Selenica në çdo stinë

Libra

Selenica në çdo stinë

Nga: Gëzim Llojdia Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:38
Ballina e librit

1.Publicistika e  krijuesit Agim Jazaj, përfshinë një hark kohor gati  50 vjecar. Filluar te gazeta lokale ”Zëri i Vlorës”, qysh në vitet ’70 të shekullit të shkuar,ai mbetet një ndër të vetmit, madje “mohikani i fundit”  gazetar tradicional,që ka trajtuar në çdo regjim dhe në çdo kohë problemet, që banorët e kësaj treve në jug ,kanë hasur shpesh nga administratat. E kam njohur  në përfundim të viteve ‘70 , ndër redaksitë e gazetave një njëri të thjeshtë,mirëpo tepër punëtorë të medias, që lëvron mjaftë mirë reportazhin,që punon me lajmin dhe sidomos me  komentet apo opinionet, janë fusha e tij e preferuar.

Nëse publicistika gjykohet se është  vendosur midis letërsisë dhe gazetarisë së mirëfilltë, publicistika letrare mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesant,thotë një studiuese studiuesja, por njëkohësisht edhe më problemori, për sa i përket ruajtjes së kufijve me letërsinë, nga njëra anë, dhe me llojet e tjera gazetareske, nga ana tjetër.Autori Agim Jazaj ka kaluar shpesh nga publicistika në poezinë popullore edhe me disa botime poetike, që në jug dallohet për humorin e hollë,gati finë. Dihet se letërsia, si arti i fjalës, ka poetikën e vet, që ka në themel parimet estetike të ndërtimit të një vepre letrare, që e dallojnë atë nga gjithë format e tjera të krijimtarisë fjalore.Agim Jazaj është pikërisht në këtë fushë ku dominon me shkrimet e tij interesante. Publicistika letrare e Agim Jazaj:”Me Selenicën” mbetet lëvrimi më specifik dhe më interesantë botuar së fundi nga bashkia e qytetit të Selenicës në jug. Çfarë vrehet re në këtë botim publicistikë?Ka derdhur me një kosto jo të vogël qindra vargje,mijëra fjalë, që janë produkt i këtij deti shpirti të .Ky botim ta ka ënda të rilexosh shfaq qysh në fillim befasi në mënyrën trajtimit të temave si dhe në mënyrën e të shkruarit. Tre shkrime që prekin gjenezën tonë  apo ku kërkohen rrënjë të historisë? A.Jazaj në të vërtetë ka një penë që buron. Për çudi pena e tij  nuk mbetet asnjëherë e zbraztë.Më duket  se gjen një varg tepër i pasur, por i thellë. Të tre temat  kanë gërvishtur palcën. Ka ende mjegullinë  të kalitura në hapësirën ballkanike për çështjen e gjenezës. A.Jazaj sjell fakte duke bere citimin neper dokumentet bazë, që vërtetojnë këto teza. Ndoshta njohurit e të shkuarat ,tema e mbrojtur etj i ka dhënë ndihmesë për  të krijuar disa shkrime  të cilat nuk bëhen as të mërzitshme dhe nuk përsërisin as  studiuesit e tjerë të kësaj fushe. Kjo tregon mrekullisht ,stilin e veçantë të këtij autori . Në këtë kuadër ka shumë shkrime kushtuar Kosovës. Janë ose mbresa ose shkrime historike. Të shkruar në përvjetor ose në raste tubimi për çështjen Kosovës.Këtu zbulohet jo vetëm mjeshtëria në të shkruar por gjetja e faktorëve që shpunë në një Kosovë të pavarur.

2.“Të vëllezërit  e një gjaku,u bë i shtëpisë vlonjaku “.I gjithë ky shkrim, ka një kushtim të rëndësishëm, një personaliteti i shquar, mirëpo pak i njohur si: Xhemil Sherif Cela. Lindur në Gjorm në vitin e largët 1910,u shkollua te:Harri Fullci’ më tej në gadishullin e çizmes në Itali. Autori sjell një rrjedh të kronologjie ngjarjesh si,kapitullimi  fashist bënë, që qeveria shqiptare ta dërgojë si sekretar  i MPB Kosovë,zv.prefekt,prefekt më vonë deri te deputet i Dragashit. Kur transferohet në Prizren si prefekt ka edhe një këngë;”Të vëllezërit e një gjaku/në çdo vatër kosovare/u bë i shtëpisë vlonjaku/dhe ka mbetur në thesare...Nazistët kur shkuan në Kosovë e kanë dërguar  pa hezituar në një kamp përqendrimi në Mathauzen ,për çudi kthehet në vitin 1945 në atdhe. Thuhet se qeveria e kohës nuk i afroi punë,u punësua te:”UNRRA” dhe për 26 vjet shkruan autori,punoi nëpër shkolle, në auditor universiteti si ai i Tiranës etj,me detaje autori jep të dhëna historike dhe rrëfime interesante si janë festimi i përvjetorëve të pavarësisë në Kosovën e pushtuar.

3.Një shkrim botuar në një të përditshme shqiptare i kushtohet heroit të luftës së 1920 figurës legjendare, Kanan Maze.Nëpër sokakët e Vlorës, në rrugët, që të shpien në krahinën e Kudhës-Grehotit,në fshatin Shkoze e ne gjithë shtigjet shqiptare, ne faqet e historise, stendat e muzeve, në shpirtrat dhe mendjet e njerëzve te orientuar kumbojnë vargjet e hershme për bijtë, luftëtarët e lirisë dhe të pavarësisë, të gdhendur nëpër këngë,të ruajtur për jetë e mot neë sepetet e motshme, në memorien kombëtare,të kënduara në vatrat shqiptare...thotë krijuesi A.Jazaj dhe më tej vijon:”Kush bën për vendin e tija,.të mban shënim historia, Kanan Maze Labëria.... Më 4 qershor 1920, u nisën nga qafa e Plocës ,për të sulmuar forcat pushtuese të dislokuara në Kotë. Në orën 03 të mëngjesit luftëtarët trima të çetës së Kudhesit u hodhën në sulm me thirrjet e tij:"Përpara shok,na ka zaptuar vatanin".Në këtë betejë RrapoCelua dhe Kanan Maze, drejtuan me zotësi të pa shoq, aksionin luftarak, arritën fitore të pashembullt. Në këtë betejë, përleshje të përgjakshme, plagoset rëndë në nofull Kanan Maze. Plaga i rridhte, nuk i ndalej gjaku, por nuk e ndalte as luftën trimi, komandanti legjendar.

4.A Jazaj është një mjeshtër i përkryer i gdhendjes së portreteve sidomos disa figurave të letrave shqipe. Një ndër to është figura e poeti Dritëro. Në thelb nuk njihej, ende nuk njihet kaq mirë.Ndricimi i këtij personaliteti nuk bëhet me gjuhët e zjarrta të diellit. Por shkoqur autori na rrëfen me portretin e poeti një vit pak ikjes. Njerëzit e mëdhenj i përshkon urtësia. Ky ishte ndriçimi më i madh në errësira të largëta. Autori na sjell në kujtesën tonë,veprën e  poeti të një mendimtari të urtë .Ja si e përshkruan autori:Drithëro Agolli iku, por mbetet.Dhimbja e thellë ka pikëlluar mbarë kombin shqiptar për humbjen e kolosit të Letrave shqipe, gazetarin, shkrimtarin, poetin, publicistin, skenaristin, politikanin vizionar, Njeriun e skalitur dhe të selitur: Drithëro Agolli. Ai s’ishte larguar nga bota e të gjallëve,por jeton dhe do të jetojë mes të gjallëve, edhe në brezat që do të vijnë.

Figurat shoqërore të kohës  për A.Jazaj ka një shikim gjithmonë nga  drita. Figurat historike në thelb,ruajnë dritëzën  si bardhësi në portretet e tyre. Gdhendjet  apo sjellja  e fakteve dhe dokumenteve mbetet  palca për publicistikën e shkruar. Autori  i përdor drejt faktet në shërbim të personaliteteve. Kjo është mjeshtri në artin e të shkruarit,ngjarje, që kanë vepruar  shekuj më pare sillen me vërtetësinë e një krijuesi, të një shkrimtare të afirmuar në letrat shqipe. Ashtu si shumë krijues të mirëfilltë të letrave shqipe të cilët lëvrojnë herë pas here  publicistikën edhe autori ka arshivuar shumë ngjarje e dokumente,ndërkohë që  “pika e vlimit” ka aritur gradacionin e sipërm , krijuesi me shumë përvojë gazetareske ka  derdhur gjithë këtë përvojë  në një botim publicistikë .Figurat  e shquara përshkohen nga një ëmbëlsi, që nuk duket, por që kuptohen shkarazi. Në publicistikën e autorit janë kapur detaje për njerëzit e shquar të kohërave. Kapituj të tërë më vete janë, për katundet,  që përfshinë bashkia Selenicë.Reportazhe për Amonicën,apo Plocën e sotme që do të thotë pllocë ,dikur Amantia e qytetërimeve tona ilire,Treblova rruga e një fshati,Sevaster,Kudhës Gerhoti,Selenica e pasurive nëntokësore,ari i zi i nëntokës tonë të vuajtur,Vajza vendlindja e  heroit Perlat Rexhepi,autori thotë:Pyeta Labërin ku është Perlati,Drashovicë bëhet festimi...Dushkaraku etj,përshkrime interesante të ciklit reportazhe.Një zë më vete është lufta kundër korrupsionit dhe dallavereve të administratës së sotme ,të cilat pa dashur të kujtojnë  të famshmen poezi të Ali Asllan:”,dallavere nëpër zyra...C’letër apo pergament kaq gjigand ruan kështu mesazhet e paprishura, që ne hedhim çdo ditë në eter? Mesazhet sot kanë një urë të madhe  digitale komunikimi. Autori  ka përdorur edhe  gjuhën e folur të mesazheve,  që u ka dërguar apo i kanë dërguar lexuesit pas çdo shkrimi të publikuar. Madje mesazhet  përbëjnë pjesën më të lexueshme. Janë spontan.Me  ngarkesë emocionale. Autori futet  fuqishëm edhe në këtë gjini duke treguar jo vetëm talent  por vullnet dhe si gjithmonë mbetet e paepur për të përshkruar  këtë rrugë të nisur në një gazetë lokale 50 vjet më parë ndërsa sot konkurron nëpër mediumet e Tiranës . Publicistika e  këtij autori në këtë botim tregoi se kjo gjini nuk është thjeshtë një kronikë ngjarjesh por një formë e veçantë rrëfimi tregoi me këtë, të formave të pasqyrimit e të mjeteve shprehëse të  publicistikës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat