“Psycho”, rekord shitjes

Libra

“Psycho”, rekord shitjes

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 14:34
Psycho

Gati janë bërë një vit nga botimi i librit psiko-triler “Psycho” i autorit Ilir Muharremi. Deri më tani janë të shitura mbi 4,000 kopje të këtij romani. Së shpejti pritet edhe ribotimi i kësaj vepre. Arsyeja e shitjes së madhë është përmbajtja dhe titulli i cili qysh në fillim të veprës e deri në fund ndërlidhet. Seksi i shthurur, vrasjet mizore, dashuria e çmendur dhe dështimet janë disa nga elementet kryesore në këtë roman.

Ideja e romanit të tij “Psycho” qe e zhvillon përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvy absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi. Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur. Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Së shpejti pritet të promovohet në Gjilan dhe Vlorë të Shqipërisë. Librin mund ta gjeni në librarinë “Artini” dhe “Dukagjini” në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat