U bë përurimi i librit me poezi “Çelna Udhë” - Bota Sot
U bë përurimi i librit me poezi “Çelna Udhë”

Libra

U bë përurimi i librit me poezi “Çelna Udhë”

Nga: M.K Më: 4 shtator 2018 Në ora: 22:23
Ky manifestim u mbajt në shenjë të ditëlindjes së Nënës Terezë, dhe në dy vjetorin e shenjtërimit të saj.

Në ambientet e Kishës Katolike “Shën Abrahami” në Llapushnik, u mbajt një manifestim letrar ku u bë përurimi i librit poetik "Çelna udhë" - poezi nga autorë të ndryshëm e me përgatitje nga Ismet Krasniqi – Lala.

Ky manifestim u mbajt në shenjë të ditëlindjes së Nënës Terezë,dhe në dy vjetorin e shenjtërimit të sajë.

Manifestimi ishte i ndarë në dy pjesë, ku në pjesën e parë u fol për librin, ndërsa në pjesën e dytë poetët e pranishëm lexuan poezitë e tyre kushtuar Nënës Terezë. Vlen të ceket se në këtë libër janë të përfshirë me poezi krijues nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora.

Kështu për librin ligjëruan Prend Buzhala, redaktor dhe Milazim F. Kadriu, recensent të librit, ndërsa për ngjarjen folën  don Meriton Deda e Hajdar Fejzullahu.

Ndërkaq në pjesën e dytë të këtij aktiviteti letrar poezitë e tyre i lexuan : Ramadan Mehmeti, Xheladin Mjeku, Gjon Gjergjaj, Halil Gashi, Zymer Mehani, Hysen Berisha, Idriz Berisha, Milazim F. Kadriu, Eshref Berisha, Dan Ibrahimi, Sheremet Ajazi, Ilirida Ismaili, Fadil Curri, Halil Preniqi, Hajrush Redenica si dhe moderatorja e programit Jehona Gashi.

Në fund organizatori shtroi një koktej me pije dhe ushqime tradicionale shqiptare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera