Idila e dashurisë në trupin e kohës dhe shpirtin e fjalës

Libra

Idila e dashurisë në trupin e kohës dhe shpirtin e fjalës

Nga: Baki Ymeri Më: 26 shtator 2018 Në ora: 21:37
Kopertina e librit

Një poet i vërtetë dhe i thellë në peisazhin lirik hungarez është Sándor Halmosi. Etika dhe poetika e tij gërshetohet me një shpërthim të lirisë krijuese. Poezia e tij i shëndrit fushat dhe malet e letërsisë me një mençuri të veçantë. Sándor Halmosi është poet, përkthyes dhe matematikan. U lind më 1971 në Satu Mare të Rumanisë. Aktualisht jeton dhe vepron në Budapestë të Hungarisë. Gjashtëmbëdhjetë vjet ka jetuar në Gjermani. Mban ligjerata për traditat, për poezinë, për, mundësitë individuale dhe kolektive, për dalje nga kriza shpirtërore, për historinë e gjuhës dhe për simbole. Konsideron se detyra e tij është të zbulojë talentë të rinj dhe të popullarizojë poezinë, duke qenë një ithtar i dialogut social. Deri më 2018 ka botuar dhjetë vëllime poetike.

Në vargjet e tij defilon idila e dashurisë, koha dhe shpirti. Përse vallë? Sepse jeta është një fakt i përjetimit të thellë/ Dhe vetëm kështusoj mund të mbijetohet/ Nëpërmjet butësisë së trupit dhe strukturës së shpirtit. Duke apeluar në ndihmën e Zotit, poeti përpiqet të zgjidhë çështjen e ndërlikuar të kohës. Sa i përket lidhjes ndërmjet kohës dhe shpirtit, Aristoteli pohon: Nëse është e pamundur të ekzistojnë gjëra që masin, është poashtu e pamundshme të ekzistojnë gjëra të matura… Por nëse asnjë gjë tjetër nuk është krijuar të numërojë, përveç shpirtit, shpirti është inteligjenca. Mu për këtë është e pamundur të ekzistojë kohë pa shpirt. Sándor Halmosi vjen para nesh përmes një ndjeshmërie të veçantë artistike. Poeti din të shikojë në thellësi dhe në lartësi të realitetit, duke medituar në tempullin e malit dhe mrekullitë e natyrës. Poezia e tij meditative shndërrohet në një ushqim shpirtëror dhe në një burim të pashtershëm hijeshishë. 

 Telbi i ideve fshihet me elegancë në shpirtin e gjuhës dhe të përfytyrimit: Dhe e sodisin zogjtë./ Dhe e sodisin engjëjt./ Nganjëherë ndërrojnë vendet. (JA, poeti i nderuar me çmimin JA, shkruan poezi duke ia kthyer shpinën detit). Poeti kalon nganjëherë në lojëra semantike, thuajse përpiqet të shqyrtojë ekuacione imagjinare. Kjo domethënë se gjenden gjithmonë zgjidhje për rrugëkryqet ekzistenciale të pashmangshme, të pashpjegueshme, të paparashikueshme. Por matematika dhe poezia janë të pakufishme. A nuk është kështu? Mirëseerdhe në gjuhën shqipe me parahistporinë e fjalëve, me përjetime të thella, me idilën e dashurisë në trupin e kohës dhe shpirtin e fjalës, Zt. Sándor Halmosi!

Vepra të botuara: 1. A démonokkal flancoló (Duke u shtangur me demonët) 2001-2002); 2. Napleány voltál (Ishe vashë e diellëzuar), 2002; 3. Babérliget (Zabeli i nderimeve), 2003; 4. Mely a Salamoné (Që është e Solomonit), 2004-2005; 5. Annapurna déli lejt?in - szeret?k könyve (Në shpatijet jugore të malit Annapurna – libri i të dashuruarve), 2006; 6. Gileád - a fenntartható csodákról (Galaad – për mrekullitë e që nuk shuhen), 2009; 7. Kékhagyó kedd, 2009): 8. Mar?i f?r? azur (Të martën pa kaltërsi), përkthime nga vepra lirike e  Franz Hodjak, 2004; 9. Ibrahim - a menta ízei (Ibrahim, aromat e lul nenexhikut), poezii të zgjedhura, 2011; 10. Lao-ce szenvedélye (Vuajtjet e Lao Tze-ut), poezi me rekomandim të Jász Attila, 2018); 11. Structura sufletului (Struktura e shpirtit),  vëllim poetik bilingv në gjuhën rumune dhe shqipe, Amanda Edit, Bukuresht 2018. Librat e poetit Sándor Halmosi e kanë parë dritën e botimit në gjuhën hungareze, rumune dhe shqipe, në Editurën Litera Nova, Noran, Kiadó dhe AB-ART të Budapestës, si dhe në Kluzh Napoka dhe Bukuresht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat