Parathënie monografisë “Kanë bërë marrëveshje me tokën” të autorit Xhemajl Hajdini

Libra

Parathënie monografisë “Kanë bërë marrëveshje me tokën” të autorit Xhemajl Hajdini

Nga: Mr. Fatmir Halimi Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 22:38
Kopertina e librit

Libri monografik: “Kanë bërë marrëveshje më tokën” i autorit Xhemajl Hajdini, i koncepruar si histori për familjen e tij, Hajdini në fshatin Bellopojë ka shtrirje edhe më të gjerë dhe përfshinë tërë trevën e Llapit. Kjo monografi fillon me kryengritjet e llapianëve kundër forcave pushtuese 500 vjeçare turke, duke vazhduar me Kryengritjet e Llapit të vitit 1910 dhe 1912, të cilat dëshmojnë se qysh më 1910 disa pjesë të Llapit çlirohen nga Perandoria Otomane para se të shpallej Pavarësia e Shqipërisë. 

Autori Xhemajl Hajdini rrifimin e tij për rajonin e Llapit e konkretizon, e spesifiukon apo e indentifikon me fshatin e tij të lindjes, Bellopojen, ku ndër të tjera thotë se, fshati Bellopojë sot ka rreth 180 familje me afro 1500 banorë. Sipas Hajdinit këtë fshat sot e përbëjnë këto lagje: Malokët; Raçët (Hajdini); Llumnicët; Alshiqët; Kadriovitët; Hoxhovitët (Malokët); Rakovicët; Deshishkët; Vllasalitë; Lkuroshët; Sfarçët; Govorët; Matarovët; Rudarët; Tortollët e ndonjë tjetër. 

Nga monografia “Kanë bërë marrëveshje më tokën” mësojmë se fshatarët e Bellopojës gjatë historisë do të përballen me probleme dhe me represion, kur këtu do të instalohen elementët kolonistë serbo-malazezë nga regjimi serb prej vitit 1913, pastaj 1914-15, e sidomos gjatë viteve 1918-21 në periudhën e Mbretërisë SKS. Këtë fshat okupatori serb përpiqet për ta serbizuar me kolonë, por në asnjë etapë historike nuk ia arriti qëllimit që shqiptarët të mbesin pakicë, ose t’ i detyrojnë për t’u shpërngulur, edhe pse mbi ta ushtrohej terror sistematik shtetëror. Pasi paraqiten të gjitha karakteristikat e fshatit Bellopojë, jepen edhe specifikat e jetës, ekonomike, kulturore , sociale e shoqërore të banorëve deri në vitet e luftës 1998 dhe 1999. 

Prandaj mund të them se temë kryesore e monografisë është lufta e lavdishme e UÇK-së kundër forcave pushtuese dhe shoviniste serbe, të cilat mbi popullatën shqiptare zhvilluan një terror të paparë ndonjëherë në histori të njerëzimit duke masakruar gra, pleq e fëmijë. Te shkrimi “OFENSIVA E VITIT 1999”, pasi që Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me ndihmën e forcave të NATO-së kishte korr suksese të mëdha në çlirimin e vendit në përgjithësi e në veçanti në çlirimin e Llapit, forcat okupatore shoviniste serbe kishin marrë ofensivë të madhe kundër shqiptarëve të rajonit të llapit, ku në përballje me ta kishin rënë shumë heroi e dëshmorë në altarin e lirisë, ku njëri ndër ta përmendet edhe Isë Arif Havolli (11.01.1943 – 24.12.1998). Ai ishte njëri ndër ushtarët dhe luftëtarët më të denjë të UÇK-së, që ra heroikisht në betejën që u zhvillua te Tabet e Llapashticës, më 24 dhjetor 1998. 

Xhemajl Hajdini te libri monografik “Kanë bërë marrëveshje më tokën” në detaje i paraqet të gjitha masakrat që i bënë forcat serbe mbi popullaten e pambrojutur të Bellopojes dhe të fshatrave më rrethinë gjatë muajit prill të vitit 1999, pra disa javë pasi që kishin filluar bombardimet e natos. Këto të dhëna jepen në detaje te shkrimi “MASAKRAT E SERBËVE MË 1999”, ku më 18 prill në Bellopojë, përveç antarëve të tjerë të familjes Hajdini u vranë edhe babait i Xjemajlit, Hajdin Hajdini dhe dy axhallarët e tij, Rexhep Hajdini dhe Muharrem Hajdini. Pas vrasjes së tre vëllezërve Rexhepin, Hajdinin dhe Muharremin, forcat serbe i kishin hudhur në bunarin e shtëpisë. Sipas Autorit këta tre vëllezër edhe pse të shtyrë në moshë, kanë treguar një heroizëm të paparë në trevën tonë duke u përballur të vetëm me forcat e armikit deri në frymën e fundit.

Si përfundim them se libri “Kanë bërë marrëveshje më tokën” i Xhemajl Hajdinit ka një rëndësi të veçantë për historinë më të re të popullit tonë, pasi që e pasuron atë me detaje dhe ngjarje të periudhës më të lavdishme të kombit tonë, pra me epokën e papërsëritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat