Rrëfehet 28 vjeçarja: Bëra seks me shefin në zyrën e tij, por ajo që ndodhi më pas...

Life style

Rrëfehet 28 vjeçarja: Bëra seks me shefin në zyrën e tij, por ajo që ndodhi më pas...

Nga: Bota sot Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 12:13
Ilustrim

Një vajzë 28 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se ka bërë seks me shefin e saj, në kompaninë ku ajo punon, përcjell Bota sot.

Vajza që është në lidhje me dikë tjetër por të cilin e sheh shumë rrallë, thotë se mes saj dhe shefit të saj pati tërheqje që herën e parë kur ishin takuar.

Ajo thotë se në kompani është rregull që të mos ketë marrëdhënie në mes të punonjësve, por pavarësisht kësaj, ajo kishte bërë seks me shefin në zyrën e tij, por më pas asgjë.

Pasi kishin kaluar 6 muaj, vajza thotë se ka marrë një ofertë punë por që kur e kishte paraqitur dorëheqjen, shefi i kishte thënë të mos shkonte dhe ajo ka qëndruar.

Mirë, vajza tani gjendet në dilemë se çfarë të bëjë, pasi shefi i pëlqen por ai nuk bën më asnjë hap drejt saj.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Shefi im ka apetite të mëdha seksuale me mua dhe nuk më lejon që të jap dorëheqje.

Ai është 39 vjet dhe është beqar. Unë jam 28 vjet ndërsa i dashuri im është 26 vjet dhe pasi udhëton shumë unë e shoh atë shumë rrallë.

Unë punoj në një kompani të madhe ndërtimi dhe shefi im është një nga drejtorët. Ai nuk i ndot duart e tij këto ditë por shkon në vende për të parë se çfarë mund të blejë për ne.

Kompania jonë ka rregull strikt që të mos ketë marrëdhënie në mes të punonjësve. Unë dhe shefi im jemi tërhequr mes vete, kur ai më kishte marrë në intervistë dhe më kishte zgjedhur të punoja për të.

Pavarësisht kësaj, unë dhe ai kemi qenë totalisht profesional, deri në një rast kur ai siguroi blerjen e një vendi të madh që ai kishte qenë duke u përpjekur të blinte pas një konkurrence me rivalin tonë më të madh.

Ai erdhi dhe tha: "Kjo është koha kur ne hapim flluska". Ishte fundi i ditës dhe ne u ulëm dhe shijuam një gotë shampanjë së bashku.

E kalova atë për të vendosur disa dokumente dhe e preka pa dashje në këmbë. Ai më kapi dorën dhe më uli në prehër.

Më pas ai më pyeti nëse mund të më puthte dhe unë u përkula tek ai. Kjo puthje vazhdoi dhe ne e mbyllëm me çelës derën e zyrës së tij dhe bëmë seks.

Ai dinte të më emociononte me çdo prekje të tij. Ndihesha shumë më mirë se sa me të dashurin tim.

Gjërat ishin pak të vështirësuara në ditën tjetër dhe asnjëri nga ne nuk tha asgjë për atë që ndodhi, por të dy e ndienim tensionin seksual mes nesh.

Gjashte muaj më vonë unë pata një ofertë për një punë të re, por kur shkova të jepja dorëheqje, shefi im më shikoi dhe më tha: “Nëse ti shkon, unë do jem shumë i mërzitur”.

E pashë emocionin në fytyrën e tij. E ndjeva se duhej të rrija por kanë kaluar gjashtë muaj dhe edhe pse e di që më ka fantazuar, mes nesh nuk ka ndodhur më asgjë.

Është dashur ta lë punën kur e paraqita dorëheqjen. Më pëlqen shumë shefi im por ai nuk bën asnjë hap drejt meje.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Nëse firma juaj ka rregulla për të mos pasur marrëdhënie në mes të punonjësve, atëherë ai do ta humbë punën e tij nëse bën një hap tjetër drejt teje.

Plus, ti je ende në lidhje me të dashurin tënd. Çfarë mesazhe i jep atij kështu?

Tingëllon sikur shefi juaj e kuptoi se do të kishte shkuar shumë larg me seks me ty, por që mendon se je një punëtore e mirë. Kjo nuk është baza për një angazhim dashurie.

Por ti nuk do ta kuptosh derisa të ta thotë ai. Fol me të, thuaj se ajo natë me të ka qenë shumë speciale dhe se dëshiron të dish nëse mund të ketë të ardhme për ju të dy.

Nëse po, gjej një punë tjetër dhe ndaju nga i dashuri yt. Nëse jo, rregulloje lidhjen tënde me të dashurin, në një mënyrë ose tjetër./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat