Libri  me poezi satirike “Fundi i Perandorëve” në skenën e tejdukshme

Libra

Libri  me poezi satirike “Fundi i Perandorëve” në skenën e tejdukshme

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Kryesia e përurimit të dy librave me poezi me titullin ,,Gri” dhe ,,Fundi i perandorëve”  të poetit të- Izet Avdylit

Asociacioni i letrarëve dhe artistëve ART klubit ,,Rifat Kukaj” në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë në pranin e dashamireve të librit u bë përurimi i dy librave me poezi me titullin ,,Gri” dhe ,,Fundi i perandorëve”  të poetit të mirënjohur - Izet Avdylit. Në fjalën e tij para të pranishme kushtua promovimit të këtyre dy librave Nexhat Rexhaj në mes  tjerash tha:” Libri me poezi satirike me titullin ” Fundi i Perandorëve”, në problematikën e shtjelluar, brenda  poezive ka të ngjeshura  pika të dalluara, të cilat specifikojnë me  ngjarje e veprime  të aktualitetit tonë. Ky poet bashke udhëton me ngjarjet e Kosovës për disa dekada, duke qenë edhe vetë bartës i proceseve shtete formuese në shoqërinë tonë. Nëpër këto procese, ai ka përjetuar nga afërsia  luftën e krismave serbe dhe  si protagonist i drejtpërdrejtë e bartës i përgjegjësive  edhe  në ditët më të vështira të fundshekullit  të kaluar. Duke qenë përjetues  i shumë skenave  të rënda shoqërore, ai në shkrimet e tija ndjen kohët e dhembshme, sepse vetë ka ecur nëpër këto ngjarje  të mundimshme.

Duke i përjetuar në shpirtin e tij prej intelektuali ditët dhe vitet e rënda të robërisë, ai e rikthejnë  penën e tij nëpër këto vëllime  të cilat  kërkojnë shpalim të faqeve historike. Poezia e këtij vëllimi janë  vazhdimësi e përditshmërisë së traumatizuar në shumë sfera të shoqërisë sonë. Në këto rrafshe të diktueshme të jetës me të papritura e pakënaqësi te shumica e popullatës, vijnë edhe frymëzimet poetike, të cilat prekin shumë  pika që shihen e diskutohen në përditshmëri. Ky poet duke bashkëjetuar në të gjitha  këto procese  me njeriun e vendlindjes dhe  të gjitha trevave të Kosovës, ka depërtuar në përjetim të dilemave shoqërore që krijojnë objektiven e dhembshme në skenën politike. Në këto depërtime, poezia e shkruar në këtë frymë lejon, krijon mundësi të prekjes së  pikave të ndjeshme përmes fjalës sa të thjeshtë, po aq edhe artistike. Vetë zhanri i poezisë satirike  të jep mundësinë e shkrirjes së figuracionit  të dukshëm, në interpretim të asaj që ironizon me vetë faktorin kohë.  Njohja e prekja e gjërave nga afërsia, kanë krijuar motivimin depërtues në tematikën e parashtruar në  vepër.  Motivet  poetike ndërlidhin karakteret e veprimet e qytetarit tonë në shumë fusha të jetës. Poeti ndërtimin e përgjithshëm artistik e konkretizon me shfaqjen e dukurive reale, me analogjitë e realitet  pa diferencime, sepse vetë  jeta dhe arti nëpër kohë ka aktualizuar se poezia  satirike krijon mundësinë e  shqiptimit të dukurive të dëmshme shoqërore. Kështu, në fokus vihet e ardhmja që dëmton imazhin dhe arritjet  e nevojshme shoqërore, të cilat duhet të tejkalojnë  kohët e robërisë.

Libri me titullin” Fundi i Perandorëve”,  është kompleks i shtresuar, për  të arrirë në testamentin  konkretizues, qoftë si shfaqje  apo si aktualizim i  rrjedhave  që e kanë kapluar shoqërinë tonë. Shkollimi i lartë universitar, sot në hapësirat tona ka depërtuar, jo si avancim për të  tejkaluar kohët e pengesave të diturisë, përkundrazi, arsimimi ka depërtuar në kuantitet modern. Pastaj, vjen zhgënjimi dhe mos efikasiteti në zgjedhjen e  më të duhurve. Sepse vetë atmosfera e një trivialiteti simpatizuesish, ngatërrojnë pikat kulmin të drekave e darkave nëpër këto fushata parazgjedhore. Andaj niveli i ruajtjes së vlerave të emblemës kombëtare të UÇK-së,  me listat e fryra e ka imituar autorin si shumë kënd në këtë kohë, sepse ai edhe vetë ishte në ballë të kësaj lufte në mbrojtje e ndihmë të qytetarit tonë, aty ku jetoi e veproi gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë. Pastaj hierarkia politike ka tejkaluar elegancën e dukjeve nëpër portalet tona, ato sikur ia humbin imazhin vetë krye protagonistëve të kohës, sepse ata nuk janë kursyer nga syri i kamerës, kështu disa skena e shfaqje, kur reprizën në veprimet e tyre ato të kthejnë në zhgënjim. Shtrohet çështja, se a mund të ndryshohet bota me poezi ?, logjikën e  kohës ajo nuk ndryshon. Mirëpo, në botën e ndër dijen e shtresave më të ngritura të atdhetarizmi, bota e artit depërton në ngritjen e vetëdijes për të ardhmen e cilësdo shoqëri njerëzore qoftë ajo, e pse mos të ndikojë edhe në shoqërinë tonë. Vepra e poetit tonë Izet Abdylit me titullin ” Fundi i Perandorëve”,  me  satira poetike,  me të gjitha artikulimet e brendshme, gjatë shfletimit të saj të jep  një frymëmarrje më të lehtë.

Goditjen ndaj së shëmtuarës poeti ia beson mekanizmave të etikës dhe estetikës                                             

Në vazhdim të këtij promovimi  në fjalën e tij Adem Gashi i  poezitë e poetit Izet Avdyllit i veshi me kostum përkatës poetik që i rrinë pranë strukturës së retorikës popullore- ku prezanton dhe organizon në një strukturë strofash, me ritëm dhe rimë, madje goxha dendur edhe me njësinë e tetërrokëshit, të gjashtërrokëshit e të pesërrokëshit popullor. Në një geto ku, tashti po i them me një terminologji aktuale, administratorët tanë, ose edhe më saktë, menaxherët, apo oligarkët tanë kapitalizojnë të mirat materiale të vendit në kontot personale, herë sekrete, të padukshme, e herë të dukshme e të gjithë pranishme, madje me letra, në formularët e deklarimit të pasurisë. Satirat e këtij poeti zbutet- tha Gashi si në një shfaqje në skenë teatri ku, ta zëmë, therja ose prerja nuk ndodh prej vërteti veçse si një adresim për rikujtim spektatorit. Pra ky autor goditjen ndaj së shëmtuarës ia beson mekanizmave të etikës dhe estetikës përpara se sarkazmit dhe hostenit.

Poezia për poetin është, një syth pranvere, një harkim ylberi, një buqetë lulesh, të cilat vijnë si rreze dielli

Edhe Xheladin Mjaku në vështrimin e tij të shkurtër kushtua promovimit të këtyre dy librave në mes tjerash tha së  krijimtaria e poetike e poetit  Izet Abdylit premtonte vlera dhe prurje të pranueshme në letrat shqipe. Ballë këtij mendimi qëndron  opusit të këtij krijues të cilit i shtohet edhe përmbledhja poetike “Gri”, bazuar në vlera të pakontestueshme, në gjetje tematike dhe trajtim të spikatur të çdo vargu e fjale, që reflektojnë ngjyrime poetike dhe dashuri shpirtërore. Në vazhdimësi, autori nuk ndalet së kënduari për të bukurën, për atdheun dhe për gjithçka e preokupon nga përditshmëria e bujshme, nga ngjarje të  shumta, herë duke i lartësuar, e herë duke u ngritur barrikada me vargun e tij shigjetar, me synimin e pa kompromis që të ndikoj në të mirë të situatave e ngjarjeve.

Në fjalën e saj kushtua promovimit të dy librave- Kosovare Krasniqi në mes tjerash tha së në fushën e letërsisë, përsosmëria e artit letrar arrihet përmes poezisë. Pra poetët janë ata të cilët, përmes artit magjinë e fjalës poetike. Lirikat e përfshira në vëllim shprehin bukur gjendjen shpirtërore të poetit. Poeti zgjedh fjalët më të mira dhe ia kushton poezisë dhe poetëve: Poezia për poetin është, një syth pranvere, një harkim ylberi, buqetë lulesh, cicërim zogu, e cila vije sikur një rreze dielli që ngrohë. Vëllimi është i ndarë në katër cikle poetike, si: “Një pikë loti”, “Seç më dogji malli”, “Për buzëqeshjen” dhe ,,Sall një fjalë e mirë”, ku e veçanta e këtij vëllimi është se çdo cikël poetik përcjell një mesazh tek lexuesi. Atmosfera që paraqitet në poezitë e këtij poeti janë pikëlluese nga vdekja e babait, ku poetit i sjell në shpirt e tij fjalë të mira ...

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat