Drejtorët Shpëtimtarë të Kombit

Libra

Drejtorët Shpëtimtarë të Kombit

Nga: Milazim Maraj Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 09:39
Milazim Maraj

Promovimi i Librit:
• (/54 leksionet për aftësimin e drejtorëve të shekullit XXI/ 
• Strategji postmoderne/ Libri III)

• Libri Drejtorët Shpëtimtarë të Kombit i autorit                                                                                                                                                                               

Prof. Halim Hyseni ka për qëllim krijimin dhe aftësimin e drejtorit që është përgjegjësi kryesorë i suksesit në institucionet edukativo-arsimore të Kosovës.
Autori duke qenë njohës i mirë i procesit dhe problematikës së arsimit në Kosovë dhe duke pasur një përvojë të madhe në hartimin dhe zhvillimin e politikave të arsimit ka ardhur në përfundim së nuk ka shkollë të suksesshme pa drejtor të suksesshëm. Ky libër është udhërrëfyes kujdestarë i drejtorit, të institucionit arsimorë, nuk është libër për bibliotekë, por për tavolinën e drejtorit të institucionit arsimorë. 

Libri, Drejtoret Shpëtimtarë të Kombit, ka për qëllim përgatitjen e drejtorit të shkollës për administrim, menaxhim dhe udhëheqje të institucionit në shekullin XXI.

Autori, Prof. Halim Hyseni në këtë libër ka ofruar materiale të duhura për zgjedhjen e duhur dhe objektive të drejtorit të shkollës si faktor kryesorë për sukses në mësimdhënie dhe nxënie në arsimin parauniversitarë. Ky libër kërkon edhe korrigjime të vogla në Ligjin e Arsimit për të i mundësuar drejtorit të shkollës, zgjedhjen e mësimdhënësve të mirë të cilët përveç kompetencave profesionale, logotrope të jenë edhe pedotrop, të sigurojnë bartjen e dijeve shkencore, sigurojnë formimin e aftësive, shkathtësive, shprehive dhe vlerave në përputhje me dispozitat psikofizike të nxënësve të tyre.

Autori në këtë libër ka ofruar materiale të duhura për përgatitje, që drejtori i shkollës të ketë profil dhe nivel të drejtorit të shekullit XXI. Të jetë drejtor që posedon 25 kompetenca të domosdoshme për transformimin e institucionit arsimorë nga ai tradicional, i ngecur, konservator dhe toksik, në institucion dinamik, miqësorë e cilësorë, që shkollën e bën organizatë të fuqishme të prodhimit të dijeve të reja shkencore dhe humane, që shkolla të jetë institucion i kalitjes së njeriut më cilësi të plota njerëzore. 

Libri, Drejtoret shpëtimtarë të Kombit, ofron materiale të përzgjedhura dhe të përgatitura, me shumë dashuri dhe në mënyrë profesionale nga autori, drejtorit të shkollës që të krijoj dhe mbaj në nivel të lartë rrjetin e bashkëpunimit, të rritë kondicionin dhe guximin në punë për të kryer pa pengese aktivitetet që sjellin suksesin i cili gjendet në tehun e kaosit.

Ky libër ofron strategji postmoderne për të menaxhuar dhe udhëhequr në situata me sfida dhe vështirësi për të arritur maksimumin e efikasitetit, produktivitetit, efektivitetit dhe të cilësisë së institucionit nga i cili do të dalin qytetarë të aftë dhe të fuqishëm të Kosovës për të nxënë gjatë gjithë jetës. Në këtë mënyrë Kosova do të jetë shtëpi e madhe e dijes, e të nxënit, e krijimtarisë shkencorë, me resurse të zhvilluara njerëzore, kapital intelektual dhe social me zhvillim demokratik. Nga se vetëm këta njerëz të ngritur do të bëjnë shtet ligjorë.

Autori i këtij libri është kujdesur për të udhëzuar, siguruar dhe përgatitur material të duhur që drejtori i shkollës të menaxhoj stresin që vjen nga një punë shumë voluminoze dhe koherente. Këtë e bënë duke e orientuar drejtorin për njohuri të thella në psikologjinë e personalitetit, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të tij mendorë si kusht paraprak për të kuptuar dhe vepruar në mënyrë humane me mësimdhënësit, prindërit, nxënësit, dhe stafin tjetër të shkollës.
Në pamje të parë lexuesi sheh së libri është shumë ambicioz por është shumë i përshtatshëm, për të udhëzuar dhe përgatitur drejtorin e shkollës në administrim, menaxhim dhe udhëheqje të suksesshme të institucionit edukativo-arsimorë.

Autori, Prof.Halim Hyseni, ka tubuar nektarin e arsimit nga njohësit më të mirë të SHBA, EU, Kanadasë dhe shteteve tjera me kuota të larta të arritjeve të suksesit në arsim. Këto praktika të suksesshme nga e tërë bota i ka gatuar më shumë kujdes dhe përkushtim profesional, për drejtoret në shkollat e Kosovës edhe me gjerë. Ka ofruar mjaft shembuj , teknika e përvoja për eksplorime, reflektime, krahasime, dhe tregues për të arritur rezultate. Procesin e mësimit e ka zbërthyer deri në detale. Në këtë libër janë trajtuar edhe tekste mësimore të cilave u është bërë një trajtim detal deri në përbërjen e tyre materiale. Ky libër jo vetëm që del si projekt i formimit të drejtorit por është udhëzues i cili duhet të qëndroj në tavolinën e tij dhe të përdoret pa ndërprerë për të arritë udhëheqjen cilësore dhe suksesin në kuotën më të lartë, duke ngritur kështu performancën e drejtorit që nuk i skadon mandati.Ky liber drejtorit te institucionit edukativo-arsimorë i jep mundesi per vetëvlersim dhe vetëkontrolle. Përmes këtij librit drejtori mund te vlerësoj se sa ishte administrues, menaxhues dhe udheheqës në këtë formë ai do të gjej cili nga këto komponenta duhet t'a avancoj ose cilin e ka tepëruar.

Duke falënderuar Autorin profesor, Halim Hyseni për këtë dhuratë që i sjellë arsimit në Kosovë i urojmë shëndet dhe punë të palodhshme në hartimin e dhuratave të reja për shkollat tona, për Kosovën tonë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat