Fatjoni Geci promovon në Tetovë librin e saj “Të jesh shqiptar”…

Libra

Fatjoni Geci promovon në Tetovë librin e saj “Të jesh shqiptar”…

Nga: Valbona Radeshi Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 22:45
Kopertina e librit

Më 6 dhjetor 2018, ditë e enjte, ora 13.00, në amfiteatrin e Fakultetit Filozofik (kati i V-të) i Universitetit të Tetovës në Maqedoni, do të promovohet libri “Të jesh shqiptar” i Fatjona Gecit, gazetare e sociologe nga Bytyçi i Tropojës, me punë e qëndrim në Maqedoninë e Veriut.

Libri i mirëpritun “Të jesh Shqiptar” (i Maqedonisë së Veriut) i sociologes Fatjona Geci ka dy recensa nga autoritete shkencore si prof. dr. Teuta Arifi – kryetare e komunës së Tetovës, politikane, studiuese, shkrimtare, poete dhe nga prof. Alajdin Demiri i Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë veprimtari do të marrin pjesë nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria, ndër të cilët dhe dr. Islam Lauka, ish ambasador i Shqipërisë në Kosovë, si i ftuar nderi dhe folës për librin “Të jesh Shqiptar” (i Maqedonisë) i Fatjona Gecit nga Bytyçi i Malësisë së Gjakovës, Tropojës.                                                                                                                   

                                               

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat