Thënie nga shkrimtari i njohur që do t’ju shërbejnë si mësime për jetën

Life style

Thënie nga shkrimtari i njohur që do t’ju shërbejnë si mësime për jetën

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 09:09
Henry David Thoreau

I lindur me 12 korrik të vitit 1817, Henry David Thoreau ka qenë eseist amerikan, poet, filozof dhe njihet për kryeveprat e tij ‘Walden’ dhe ‘Civil Disobedience’.

Libri i parë është reflektim i një jete të thjeshtë rrethuar nga gjërat natyrale e inspiruar nga filozofia transcendentaliste, ndërkaq i dytë është ese që e zbulon mbrojtjen private të Thoreaus – vetëdijen individuale.

Në vitin 1837, Thoreau kishte diplomuar nga Harvardi dhe kishte kërkuar punë si mësimdhënës në Concord. Shumë shpejt e kishte kuptuar se nuk ishte tip rigoroz, pasues i disiplinës, andaj edhe kishte hequr dorë pas dy jave.

Thoreau e kishte parë veten si mentor dhe si shok. Kështu edhe kishte filluar të shkruante poezi natyre dhe i ishte ekspozuar transcendentalizmit.

Puna e Thoreau-t ka ndikuar në Lëvizjen Amerikane për të Drejtat Civile dhe ka inspiruar shumë liderë. Puna e tij ende lexohet shumë, pasi që ajo çfarë ka shkruar aplikohet edhe sot.

Më poshtë i keni disa thënie të këtij autori të cilat do t’ju ndihmojnë ta shihni jetën me sy tjerë!

– “Mos u bëj shumë i moralshëm. Synoni përtej moralitetit. Mos u bëni thjeshtë të mirë, bëhuni të mirë për diçka”

– “Para dashurisë, parave dhe famës, më jep të vërtetën”

– “Komplimenti më i mirë që kam marrë është kur dikush më ka pyetur se çfarë mendoj, e pastaj ma ka dëgjuar përgjigjen”

– “Me shumë vetëbesim shkoni në drejtim të ëndrrave tuaja. Jetojeni jetën që e keni imagjinuar”

– “Pyetja nuk është se çfarë shikoni, por çfarë shihni”

– “Jetojeni çdo sezon që kalon; thitheni ajrin, pijeni pijen, shijojeni frutin dhe dorëzojeni veten në ndikimin e tokës”

– “Mosbindja është themeli i vërtetë i lirisë. Të bindurit duhet të jenë skllevër”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat