Promovohen librat “Një jetë për Shqipërinë etnike” dhe “Shkolla e diplomacisë”

Libra

Promovohen librat “Një jetë për Shqipërinë etnike” dhe “Shkolla e diplomacisë”

Më: 30 korrik 2018 Në ora: 20:23
Kopertina

Është promovuar monografia “Një jetë për Shqipërinë etnike” e me autor Hazbi Lalinca, kushtuar atdhetarit Vehbi Ibrahimi i vrarë nga shërbimi sekret jugosllav në vitin 1981 në Bruksel dhe përmbledhja me poezi e fabula “Shkolla e diplomacisë” nga poeti Ilaz Bobaj.

Veprat janë botuar një vit më parë nga Lidhja e Shoqatave Shqiptare në Suedi dhe janë promovuar sot në Prishtinë.

Autori i librit “Një jetë për Shqipërinë etnike”, Hazbi Lalinca theksoi se brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke e shfletuar këtë libër, do të mësojnë shumë për atdhetarin Vehbi Ibrahimi, i cili sakrifikoi çdo gjë për kombin shqiptar.

Lalinca: Qëllimi kryesor i këtij libri është kryepersonazhi Vehbi Ibrahimi

“Ky libër jepet në prag të 36 vjetorit të vrasjes dhe 79 vjetorit të lindjes së patriotet Vehbi Ibrahimi. Qëllimi kryesor i këtij libri është kryepersonazhi Vehbi Ibrahimi, është një intelektual, atdhetar, poet, orator dhe organizator i shquar.  Ky libër për vepër e jetëshkrimit të këtij atdhetari të madh të Shqipërisë etnike, ka edhe dokumente shumë interesante nga veprimtaria e tij”, ka theksuar Lalinca për KosovaPress dhe vlerësoi e Ibrahimi ishte pararendës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.     

Lalinca tregoi se më 18 shtator 1981 Vehbiu Ibrahimi takohet me poetin Jusuf Gervalla afër Shtutgardit dhe biseduan për çështjen kombëtare dhe 22 ditë pas këtij takimi, Vehbi Ibrahimi vritet para derës së shtëpisë së tij në Bruksel dhe i plagoset edhe bashkëshortja e tij.

Kurse autori i librit “Shkolla e diplomacisë”, Ilaz Bobaj, i cili jeton në Greqi, theksoi se zhanri letrat më i pëlqyeri për të është fabula.

Bobaj: Zhanri i fabulës është më i parapëlqyeri për mua

“Zhanri i fabulës është më i parapëlqyeri për mua dhe atë e kam nisur që në moshë të njomë, dhe edhe pse shkruaj në të gjitha zhanret letrare për fëmijë dhe të rritur, ai mbetet më i adhuruari për mua, më i këndshmi, më argëtuesi dhe pse jo edhe më i rëndësishmi”, tha Bobaj për KosovaPress.

Murat Koci, zëdhënës i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi, foli për punën që bënë “Iliria” për kulturën dhe arsimimin shqiptar në diasporë, e  kryesisht në Suedi, i cili pohoi se  kjo lidhje ka traditë në botimin e libra dhe se për çdo vit botojnë nga dy libra me autor nga diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat