekt dhe objekt  i bukurisë:

"Fjala pushton kohën dhe hapësirën;fjala është çekani dhe kudhra ku ribëhet jeta ,/ ku brumosen përfytyrimet , shkëlqim i zjarrtë i mëshirës hyjnore,/që na e mban frymën,jetën;shkëndijë flakëruese e trurit, e mendjes, grishje e përjetim i bukurisë,/amzë e pasurimit të shpirtit nëpër mote,/çelës i artë i zbulimit  të fshehtësive, ushqim i mendjes dhe i zemrës njëherësh ,gurrë e frymëzimit , muzikë e shpirtit "...Është me rëndësi të theksohet se vargje dhe strofa të tëra,thuajse në të gjitha këngët e poemës"Prushi i bukurisë" i janë kushtuar dashurisë , madje edhe vetë poema është shkruar në emër të dashurisë për fjalën , si një dëshmi që ngjiz e mbart e bukura në shpirtin e njeriut.

I shtjelluar në në katërmbëdhjetë pamje ,sa të veçanta aq edhe të pasura,kjo vepër e Berishës shpreh disa nga qenësitë që e kanë cilësuar artin e fjalës nëpër rrjedh të kohëve dhe që e cilësojnë edhe sot e gjithë ditën.Në këtë vepër,shkruajnë Albana Alia&Labinot Berisha, gjithçka shprehet nëpërmjet një strukture tekstore poetike skajshmërisht të përpunuar.

III.Në përmbyllje

Krejt në fund vlen të theksohet në mënyrë të veçantë se vepra"Prushi i bukurisë" me kohë ka zgjuar interesimin jo vetëm të shkrimtarëve por edhe të studiuesve të letërsisë.Autorë dhe studiues të shumtë ,shqiptarë dhe italianë , kanë shkruar për këtë vepër duke e cilësuar atë  si përmendore poetike për artin e fjalës.Ekziston edhe libri "Prushi i bukurisë"-Një përmendore poetike ku janë përfshirë njëzet e gjashtë punime të autorëve shqiptarë dhe të huaj për veprën në fjalë.Autorët që kanë shkruar për këtë vepër janë:

Sergio Paolo Foresta , Prend Buzhala , Dante Mafia , Agron Tufa , Giuseppe Napolitano , Albana Alia , Enrico Bagnoto, Sabit Rrustemi , Francesco Fusca , Zimo Kurtaj , Gianni Mazzei , Fatmir Minguli , Gianni Antonio Palumbo, Eris Rusi ,Fiorella de Rosa , Beatriçe Balliçi , Alessandro Gaudio , Natasha Xhelili , Flavio Nimpo , Griselda Doka,Vincenzo Bruno , Hamdi Erjon Muça , Rosela Fusco , Mateo Pulizzi,etj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat